American researchers: Sex toys release chemicals that destroy hormones
American scientists have warned that most sex toys on the ...

Në SHBA është rritur frika nga vizitorët e panjohur, kurse një ekspozitë në Gjermani analizon një vizitë UFO-sh në shekullin e 16-të, por DW hedh një vështrim në ndikimin e jashtëtokësorëve në kulturën popullore.
Ngjarja ishte gati surreale: Pak kohë më parë në Kongresin amerikan u zhvillua një seancë e hapur dëgjimi për UFO-t, e cila u shoqërua nga zhurmë e madhe mediash ndërkombëtare. Seanca u mor me pyetjen, nëse vërtet shërbimet sekrete amerikane kanë dekada që merren me objekte fluturuese të paidentifikueshme, që mbledhin objekte që bien nga qielli dhe arkivojnë madje material biologjik jashtëtokësor.
Ndërkohë që spekullimet dhe teoritë e konspiracionit ziejnë, një ekspozitë në Berlin me titull "UFO 1665. Beteja në ajër e Stralsundit” fton këto ditë tifozët e interesuar të alienëve në një vizitë falas të ekspozitës dhe një diskutim idesh në Bibliotekën e Artit në Berlin. Ekspozita i kushtohet një ngjarjeje historike: Në vitin 1665, peshkatarët kanë treguar se kanë parë një betejë që zhvillohej në qiell, në Stralsund të Detit të Veriut.
Tufa me zogj që fluturonin në qiell janë kthyer në anije luftarake që kanë pasur në bord figura fantazmë dhe kanë zhvilluar beteja gjëmuese. Kur afër mbrëmjes është shfaqur "një gjë me formë të rrumbullakët si një pjatë”, ata janë larguar. Në bazë të imazheve dhe teksteve, bëhet rikonstruimi i karrierës mediatike të këtij lajmi. Duke shkaktuar kështu, padashur, një lidhje me seancën e dëgjimit në Kongresin amerikan, e cila tematizon modelet dhe strategjitë e komunikimit, të cilat përcaktojnë edhe sot lajmet për objekte të panjohura fluturuese.
Në kulturën popullore UFO-t ka kohë që zenë vend qëndror. Komeditë në seri dhe filmat, duke filluar që nga "Mork vom Ork" deri tek "Akte X", që nga "E.T." deri tek "Men in Black" si dhe grupet muzikore, që nga Carpenters deri tek Radiohead kanë dhënë prej dekadash idenë se ne njerëzit, nuk jemi vetëm në Univers.
Në serialin humoristik amerikan, jashtëtokësori Mork merr nga planeti Ork detyrën që të studiojë mënyrën e të sjellurit të njerëzve. Për të bërë këtë, ai shkon në Boulder, Kolorado, ku njihet me studenten e gazetarisë Mindy McConnell, e cila e pranon në shtëpi. Ndërkohë që përpiqet të mësohet me jetën në Tokë dhe përshëndet çdo njeri që takon me një "Nano-Nano”, Mork bie në dashuri me Mindy-n dhe shoqëria kthehet në romancë. Më në fund, ata martohen në pjesën e katërt të serialit, dhe lindin një djalë të cilin e quajnë Mearth. Mork luhet nga aktori amerikan që ka ndërruar jetë, Robin Williams, i cili e bëri jashtëtokësorin simpatik të njohur në gjithë botën. Seriali "Mork vom Ork” është transmetuar nga 1978 deri 1982 nga stacioni televiziv amerikan, ABC.
David Duchovny dhe Gillian Anderson u bënë të famshëm në vitet 1990-të si Fox Mulder dhe Dana Scully. Dy agjentët e FBI-së bënë të pamundurën për të hetuar rastet e pasqaruara paranormale.
Në hapje të filmit profesionistët e serialeve shoqërojnë skenat e objekteve të paidentifikuara fluturuese me muzikë misterioze, shumë të njohur, dhe më pas vëmendja jonë përqëndrohet tek teoricienti i konspiracive Mulder dhe realistja Scully, që vihen në kërkim të jashtëtokësorëve. Ndërkohë, në shpjegimin me tekst shfaqet fjalia e famshme: "The truth ist out there" (E vërteta ndodhet diku atje jashtë).
Filmi fantastiko shkencor amerikan "E.T. - Jashtëtokësori” u shfaq në kinema në vitin 1982. Skenaristja Melissa Mathison shkruajti historinë. Regjisori i famshëm, Steven Spielberg e vuri historinë e saj në skenën e kinemasë. Një jashtëtokësor zemërbutë ulet në Tokë dhe zbulohet më pas nga një djalë i vogël me emrin Elliot, që luhet nga Henry Thomas. Ata të dy bëhen shokë. Ellioti e merr jashtëtokësorin me vete në shtëpinë e tij, që ndodhet në një vend periferik të Kalifornisë dhe e prezanton me të vëllanë dhe motrën më të vogël, Gertie, që luhet nga Drew Barrymore. Fëmijët fillojnë ta duan shumë E.T. dhe vendosin që ta mbajnë sekret ekzistencën e tij. Por qeveria është në kërkim të tij, dhe përveç kësaj jashtëtokësori i tyre sëmuret. Por me ndihmën e shokëve të tij, E.T. arrin më në fund të marrë rrugën e kthimit në shtëpi.
