
Silva Bino appears in SPAK
ISHP's expert, Silva Bino, appeared at the Special Prosecu...
ISHP's expert, Silva Bino, appeared at the Special Prosecu...
All over the world cities are growing faster and faster, and with them the problems that arise when planning is bad. These include social inequalities and exclusion, a congested transport network, smog and related health and environmental damage.
According to the UN, if until 15 years ago the same amount of people who lived in the city also lived in the countryside, by 2050 two thirds of the approximately 10 billion inhabitants of the earth will live in urban areas. One idea of ??how to make this future more sustainable, with greater life values ??and healthier, is the idea called the "15-minute city".
Cilësi më e madhe jete për banorët e qytetit dhe plotësimi i të gjitha nevojave në një distancë të shkurtër: Ideja bazë e një qyteti 15-minutësh është që banorët e tij të arrijnë ta bëjnë çdo gjë të nevojshme duke ecur 15 minuta në këmbë ose me biçikletë. Shumë njerëz që jetojnë sot në qytetet e mëdha vetëm në ëndërr mund ta shohin një gjë të tillë: Sepse bllokimet e trafikut në rrugën për punë ose lidhjet shpesh të këqija të mjeteve publike të transportit kushtojnë shumë kohë dhe nerva.
Pavarësisht nëse rruga të çon në punë, në dyqan, në shkollë, te doktori, në sport, në park, në restorant apo tek institucionet kulturore, kemi të bëjmë me "aksesin për këdo, kurrdoherë”, shkruan Carlos Moreno nga Universiteti i Sorbonës në Paris, i cili e ka formuluar për herë të parë këtë ide në vitin 2016. Një koncept që i vendos njerëzit dhe nevojat e tyre në bazë të planifikimit urban, një lloj "Human centered design".
Për të projektuar qytetet me vlera më të mëdha për të jetuar dhe më të qëndrueshme, urbanistët duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit: Sipërfaqet e gjelbra, sporti, kinematë dhe dyqanet duhet të shkojnë atje ku janë njerëzit, ku jetojnë ata, dhe jo anasjelltas, thotë Benjamin Büttner, eskpert mobiliteti në Univesitetin Teknik të Mynihut.
Për këtë gjë nuk është e nevojshme që çdo gjë të rrëzohet përtokë dhe të ndërtohet nga e para, thotë ai, mjafton vetëm që hapësirat ekzistuese thjesht të rimodelohen.
Përveç kësaj me qytetin 15-minutësh është e lidhur edhe një koncept i qartë mobiliteti: sidomos më pak makina dhe më shumë vend për biçikletat dhe këmbësorët, rrugë të sigurta për fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara ose të moshuarit si dhe krijimi i hapësirave për lëvizje dhe këmbim social. "Makinat përbëjnë problem për qendra e qytetit. Ato zënë shumë vend. Ato pengojnë sidomos mobilitetin aktiv,” sqaron Büttner.
16 qytete në gjithë botën janë duke zbatuar ose kanë planifikuar ta venë në jetë konceptin e qytetit 15-minutësh. Konceptet janë të ndryshme: Kështë për shembull disa qytete janë përqendruar te koncepti 20-minutësh, të tjerë tek ideja 10-minutëshe, disa përqendrohen fillimisht te lagje të veçanta, të tjerë rimodelojnë të gjithë qytetin.
Ndër pionierët e parë është mes të tjerëve edhe kryqyteti francez, Parisi. Mbas prezantimit të konceptit nga Carlos Moreno në vitin 2016, kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo e përfshiu idenë e qytetit 15-minutësh në fushatën e saj zgjedhore dhe filloi me zbatimin e tij. Në qendër të konceptit të Parisit, është shkolla ajo që është qendra e lagjes përkatëse. Prandaj oborret e shkollave kthehen në parqe, në mënyrë që ato të përdoren për aktivitete të tjera mbas përfundimit të orarit të mësimit dhe në fundjavë.
