web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Narkoshteti, vorbulla e zezë që po përpin ekonominë e shqiptarëve

2025-12-10 13:08:00, Politikë CNA

Berisha: Narkoshteti, vorbulla e zezë që po përpin ekonominë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sërisht sot akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për gjendjen e ekonomisë së vendit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se ekonomia shqiptare po shkatërrohet prej investimeve që vijnë nga 'kthetrat' e drogës, veprimtari që sipas tij, është  plotësisht e lejuar nga mazhoranca.

“Këto invesime po shkatërrojnë ekonominë shqitpare, përmes një leve, mekanizmi kryesor, siç është zhvlerësimi i euros. Ka pasoja të tmerrshme mbi ekonominë shqiptare. Humbja me 35% e fitimit të të gjitha kompanive të eksportit që punojnë me euro do të thotë rënie prodhimi, rritje çmimesh, një shok ekonomik. Shikoni edhe të dhënat për nëntorin, kur u rrit çmimi i qerave dhe është paradoks. Dhe janë në shkallë vendi. Vetëm në Tiranë mbi 60 mijë banesa bosh. Si mund të rritet çmimi, por ngaqë është nën kthetrat e drogës. Ndaj bie prodhiumi, eksporti, shkatërrohen vendet e punës dhe ikin qytetarët. Çështje e narkoshtetit në Shqipëri është vorbulla e zezë që po e përpin shqiptarët. Dhe kur shoh komentarët dhe shkrimet e mediave të botës dhe nuk ka një dokumentim për ndikimin e narkoshtetit në Shqipëri”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga