LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doli nga kontrolli dhe qëlloi me shuplakë Luizin/ Kejvina skualifikohet nga “Big Brother”

2023-01-17 21:27:00, Lifestyle CNA
Doli nga kontrolli dhe qëlloi me shuplakë Luizin/ Kejvina
Kejvina Kthella dhe Luiz Ejlli

Një situatë e paprecedentë u regjistrua të shtunën në reality show-n “Big Brother”, ku situata agravoi në dhunë fizike.

Gjatë një debati të ashpër dhe me ofendime me Luizin, Kejvina u ngrit nga vendi dhe qëlloi me shuplakë këngëtarin.

Për këtë gjest, “Big Brother” ka marrë vendim të largojë nga ky format Kejvina Kthellën.

“Njeriu në fjalë ka ndikuar që ditët e para që kemi ardhur, ka marrë vëmendjen për këto gjëra. Nuk është bërë asgjë për veprimet që ka bërë. Iki që këtu me kokën lart”, tha modelja pas komunikimit të vendimit.

Kejvina ka pranuar pa kundërshtuar vendimin dhe është larguar nga shtëpia menjëherë pasi përshëndeti banorët./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga