Trump emëron Elon Musk në krye të departamentit të ri
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në administratën e tij të sapolindur me zyrtarë republikanë, të cilët kanë qenë më besnikët politikisht ndaj tij gjatë katër viteve që ai nuk ishte në detyrë.
Presidenti i zgjedhur Trump, sipas njoftimeve të ndryshme të mediave amerikane, synon të emërojë Senatorin e Floridës, Marco Rubio, si sekretar të shtetit.
Të martën në mbrëmje, ai njoftoi se guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, do të jetë drejtuesja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ndër të përzgjedhurit e tjerë për anëtarë të kabinetit qeveritar është edhe Pete Hegseth, i cili do të drejtojë Departamentin e Mbrojtjes. Zoti Hegseth është ish-ushtarak dhe ka drejtuar emisione në kanalin televiziv "Fox News".
Zoti Rubio dhe zonja Noem radhiteshin në listën e kandidatëve të mundshëm për nënpresident disa muaj më parë. Ndërsa zoti Trump më vonë përzgjodhi senatorin e Ohajos JD Vance, tashmë nënpresidenti i zgjedhur, si zoti Rubio ashtu edhe zonja Noem vazhduan ta mbështesin zotin Trump, që fitoi bindshëm zgjedhjet javën e kaluar përballë Nënpresidentes demokrate Kamala Harris.
Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi gjithashtu se do të emërojë ish-drejtorin e Zbulimit Kombëtar John Ratcliffe për të shërbyer si drejtor i CIA-s. Zoti Ratcliffe ishte drejtuesi i gjashtë i zbulimit kombëtar, që shërbeu gjatë tetë muajve të fundit të administratës së ish-Presidentit Trump. Zoti Trump njoftoi gjithashtu të martën se ka përzgjedhur zotin William McGinley si këshilltar ligjor të Shtëpisë së Bardhë.
Ndër njoftimet e tjera të bëra nga presidenti i zgjedhur, është se dy sipërmarrësit Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy do të bashkëdrejtojnë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë. Në njoftim thuhet se ata do të ofrojnë këshilla dhe udhëzime "për të drejtuar reformën strukturore në shkallë të gjerë" të qeverisë federale.
Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu vendosi të emërojë si këshilltar për sigurinë kombëtare ligjvënësin nga Florida, Michael Waltz. Zoti Waltz në fillim të këtij viti mbështeti një përpjekje të ligjvënësve republikanë për t’i vënë emrin e zotit Trump aeroportit ndërkombëtar të Uashingtonit.
Presidenti i zgjedhur Trump të hënën emëroi edhe Thomas Homanin, ish-drejtuesin për emigracionin, si "drejtuesin kombëtar për çështjet e kufirit", për të drejtuar përpjekjet për të deportuar drejt vendeve të origjinës ndoshta miliona emigrantë pa dokumente që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Mediat njoftuan se Stephen Miller, një tjetër këshilltar i zëshëm kundër emigracionit, që shërbeu në mandatin e parë të ish-Presidentit Trump, do të emërohej si zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të zgjedhur për politikat.
Presidenti i zgjedhur përzgjodhi një tjetër mbështetëse të vendosur, ligjvënësen nga Nju Jorku, Elise Stefanik, si ambasadoren e re amerikane në Kombet e Bashkuara. Ai emëroi ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee, si ambasador në Izrael.
Pak përpara zgjedhjeve, zoti Trump, i cili rrallë pranon publikisht gabime, i tha drejtuesit të një emisioni podcast Joe Rogan se gabimi i tij më i madh gjatë mandatit të tij nga 2017 deri në 2021 ishte punësimi i "njerëzve të këqij, ose njerëz jo besnikë".
"Përzgjodha disa njerëz që nuk duhej t'i kisha zgjedhur", tha ai.
Disa nga zyrtarët e lartë që ish-Presidenti Trump zgjodhi në atë kohë, përfshirë ish-shefin e kabinetit John Kelly dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton, u bënë kritikë të ashpër publikë të zotit Trump, pasi ai i hoqi nga detyra. Zoti Kelly tha gjatë fushatës së këtij viti se ish-Presidenti Trump përmbushi përkufizimin e një sundimtari fashist. Ish-Presidenti Trump i sulmoi të dy ish-zyrtarët, duke e quajtur zotin Kelly "një ngacmues, por një person të dobët" dhe duke e nënçmuar zotin Bolton si "një idiot".