Përveç kësaj, gjysma e 140 mijë vendeve të parkimit do të rimodelohen dhe do të kthehen në sipërfaqe të gjelbra, kënde lojërash, vende takimi me fqinjët ose vende ku vendosen biçikletat. Deri në vitin 2026 të gjitha rrugët e kryeqytetit francez do jenë të përdorshme nga biçikletat.
Në vitin 2016 Shanghai bëri të ditur futjen në jetë të të ashtuquajturës "15-minutes community life circles". Atje në të ardhmen do arrihet që çdo lloj aktiviteti të kryhet brenda 15 minutash rrugë më këmbë. Edhe 50 qytete të tjera kineze duan ta përdorin këtë koncept.
Më shumë kualitet jete për banorët e qyteteve kërkon të arrijë edhe një nismë në Britaninë e Madhe. Qeveria britanike ka bërë të ditur se në kuadër të programeve të rinatyrimit në gjithë vendin, në të ardhmen do të jetë e mundur që nga vendi i banimit të arrihet në sipërfaqet e gjelbra ose në ujë me akses publik brenda 15 minutave.
Barcelona e Spanjës është duke eksperimentuar prej disa kohësh me të ashtuquajturat "superilles”, në shqip "superishujt” ose "superblloqet”. Për këtë disa blloqe banesash bëhen bashkë në një superbllok. Vetëm banorët ose makinat e furnizimit lejohen të hyjnë me makinë, dhe shpejtësia maksimale është 10 kilometra në orë.
Në shumë rrugë makinat nuk lejohen që të hyjnë dhe rrugët përdoren për qëllime të tjera. Aty ku më parë ka pasur sheshe parkimi, tani janë mbjellur pemë, fëmijët luajnë në kënde lojërash dhe të moshuarit ulen në hije në stolat e parkut dhe lulet ose perimet lulëzojnë në shtretërit e luleve dhe perimeve.
"Urbanizim taktik”, e quan Büttner këtë koncept. Konceptet provohen përkatësisht nga 2 deri 6 muaj, "për të parë nëse situata është përmirësuar apo keqësuar. Kështu që ende mund të thuhet le të kthehemi mbrapsht, aty ku ishim. Por nëse situata është përmirësuar, atëherë ajo mund të kthehet në një masë që merret për ndryshim të përhershëm.”
Aktualisht në Barcelonë 60 për qind e hapësirës publike dhe 85 për qind e rrugëve përdoren për transport. Më shumë se gjysma e banorëve janë të detyruar të jetojnë me zhurmë dhe ndotje ambienti, që i kalon vlerat maksimale të vendosura nga WHO, Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe që çon në rritjen e nivelit të vdekjeve. Në lagjet e reja, transporti i motorizuar do të reduktohet me 21 për qind. Në të ardhmen, në vend të 56 për qind të njerëzve vetëm 6 për qind do të jenë të detyruar të jetojnë me ndotje ambienti mbi kufirin e lejuar.
Kush nuk ka nevojë për makinë për jetën e përditshme, kursen para. Qytetet që investojnë në ndërtimin e rrugëve për biçikleta dhe këmbësorë, për transport publik dhe sipërfaqe të gjelbra, janë më tërheqëse për turizmin dhe joshin vizitorët.
Studimet tregojnë se rrugët për biçikleta dhe këmbësore në qytete dhe rajone ulin shpenzimet, sepse jepen më pak para për mirëmbajtjen e rrugëve dhe sektorin publik të shëndetit.
Sipas Shoqatës europiane të çiklistëve efektet pozitive të lëvizjes me biçikleta vlerësohen të arrijnë vetëm në BE shifrat mbi 90 miliardë euro. Kurse transporti i motorizuar shkakton shtimin e kostove vjetore me 800 miliardë euro më shumë për shëndetin, ambientin dhe infrastrukturën.
