web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla-opozitës: Talleni me Ndregjonin, nuk plotëson kriterin e moshës për Avokatin e Popullit

2025-12-11 10:55:00, Politikë CNA

Balla-opozitës: Talleni me Ndregjonin, nuk plotëson kriterin e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla akuzoi sot opozitën se me emrin e propozuar të Besim Ndregjonit si kandidat për Avokatin e Popullit janë gabuar.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla u shpreh Ndregjoni është 77-vjeç dhe si i tillë, është nën tejkalim të kriterit të moshës për këtë detyrë.

“Thoni aty depolitizimi. Se martesa të politizuara, t’ju them të drejtën, mua më vjen keq se ju talleni me një të përsekutuar politik si Besim Ndregjoni, keni vite me radhë që e gënjeni, e gënjeni, e gënjeni, sepse të gjithë e dini, të gjithë e dini që Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë institucion se nuk e le ligji, se ka mbushur 77 vjeç. Por meqenëse unë jam 81, thotë njëri, hajde se po bëjmë edhe këtë  77. Por nuk bëhet dot, nuk të le ligji. Ju talleni, ju talleni me Adrianën Kalanë. Ti s'merr vesh nga ligjet, por do ta shpjegoj unë”,-tha Balla./CNA





Lajmet e fundit nga