Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara lidhur me hapat që po ndërmerr Rusia për të institucionalizuar kontrollin mbi territorin sovran të Ukrainës. Në dy rajone të vendit, Kherson dhe Zhaporizhia, Moska ka ndërmarrë hapa konkrete për të konsoliduar praninë e saj.
Departamenti i Shtetit thotë se zhvillimet e fundit në rajonet e Khersonit dhe Zaporizhias të Ukrainës — aktualisht nën kontrollin rus — dëshmojnë synimin e Rusisë për të krijuar një tjetër të ashtuquajtur republikë në atë zonë.
Në rajonin e Khersonit, nënkryetari i administratës rajonale i emëruar nga Rusia, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një referendumi si ai që i parapriu aneksimit të Krimesë.
"Do të njoftojmë më vonë për një votim apo referendum, por nuk do të jetë sot ose nesër, sepse detyra jonë e parë është të rivendosim rendin në rajonin e Khersonit", thotë Kirill Stremousov.
Javët e fundit, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që lejon banorët e rajoneve Kherson dhe Zaporizhia të marrin shtetësinë ruse. Më 2 qershor, rreth 250 banorë të rajonit Kherson aplikuan për pasaportë ruse, sipas administratës së Khersonit të emëruar nga Rusia.
Për më tepër, kartat ruse të celularëve po shiten tani në këto dy rajone. Dhe më 31 maj, autoritetet lokale ukrainase thanë se interneti dhe shërbimi celular ukrainas ishin ndërprerë në territoret e pushtuara.
Megjithatë, ekspertët amerikanë thonë se ka shumë pak gjasa që dy rajonet të bashkohen me Rusinë.
"Asnjë nga këto rajone nuk donte të shkëputej nga Ukraina. Këto janë territore ukrainase. // Pra, nëse ata përpiqen të mbajnë një referendum tani, duke pasur parasysh shkatërrimin që shkaktuan dhe mungesën e njohjeve nga vendet e tjera, nuk do të kishte asnjë vlerë”, thotë David Kramer i Institutit “George W. Bush”.
Në këto territore të pushtuara, u ndalua transmetimi i kanaleve televizive ukrainase dhe tani banorët mund të shikojnë vetëm televizionin rus, i cili i quan rajonet Kherson dhe Zaporizhia "të çliruara".
Përveç kësaj, gruri nga korrjet e vitit të kaluar po transportohet nga rajoni Kherson në Rusi. Fermerët lokalë njoftojnë se po ua marrin prodhimet.
"Ata sjellin pajisjet e tyre, marrin të korrat e drithit dhe i çojnë në Krime. Prej andej i çojnë në Sevastopol ku i shesin", thotë Denis Marchuck i Këshillit Agrar të Ukrainës
Shumë refugjatë ukrainas, që kanë ikur nga vendi, mbajnë kontakte me familjen dhe miqtë në Ukrainë. Ata që kanë mbetur thonë se i frikësohen shtypjes nga pushtuesit, si dhe një referendumi të rremë që do ta bënte rajonin e tyre pjesë të Rusisë. Meshkujt kanë frikë se do të thirren në ushtri dhe do të detyrohen të luftojnë kundër njerëzve të tyre.
"Familjarët e mi janë në Kherson përfshirë babain tim. Bankat nuk funksionojnë. Është e pamundur të tërheqësh para - as rrogë, as pension, asgjë! Dyqanet ushqimore nuk funksionojnë. Ndonjëherë mund të blesh ushqim drejtpërdrejt nga njerëzit e tjerë. Por të gjithë kanë frikë të dalin nga shtëpitë, sepse ka shumë njoftime për njerëz të zhdukur", thotë Alena Krutienko, refugjate nga Khersoni.
Kateryna Shkolyar jeton në Zaporizhia. Kohët e fundit, ajo ka shërbyer si vullnetare, duke çuar ndihma humanitare në zonën e pushtuar të rajonit.
"Nuk po bombardohen, por njerëzit janë nën pushtim. Çmimet e ushqimeve janë rritur në mënyrë dramatike. Shumë njerëz natyrisht humbën punën - ata që nuk donin të punonin me pushtuesit. Shumë shtëpi po kontrollohen. Disa burra dërgohen diku dhe mbahen atje për disa ditë - u kërkohet të bashkëpunojnë me forcat ruse", thotë ajo.
Sipas gazetës New York Times, një e pesta e territorit ukrainas është aktualisht nën kontrollin rus./ VOA
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e pakënqëshme, k...
Zëdhënësja e shtypit e Guvernatorit të Floridës, Ron D...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me...
Trupat ukrainase thanë të enjten se kishin shënuar për...
Sulmi me automjet ditën e mërkurë, me pasojë vdekjen e një...
Senatori republikan, John Kennedy, kritikoi trajtimin ...
Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti...
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rast...
Një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vrist...
Jeton Zulfaj, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës A...
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, e ka p...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i mbijetoi një m...
Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3%...
Gjykata Penale e Shkupit vendosi që të konfiskojë seli...
Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të ter...
Qeveria gjermane dëshiron që të mbajë përkohësisht në ...
Forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, parala...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vijon që prej 24 shkur...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo ish...
Është zbuluar identiteti i personit që ka vrarë shqiptaren...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...