Vrasja e ish-policit/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 28 vjet burg për Ilir Selmanin
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...

Partitë kryesore politike në Gjermani janë pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në muajin shkurt, pas rënies së koalicionit qeveritar në fillim të këtij muaji.
Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, këto zgjedhje mund të kenë ndikim më të madh te ndihma ushtarake për Ukrainën, ndërsa Europa po përgatitet për një mandat të dytë të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Gjermanët do t’u drejtohen kutive të votimit më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit qeveritar trepartiak javën e kaluar. Kancelari Olaf Scholz ka thënë se ai do të jetë sërish kandidat i socialdemokratëve.
Por partia kryesore opozitare e kristiandemokratëve ka një epërsi të madhe në sondazhe. Udhëheqësi i tyre, Friedrich Merz, thotë se zgjedhjet duhet të zhvilllohen sa më parë.
“Më lejoni t’ju kujtoj se nuk kemi buxhet federal për vitin 2025”, tha ai.
Koalicioni qeverisës trepartiak u rrëzua pas mosmarrëveshjeve mbi rritjen e borxhit për financimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, duke përfshirë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Berlini është donatori i dytë më i madh i ndihmave ushtarake për Kievin pas Shteteve të Bashkuara, duke dhuruar rreth 11 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit rus në shkurt të vitit 2022. Qeveria në largim kishte planifikuar shkurtimin e ndihmës në pak më shumë se katër miliardë dollarë vitin e ardhshëm.
“Është një kohë e keqe për Ukrainën dhe Europën. Gjermania do të jetë e preokupuar me veten për disa muaj, para se të kemi një qeveri të re”, thotë Mattia Nelles nga byroja gjermano-ukrainase.
Zgjedhjet në Gjermani mbahen vetëm disa javë pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.
“Skenari më i keq që frikëson shumë njerëz në Berlin dhe Kiev është një administratë e re Trump që merr pushtetin në janar, duke shkurtuar, ose duke i dhënë fund ndihmës për Ukrainën dhe duke e detyruar qeverinë gjermane, qeverinë e dobësuar të Scholz-it me parlamentin aktual të rrisë fondet për Ukrainën”, thotë zoti Nelles.
I paqartë është edhe ndikimi që presidenca e ardhshme e zotit Trump do të ketë mbi sigurinë europiane, duke përfshirë planet për trupat dhe armët amerikane, si raketat me rreze të gjatë Tomahawk, thotë analistja Marina Miron.
“Një gjë tjetër që mund të anulohet është vendosja e sistemit Tomahawk në Gjermani. Pra, mund të kemi një situatë ku Trump-i ndjek një agjendë antiglobaliste, duke nxitur vendet e NATO-s të investojnë më shumë për mbrojtjen”, thotë ekspertja Miron nga Kolegji ‘King’ në Londër.
Europa ka ngrirë rreth 200 miliardë dollarë të pasurive ruse, pas sulmit të Moskës kundër Ukrainës. Të ardhurat nga pasuritë e ngrira po përdoren për të ndihmuar financimin e armëve për Kievin. Disa ekspertë thonë se është koha që këto pasuri të sekuestrohen plotësisht.
“Europa ka në kasafortë 200 miliardë dollarë nga pasuritë e ngrira ruse. Mendoj se administrata e re Trump do t’i shtyjë europianët të shkojnë më tej. Ky është një lajm i mirëpritur nga pala ukrainase, jo vetëm për marrjen e huave dhe kredive përmes pasurive të ngrira ruse, por për konfiskimin e vetë pasurive. Kjo është diçka që mbështetet nga shumë njerëz në Gjermani”, thotë analisti Nelles.
Kancelari Scholz udhëhoqi përpjekjet e Gjermanisë për t’i dhënë fund varësisë nga energjia e lirë ruse. Por analistët thonë se kjo ka rritur inflacionin dhe ka dëmtuar besimin tek ekonomia më e madhe në Europë.
Në të njëjtën kohë, analistët thonë se Gjermania po përballet me pasojat e disa dekadave me investime të ulëta në forcat e saj të armatosura, një çështje që duhet të trajtohet nga qeveria e ardhshme./ VOA
Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpin...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rrip...
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Don...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Një juri në një gjykatë federale arriti në përfundimin se ...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovsk...
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë...
Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të...
Libani tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 29 person...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të nomino...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të...
Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, aktualisht zëvendëskr...
Një grup të rinjsh aktivistë në Turqi, të njohur si ‘1000 ...
Nga një sulm i rebelëve Huthi janë shkaktuar disa shpërthi...
Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 2...
Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Ameri...
Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orh...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, bëri ...
Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneriteti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...