Shumë pronarë biznesi janë fillimisht skeptikë, sepse tremben nga rënia e shitjeve nëse klientët nuk mund të vijnë me makinë. Faktikisht, edhe ata mund të përfitojnë nga rregulli 15-minutësh, siç ka ndodhur në qytetin Portland në perëndim të SHBA-së, ku transporti i makinave ka rënë me 20 për qind. Bizneset vendase atje kanë pasur njëkohësisht rritje të shitjeve me 1,2 miliardë dollarë më shumë, sepse këmbësorët dhe biçikletat kanë blerë më shumë gjatë rrugës.
Në mënyrë që sa më shumë njerëz të përfitojnë nga rimodelimi i qyteteve dhe në mënyrë që të pengohen pabarazitë e reja dhe xhentrifikimi, e rëndësishme është sipas ekspertëve përzierja sociale e lagjeve dhe përfshirja e sa më shumë lagjeve në rimodelim. Për këtë duhet ndryshuar mënyra e të menduarit për rregullat e përdorimit dhe kategoritë klasike të urbanizimit siç janë qendra e qytetit, lagjet e banimit, periferia, zona industriale, zona periferike, kategori që kanë kontribuar në gjithë botën për rritjen e pabarazive sociale dhe margjinalizimin e bërë në qytete.
Sipas Büttner-it ajo që nevojitet është dëshira politike dhe guximi i politikanëve dhe administruesve, si dhe dialogu gju më gju me të gjithë pjesëmarrësit.
Because the general solution for all cities does not exist. Every country, every social, economic and ecological framework of a city is different from the others, emphasizes Büttner. And depending on the context, decisions must also be made as to which measures are more appropriate./ DW
"Earth Hour" is a worldwide movement organized by the Worl...
Vera në Europë ka një tjetër ndjesi. Ajo është elegante, e...
Have you ever slept or slept with wet hair? Well very wron...
There is reason for optimism in the latest report on w...
It's natural to think that snoring is a result of what's g...
The beard has always been a symbol of power and authority....
The defining feature of our world is life. As far as w...
As we know, time passes and wrinkles form on the face. But...
I've had a phobia of cockroaches since I was about 10 ...
It probably happens often that your wallet is empty before...
Aplikimi i parfumit është si qershia mbi tortë kur përgati...
Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së...
You are walking along a busy road to work. Pass a stre...
According to the results of the study by the Universities ...
One of the typical problems that many people report with l...
Scientists studying a variety of bacteria responsible for ...
It is estimated that in the US, 2.5 out of 1,000 peopl...
“Sa herë që shkulni një thinjë edhe më shumë do të rriten ...
A psychotherapist and relationship expert has revealed eig...
A new disease caused exclusively by plastic has been found i...
On April 25, 2023, the show "Stop" aired the case of a 6-y...
A lady, 73 years old, has become a serious concern for the...
A few weeks ago, the show Fiks Fare brought an investigati...
Another denunciation was made in relation to the airline c...
The judge of the Court of Tirana, Dritan Caka, was confirm...
The Galatasaray club is one of the most titled in the Turkis...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
The Special Appeal Commission has upheld the decision of t...
The Police Services, in implementation of the plan of ...
Journalist Anila Hoxha clarified the statement of the Gene...
An accident happened today on the road axis Librazhd-P...
GJKKO has today issued a security measure for two official...
Theologian Miron Çako has discovered that there are sects ...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
World Environment Day, also known as International Environ...
Unstable air masses remain in the Western Balkans, dictati...
Calming the situation in the north of Kosovo, holding new ...
The bans apply to the import of Ukrainian grain through Po...
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka raportuar të martën...
Sweden has registered sex as a sport, becoming the first c...
Viron Prodani brings to the readers' attention the history...
Today, the great theater actor, Zhani Zicishti, celebrates...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
The 76th French Cote d'Azur film festival saw a record num...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet gje...
Even after the appointment of Mehmet Simsek as Minister of...
Today, on June 5, 2023, the US dollar is bought at 100.5 A...