Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rripin e Gazës, ndërsa në Liban, aeroplanët izraelitë bombarduan periferitë e Bejrutit duke shkaktuar 33 viktima.
Këto sulme u bënë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’a pakësojnë ndihmën ushtarake për Izraelin edhe pas vlerësimit të organizatave ndërkombëtare se Izraeli nuk ka përmbushur kërkesat amerikane për futjen e ndihmës humanitare në Gazë.
Gjatë 24 orëve të fundit, sulmet ajrore izraelite vranë 46 persona në Rripin e Gazës, përfshirë 11 në një kafeteri të improvizuar në të ashtuquajturën zonë humanitare, sipas mjekëve palestinezë.
Në të njëjtën kohë, aeroplanët izraelitë bombarduan periferitë e Bejrutit dhe vende të tjera, duke shkaktuar vdekjen e 33 personave. Në mesin e viktimave në Gazë dhe Liban kishte gra dhe fëmijë, sipas punonjësve shëndetësorë.
Raketa u hodhën edhe në drejtim të Izraelit nga Libani, duke vrarë dy persona në një depo ndërtimesh në veri të Izraelit. Një dron i Hezbollahut po ashtu goditi një kopësht fëmijësh në Haifa, por fëmijët ishin brenda vendstrehimit nga bombat.
Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi Presidenti izraelit Isaac Herzog takoi Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërkohë që Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka zhvilluar biseda të shpeshta telefonike me kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë kësaj jave.
“Përkushtimi im për Izraelin është i çeliktë. Kemi një miqësi të thellë dhe dua t’ju falenderoj që jeni këtu…”, deklaroi Presidenti Biden.
Presidenti Herzog, një figurë ceremoniale në Izrael, akuzoi Iranin për konfliktet në Lindjen e Mesme.
“Fillimisht duhet t’i kthejmë pengjet në shtëpi. Gjithshka fillon në Teheran, aty është perandoria e ligësisë. Teherani dhe grupet e lidhura me të po bëjnë çdo gjë në fuqinë e tyre për të minuar stabilitetin, sigurinë dhe paqen, duke bërë thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe duke synuar prodhimin e armëve bërthamore”, deklaroi ai.
Më pas, Presidenti Herzog tha se diskutimet e tij me Presidentin Biden ishin “të hapura dhe të sinqerta”. Një ditë më herët ai përgëzoi Presidentin e zgjedhur Trump, duke e quajtur atë “kampion të paqes” dhe “mik të madh të Izraelit” në një tubim të organizatave hebre në Uashington.
Të martën Departamenti amerikan i Shtetit tha se Izraeli ka bërë përparim në lejimin e futjes së ndihmës humanitare në Gazë dhe se Uashingtoni do të heqë dorë nga kërcënimi për t’ia kufizuar ndihmën ushtarake.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën gjatë vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel se ka ardhur koha që Izraeli t’i japë fund luftës në Gazë.
“Veç dhënies fund luftës, që ne besojmë se ka ardhur koha, duhet po ashtu të shohim që veprimet humanitare zbatohen plotësisht në vazhdimësi. Duhet të ketë pauza më të gjata humanitare. Izraeli duhet të përmbushë përgjegjësitë që i takojnë. Do ta përcjellim këtë çështje çdo ditë”, deklaroi ai.
Organizatat e ndihmave humanitare thonë se situata në Gazë është shumë e rëndë. Studiuesi Rapahel Cohen nga Korporata Rand, i cili sapo është kthyer nga kufiri që ndan Izraelin dhe Gazën, i tha Zërit të Amerikës se e tërë situata mund të ndryshojë në momentin kur zoti Trump fillon mandatin.
“Trumpi e ka bërë të qartë se ai dëshiron që kjo luftë të përfundojë para se ai ta fillojë mandatin. Ky pretendohet të jetë mesazhi që ai i komunikoi Kryeministrit Netanyahu. Në të njejtën kohë, Presidenti Trump, më shumë se Presidenti Biden, është më i prirë të ndjekë një kurs më agresiv, në veçanti me Iranin”, tha ai.
Rreth 43,000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës në Gazë, sipas autoriteteve palestineze të cilët nuk bëjnë dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve, por që thonë se mbi gjysma e të vdekurve janë gra dhe fëmijë./ VOA
Dhjetëra udhëheqës botërorë që po marrin pjesë në konferen...
Presidenti Joe Biden priti këtë të mërkurë në Shtëpinë...
Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklar...
Partitë kryesore politike në Gjermani janë pajtuar për mba...
Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpin...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rrip...
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Don...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emër...
Një juri në një gjykatë federale arriti në përfundimin se ...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovsk...
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë...
Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të...
Libani tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 29 person...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të nomino...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të...
Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, aktualisht zëvendëskr...
Një grup të rinjsh aktivistë në Turqi, të njohur si ‘1000 ...
Nga një sulm i rebelëve Huthi janë shkaktuar disa shpërthi...
Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 2...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...