
Po ndiqja këto ditë aksionin e strukturave të IKMT në prishjen e dy pishinave të “Prestige Resort” në Golem pronë e Irfanin Hysenbelliut, që ka në zotërim disa media, ndër më kryesoret në vend.
Nuk doja të flisja për momentin pasi më duhej të krijoja një ide më të plotë se ku janë prishur miqësitë e pronarit me qeverinë aktuale, sepse nga fotot që kanë publikuar vetë mediat e tij tregohet një afërsi e përzemërt me kryeministrin dhe shefin e grupit parlamentar të PS, deputetin Taulant Balla.
Unë, personalisht e njoh Edi Ramën. E kam patur analist në gazetën Koha Jonë, dikur ndër vitet e mbrapshta të regjimit të Berishës së I-rë.
Dhe për hir të së vertetës qëkur ai është bërë kryeministër në vitin 2013, dy herë kam drekuar dhe në të dy rastet në prezencë të shumë kolegëve gazetarë.
E them këtë sqarim pasi nuk dua të turren lukunia e rrjeteve sociale që po mbroj kryeministrin.
Duke njohur Irfanin personalisht dhe realisht e njoh për njeri zemërbardhë, mendova të prisja disa ditë për të thënë mendimin tim për këtë përplasje Irfan-Qeveri.
Por nuk mund të rri duke pritur faktet e tjera, kur dëgjova disa kolegë të medias apo edhe ndonjë që ka punuar dikur në Koha Jonë, i cili prishjen e dy pishinave të Irfanit e krahasonin me gjemën e madhe të djegies së redaksisë së gazetës Koha Jonë nga pushteti i Berishës natën e 3 marsit 1997.
Nuk mund të hesht për të thënë se nuk kanë asnjë lidhje këto dy ngjarje në kohë të ndryshme, pra mes djegies së gazetës më të madhe shqiptare Koha Jonë në mars 1997 dhe prishjes së pishinave të ‘Prestige Resort” në vitin 2022.
E përsëris: Asnjë lidhje!
Bile asnjë lidhje nuk ka as me presionin, shantazhin dhe masakrën që bëri pushteti i Berishës së II-të ndaj gazetës “Tema” dhe Mero Bazes.
Personalisht nuk jam me këtë operacion policor dhe fadromash kur akoma vazhdon sezoni turistik veror. Mund të gjendej një muaj tjetër, fjala vjen dimri kur nuk ka njerëz buzë detit. Siç pohova akoma me duhet të mbledhë të dhëna, fakte dhe opinione se pse pazaret e pronarit u prishën me qeverinë.
Por ama të krahasosh këtë që po ndodh te pishinat e Irfanit me djegien e redaksisë së Koha Jonë, kur siç dihet asokohe gazetari Zamir Dule dhe shoferi Nesti Nikolla u morën dhunshëm nga policia dhe SHIK duke i dërguar në komisariatin e policisë nr.3. E ku më pas i dhunuan dhe i gjakosen mu brenda komisariatit. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite gazetari i Koha Jonë vazhdon të vuaj pasojat e dhunës së ushtruar nga shërbimi sekret i kohës.
Asokohe, kolegëve që këto ditë krahasonin dy ngjarjet, mund t’ju kujtoj se redaksia u dogj dhe u shkrumbua. Madje u dogj me napalm, vetëm për faktin se “Koha Jonë” ishte opozita e vetme në vend kundër të këqijave të pushtetit. Nuk kishte media tjeter kundër qeverisë, nuk kishte portale e facebook.
Pasi na dogji pushteti, kjo e vërtetuar tashmë edhe nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, nuk kishim më kompjutera për të shkruar e botuar gazetën. Nuk kishim as karrike, asgjë dhe për 42 ditë gazeta nuk doli në treg.
Kurse gazetat e Irfanit dhe mediat e tjera të tij janë me zyra, bile shtetrore dhe askush nuk u ka çuar policinë në redaksi, siç na i solli fadromat te dera e gazetës kryeministri Fatos Nano në vitin 2004 vetëm se kisha publikuar dokumenta korrupsioni në dogana e tatime apo për bizneset e së shoqes.
Dhe meqënëse jemi te ky, Fatos Nano, mund t’ju kujtojë se me 8 nentor 2004 donte të më hiqte imunitetin si deputet dhe të më arrestonte për shkakun se kisha “shpifur” në mediat e mija ndaj ti si kryeministër.
