LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

2022-08-15 16:06:00, Opinione Kreshnik Spahiu
Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar
Kreshnik Spahiu, ish-kryetar i Aleancës Kuq e Zi

Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare?

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një avokati histerike për një person, i cili filmoi trimërinë e tij duke grisur një flamur turk. Referuar emrave dhe mbiemrave ata që e mbrojnë shumica janë nga veriu dhe të besimit katolik (Gjin, Pal, Llesh, Mark, etj)

Më shumë se mllef ndaj Tuqisë kanë përkatësinë fetare. Fatkeqësisht, deri më sot vlera unike shqiptare nga jugu deri në veri ka qenë harmonia fetare.

Gjithmonë kam qenë i lumtur dhe krenar që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi të ngushtë ishin katolikë, orthodoksë dhe muslimanë, por mbi të gjitha patriotë pa paragjykime.

Por kush po e nxit këtë konflikt të paarsyeshëm?

Ata që nxisin këtë urrejte kanë vetëm një argument:

“Turqia na ka pushtuar dhe na ka lënë prapa”.

Unë nuk dua aspak të debatoj dhe respektoj bindjet e tyre politike, por jo fetare.

Për këto arsye po i dërgoj si kartolinë këtë foto miqve katolikë nga Shkodra.

Ju miq katolikë nga Shkodra dhe Lezha, që nuk duroni dot flamurin e pushtuesit otoman, a nuk jeni ju në këtë foto në sheshin e Shkodrës duke valvitur flamujtë e pushtuesit gjerman?

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

Ku është “patriotozmi” juaj?

Mos harroni, grisja e një flamuri është shenjë e inferioriteti dhe integriteti për një komb.

Ai flamur turk nuk duhet të ishte në mes të plazhit, por ashtu siç nuk duhet të ishin këto qindra flamuj gjermanë në duart tuaja.

Ju që kur ndërtoni një shtëpi, mbi çati vendosni flamur amerikan…

Ju s’jeni patriotë dhe as shqiptarë, por thjesht besimtarë.

Fortunately, you are the minority of the proud Albanian nation, which has never demonstrated bravery by tearing flags.

You will never be able to break the Albanian religious harmony. Flags belong to peoples, not governments.

God is first, Albania above all.

The legend Father Gjergj Fishta would never accept you in his red and black mass.

Lajmet e fundit nga