Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...

Autoritetet franceze kanë rritur masat e sigurisë në Paris, në prag të ndeshjes së futbollit mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit të enjten, me shpresën se do t’i shmangin përleshjet e dhunshme mes tifozëve vendës dhe atyre izraelitë që ndodhën javën e kaluar në Amsterdam.
Ndeshja e Ligës së Kombeve në stadiumin Stade de France, do të zhvillohet në një kohë të brishtë, pasi marrëdhëniet diplomatike mes presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe liderit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë të tensionuara si pasojë e luftës në Gazë.
Rreth 4.000 oficerë të policisë do të vendosen në dhe përreth stadiumit, si dhe në vendet e transportit publik, tha policia në Paris.
“Kjo është masë e jashtëzakonshme, mobilizim tri apo katër herë më i madh se zakonisht”, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, për radion RTL, të mërkurën.
Vetëm flamujt francezë dhe ata izraelitë do të lejohen brenda stadiumit, shtoi ai.
Macron do të marrë pjesë në ndeshje në shenjë solidariteti, ndërsa ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, tha pas përleshjeve në Amsterdam se ndeshja do të zhvillohet sipas planit dhe se për këtë nuk ka pasur asnjëherë dyshime.
Megjithatë, vetëm 20.000 tifozë pritet të jenë në stadiumin me kapacitet 80.000 ulëse në veri të Parisit.
Grupi i tifozëve francezë, Les Irreductibles Français, kreu një sondazh midis anëtarëve të tij, i cili tregoi se 15% do ta bojkotojnë ndeshjen për shkak të luftës Izrael-Gazë, ndërsa rreth 30% cituan "rreziqet e sigurisë" si arsye.
Emocionet për veprimet e Izraelit në Gazë janë të forta në Francë, e cila është shtëpia e komuniteteve më të mëdha hebraike dhe myslimane në Evropë. Raportimet për akte antisemitike janë rritur me një "përqindje të paprecedentë" prej 284% në vitin 2023, tha në qershor Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Francë, ndërsa aktet antimyslimane janë rritur për rreth një të tretën.
Tifozët izraelitë të futbollit dhe vendësit u përleshën javën e kaluar në Amsterdam, duke bërë që të paktën pesë izraelitë të lëndohen pas ndeshjes së Maccabi Tel Avivit kundër Ajaxit në Ligën e Evropës./ REL
Kuzhinieri rus Aleksey Zimin, i cili drejtonte një restora...
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se sulmet ajror...
Dhjetëra udhëheqës botërorë që po marrin pjesë në konferen...
Presidenti Joe Biden priti këtë të mërkurë në Shtëpinë...
Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklar...
Partitë kryesore politike në Gjermani janë pajtuar për mba...
Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpin...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rrip...
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Don...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Një juri në një gjykatë federale arriti në përfundimin se ...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovsk...
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë...
Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të...
Libani tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 29 person...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të nomino...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të...
Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, aktualisht zëvendëskr...
Një grup të rinjsh aktivistë në Turqi, të njohur si ‘1000 ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...