Por që të vazhdojë në lidhje me krahasimin e pishinave të Irfanit me djegien e redaksisë më të madhe shqiptare në këto 31 vite, më duhet të kujtoj se asokohe gazetarit Alfred Peza, shikasit e pushtetit të kohës, i shpuan krahun me bajonetë. Dhe me njërin krah të gjakosur ai bëri artikullin në gazetë.
Asokohe shpia ime u hodh në erë nga policia sekrete dhe vetëm Zoti më shpëtoi familjen.
Asokohe u arrestuan kryeredaktori i Koha Jonë, Aleksandër Frangaj dhe zv/kryeredaktori Martin Leka.
Asokohe gazetarit të “Koha Jonë”, Aleksandër Çipës i futën bajonetën në trup njerëzit e pushtetit.
Asokohe SHIK-u goditi me levë në kokë gazetarin e Koha Jonë, Edi Rama.
Asokohe, në një natë, 33 gazetarët e punonjësit e gazetës u morën nga zyrat e gazetës me furgona policie dhe na rrasën brenda në qeli se po kritikonim pushtetin.
Asokohe policia me kontrolloi shtëpinë si botues, duke më lemerisur dy fëmijët e vegjël në orën dy të natës dhe më pas më dërguan në qelitë e paraburgimit të drejtorisë policisë së Tiranës. Dhe pse? Për një artikull!
Asokohe gazetares së Vlorës, Zenepe Luka i hodhën në erë shtëpinë për shkrimet në “Koha Jonë”.
Asokohe gazetarin e Korçës së “Koha Jonë”, Roland Beqiraj e mbajti në qeli një javë shefi i komisariatit dhe prokuroria nuk njoftohej, vetëm e vetëm se ai kishte botuar artikuj kritikë ndaj pushtetit vendor.
Asokohe policia dhe SHIK-u rrinin te dera e redaksisë, një presion dhe shantazh i hapur.
Asokohe qeveria na bllokonte shpërndarjen e gazetës në rrethe.
Ajo kohë ka mbaruar, sot çdo gazetar i asaj kohe ka një portal të vetin, mund të shkruaj e të komentojë çfarë të dojë. Bile, siç thotë një koleg i imi sot ka me shumë liri se sa duhet, pasi shajnë dhe shpërdorojnë fjalorin e Gjuhës Shqipe, ndërkohë që media duhet të jetë e pavarur, profesioniste dhe të kritikojë qeverinë kur ajo vepron në kundërshtim me interesat e publikut.
Mediat e Irfanit janë në sulm total ndaj qeverisë dhe bëjnë mirë. Unë përherë jam në anën e medias se sa të pushtetit, edhe kur gabon media!
Natyrisht që qeveritë përherë mbeten në luftë me median. Dhe kështu do të jetë, por media kurrë nuk dorëzohet.
Ndaj mos e krahasoni ngjarjen e së famshes “Koha Jonë” me fadromat në Golem!
It's been 24 hours since the owner of "Prestige" in Go...
On Friday you had an old friend at home: Ceken Berat....
China brings back foreign students. After almost two a...
There has been a great wave of opposition longing for ...
Two Prime Ministers of Kosovo enthusiastic about the "...
Monkey Kiko very calmly received the news about the re...
Shame that we were ashamed! Funding sports as a publi...
Misandry which comes from ancient Greek unlike misogyn...
Nothing is as it seems in the departure of Police Director...
1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m...
This autumn will be a hot autumn. The Democratic Party...
Një “rrufe në qiell të hapur” mund të cilësohet publikimi ...
Killing free speech, with a media that serves clientel...
By Mitro Cela In 1963, I was a student at the "Çajupi" high...
In a process coordinated by the European Union and the...
Florian Mark was welcomed by Edi Rama and thus it is n...
Albin Kurti has shown once again that when the dialogue wi...
Me vjen keq qe disa demokrate qe u bene deputete kane ...
Let's analyze the writing of Mr. Ylli Asllani, "The ne...
FOR: 1- Discovered the clandestines of third countries...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Working hours vary considerably across Europe, with some c...
The still uncounted votes of the diaspora for the early pa...
While the number of active conflicts in the world has reac...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...