Përpara zgjedhjeve, zoti Bolton tha se: “Ajo që Trump-i do të kërkojë nga kandidatët për postet e larta në një mandat të dytë është besnikëria. Ai dëshiron burra që thonë vetëm ‘po’ dhe gra që thonë vetëm ‘po’.”
Senatori Rubio u përplas ashpër me zotin Trump gjatë kandidimit të tyre në vitin 2016 për marrjen e kandidaturës zyrtare për president të Partisë Republikane, që u fitua nga zoti Trump. Zoti Rubio bëri shpoti ndaj zotit Trump duke i thënë se kishte duar të vogla dhe një nxirje të lëkurës ngjyrë portokalli, ndërsa zoti Trump e nënçmoi duke e quajtur "i vogli Marko".
Por senatori Rubio, si shumë kritikë të tjerë të dikurshëm të zotit Trump, ishte një mbështetës i vendosur i tij gjatë fushatës së këtij viti. Vitet e fundit, zoti Rubio ka mbajtur haptazi një linjë të ashpër në politikën e jashtme, duke mbajtur qëndrime të ashpra për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën, Iranin, Venezuelën dhe Kubën.
Ai ka qenë ndonjëherë në mosmarrëveshje me republikanët që ishin skeptikë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konfliktet e largëta, si ndihmat për financimin e luftës së Ukrainës ndaj sulmit të Rusisë në vitin 2022. Por kohët e fundit, ai votoi kundër dërgimit të ndihmave të mëtejshme ushtarake amerikane në Ukrainë, ndërsa zoti Trump ka shprehur gjithashtu skepticizëm për vazhdimësinë e ndihmave amerikane për Kievin.
Zoti Rubio i tha kanalit NBC News në shtator se, “Mendoj se ukrainasit kanë qenë kaq të guximshëm dhe të fortë në përballjen me Rusinë. Por në fund të fundit, ajo që po financojmë këtu është një luftë në ngërç dhe duhet të arrihet në një përfundim, ose ai vend do të kthehet 100 vite prapa”.
"Unë nuk jam në anën e Rusisë - por për fat të keq, realiteti është se mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është me një zgjidhje të negociuar", tha zoti Rubio.
Zonja Noem mori vëmendje në nivel kombëtar dhe fitoi lëvdata nga konservatorët pasi refuzoi të miratonte një urdhëresë për mbajtje maskash gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2021.
Presidenti i zgjedhur Trump mendohet se po e shqyrtonte madje emrin e saj si kandidate për nënpresidente. Por ajo u përball me kritika të gjera, pasi shkruajti në një libër kujtimesh se pati vrarë me armë një qen "të patrajnueshëm" që ajo "e urrente", në fermën e familjes së saj.
Zoti Waltz është një ish-ushtarak i njësive të forcave speciale të ushtrisë amerikane, i cili ndan pikëpamjet e Presidentit të zgjedhur Trump për emigracionin e paligjshëm dhe skepticizmin për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për Ukrainën.
Zoti Waltz, i cili gjithashtu ka shërbyer në Gardën Kombëtare me gradën kolonel, ka kritikuar aktivitetin e Kinës në rajonin Azi-Paqësor dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë gati për një konflikt të mundshëm në rajon.
Po aq të rëndësishëm sa përzgjedhjet fillestare të Presidentit të zgjedhur Trump janë edhe emrat e dy ish-zyrtarëve që ai i ka refuzuar deri më tani për postet kryesore në administratën e tij të re: Nikki Haley, ish-ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara dhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Zonja Haley kandidoi përballë zotit Trump për të marrë kandidimin zyrtar republikan për president në vitin 2024 dhe zoti Pompeo shqyrtoi mundësinë e kandidimit përballë zotit Trump, por më pas u tërhoq.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump shkon në Uashington të mërkurën për t'u takuar me Presidentin Joe Biden, që fitoi përballë zotit Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Bisedat pritet të përqëndrohen tek transferimi i pushtetit kur Presidenti i zgjedhur Trump të inaugurohet më 20 janar. Zoti Trump po planifikon të takohet edhe me ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve./ Voa
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Një juri në një gjykatë federale arriti në përfundimin se ...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovsk...
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë...
Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të...
Libani tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 29 person...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të nomino...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të...
Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, aktualisht zëvendëskr...
Një grup të rinjsh aktivistë në Turqi, të njohur si ‘1000 ...
Nga një sulm i rebelëve Huthi janë shkaktuar disa shpërthi...
Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 2...
Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Ameri...
Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orh...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, bëri ...
Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneriteti...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani pritet të...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se inkur...
Shumë para janë në rrezik në konferencën e OKB-së për klim...
Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ka dënuar veprimet ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...