Filmi bëri bujë të madhe duke e kurorëzuar Spielbergun, si një nga regjisorët më të mirë të Hollivudit.
Komedia fantastiko-shkencore "Men in Black”, (Burra në të zezë) me Will Smith dhe Tommy Lee Jones në rolet kryesore, bazohet në një nga librat komikë të publikuara nga Marvel dhe u përgatit për kinematë në vitin 1997, nga regjizori Barry Sonnenfeld.
Agjenti Kay (Tommy Lee Jones) dhe agjenti Jay (Will Smith) punojnë për një institucion shumë të rëndësishëm qeveritar, por jozyrtar, që merret me jashtëtokësorët. Men in Black, shkurt MIB, i japin lejeqëndrim azilkërkuesve që vijnë nga galaksi të tjera dhe kujdesen që ata të mos sillen shumë çuditshëm kur ndodhen në tokë. Alienët ilegalë dëbohen ose eliminohen. Kay dhe Jay bien në gjurmë të terroristëve nga galaksi të tjera, të cilët kanë bërë plane për një sulm kundër dy ambasadorëve të galaksive kundërshtare, që ndodhen aktualisht në qytetin e Nju Jorkut.
Në ndarjen e roleve, Jones nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e agjentit shumë serioz, agjentit K, i cili është mentor i agjentit J. Fillimisht studio e filmit donte t'ia jepte rolin Clint Eastwood-it, por më pas dhënia e rolit Tommy Lee Jones doli se ishte vendim shumë i mirë. Pjesa e parë e filmit, që u shfaq në vitin 1997 në kinema, solli shpejt jo vetëm 600 milionë dollar amerikan (550 milionë euro) fitim, por ishte edhe një nga filmat më të vlerësuar të vitit, dhe një hap tjetë për shkallën e karrierës hollevudiane të Smithit.
Grupi muzikor britanik Radiohead, nga qyteza Abingdon kishte bërë një farë emri në skenën e muzikës së rokut, kur publikoi në vitin 1997 albumin "OK Computer". Ky disk i katapultoi ata në stratosferë. Kënga e tyre kult, "Subterranean Homesick Alien", (Alienë me mall për nëntokën) flet për një njeri që ëndërron të rrëmbehet nga jashtëtokësorët, për t'i shpëtuar mjerimit të Tokës. Këngëtari dhe kompozitori i këngëve të Radiohead, Thom Yorke, shpjegoi se kënga ishte homazh për këngën e Bob Dilanit, "Subterranean Homesick Blues" (Bluz me mall për nëntokën).
Megjithëse kënga "Calling Occupants of Interplanetary Craft" (Thirrje për forcat pushtuese ndërplanetare) u publikua fillimisht në vitin 1976 nga grupi muzikor kanadez, Klaatu, versioni i këngës kënduar nga Carpenters u bë më i njohur, duke pasur edhe të bëjë me të kënduarin përshtypjelënës të Karen Carpenters.
Kënga bën thirrje që të përdoret fuqia e mbledhur e shpirtit, për të vendosur kontakt me "banorët e hapësirës ndërplanetare” dhe thotë që në fjalinë e parë se: "Ti duhet ta dish se shpirti yt është i aftë të dërgojë mesazhe telepatike në të panjohurën e madhe.”
Kënga ka edhe një fund të lumtur dhe në fund përfundon me një sepse "ne jemi miqtë tuaj.”/ DW
American scientists have warned that most sex toys on the ...
It is well known to many that the image of a blue eye plac...
Just like us, dogs can be afraid of different things. Thes...
A storm of rocks "as deadly as Hiroshima" was accidentally...
Wi-Fi experts have shared the most common household items ...
Only those with a fast-paced analytical mind will be able ...
Nefertiti looks proud as she looks away. Not much is known...
If it seems like the weather has gone "crazy" recently, be...
The biggest illusion ever sold to us by modern advertising...
Sharks have scared people this summer in different areas o...
Mosquitoes are a major concern for many people in this hot...
Airports Council International (ACI Europe) has rated the ...
Në mbarë botën ekzistojnë 100 ose më shumë fise “të pa kon...
The leaf-filled tram in Antwerp was part of a local council ...
Scientists have discovered that taurine, a substance found i...
A new data center building being built in Heidelberg, Germ...
It cannot be said precisely how the idea of "spring clea...
Humans have evolved to survive and succeed as social creat...
The American Space Agency, NASA held, this Wednesday, the ...
When it comes to choosing the best beaches in the world, t...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have solved the incident that occurred yeste...
The Specialists for the Investigation of Crimes against th...
New details have emerged from the incident that occurred t...
Gunshots were recorded on Friday evening in the Kamza area...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
An extreme heat wave has swept across Europe, breaking tem...
A touching story of sacrifice has emerged from the earthqu...
It has been 25 years since Slobodan Milosevic was extradit...
Israel has agreed to withdraw from two areas in southern L...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The fishing sector has recorded a worrying performance dur...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
The insurance market is growing at a slower pace this year...
Financing health systems and managing the costs of hospita...