
The expert reveals/ Why you should not sleep with wet hair
Have you ever slept or slept with wet hair? Well very wron...
Vera në Europë ka një tjetër ndjesi. Ajo është elegante, e qetë dhe festive prandaj, nuk është fare e habitshme që plazhet e saj janë skenat e duhura për fotot e ëndrrave në Instagram.
Por, cili është plazhi më i fotografuar nga të gjithë? Thinking Traveller, kompani që ofron akses në vila ekskluzive dhe shtëpi luksoze në të gjithë globin, arriti të zbulonte se cili është plazhi i Europës me më shumë foto në Instagram.
“Plazhet europiane ofrojnë përvoja fantastike për pushuesit nga e gjithë bota. Që nga plazhet me rërë e deri tek ato shkëmbore, peizazhet e detit në Europë mund të duken të ndryshme nga njëra-tjetra, duke krijuar mundësi të shumta për të bërë fotografi magjepsëse, të denja për Instagram” thotë The Thinking Traveler në një postim të fundit në blog.
Kompania pa nga afër të dhënat e hashtag-eve në Instagram për të gjetur destinacionet më të njohura dhe më piktoreske në të gjithë Europën, në një përpjekje për të ndihmuar turistët që të zgjedhin destinacionin e tyre të ardhshëm të pushimeve në plazh, i cili do të ishte i përsosur për të bërë foto.
Për të gjetur plazhet e Europës me më shumë foto në Instagram, ekipi shqyrtoi artikujt ekzistues mbi plazhet më të mira në Europë, të cilat i përdori për të krijuar listat bazë. Më pas, ai zbuloi plazhet më të postuara duke regjistruar numrin e postimeve në Instagram me hashtag-e të ndryshme që lidhen me plazhin.
Vendi i parë, sipas The Thinking Traveler, është plazhi Étretat në Normandi, Francë.
“Si një plazh i jashtëzakonshëm me guralecë të bardhë, Étretat është i njohur për tre harqet e tij dhe shkëmbinjtë e ngjitur me njër-tjetrin, të cilët ngrihen mbi ujërat në ngjyrë të gjelbër smeraldi si askund tjetër në planet,” tha kompania. Plazhi Étretat kishte 406,321 postime nën hashtagun #etretat.
Dikur një fshat për peshkim, kjo zonë u bë një strehë për artistët rreth fundit të shekullit të 19-të, kur ata u dyndën drejt këtij bregdeti falë bukurisë së tij të pamasë.
Ky plazh është aq i bukur sa vizitorët merrnin guraleca nga plazhi për të sjellë në shtëpitë e tyre një pjesë të vogël të kësaj parajse. Por, kjo bëri që miliona metra kub të këtyre guralecëve të zhdukeshin nga bregdeti. Kështu, tani është e paligjshme që të marrësh me vete qoftë edhe një guralec të vetëm nga plazhi.
Pjesa tjetër e 10 vendeve të para në listë përfshin Durdle Door Beach në Mbretërinë e Bashkuar me 265,276 postime në Instagram; Plazhin La Pelosa në Sardenjë, Itali, me 109,135 postime; Torre Lapillo në Pulia, Itali, me 95,083 postime; Plazhi Navagio (Plazhi i Mbytjes së Anijes) në Zakynthos, Greqi, me 80,824 postime; dhe Cala Luna në Sardenjë, Itali, me 75,012 postime.
Plazhet e tjera kryesore të gjetura në sondazhin e The Thinking Traveller përfshinin Salento, Punta Prosciutto të Italisë, Plazhin Playa de Muro në Mallorca, Spanjë dhe Porto Katsiki Beach në Lefkada, Greqi./CNA
Have you ever slept or slept with wet hair? Well very wron...
There is reason for optimism in the latest report on w...
It's natural to think that snoring is a result of what's g...
The beard has always been a symbol of power and authority....
The defining feature of our world is life. As far as w...
As we know, time passes and wrinkles form on the face. But...
I've had a phobia of cockroaches since I was about 10 ...
It probably happens often that your wallet is empty before...
Aplikimi i parfumit është si qershia mbi tortë kur përgati...
Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së...
You are walking along a busy road to work. Pass a stre...
According to the results of the study by the Universities ...
One of the typical problems that many people report with l...
Scientists studying a variety of bacteria responsible for ...
It is estimated that in the US, 2.5 out of 1,000 peopl...
“Sa herë që shkulni një thinjë edhe më shumë do të rriten ...
A psychotherapist and relationship expert has revealed eig...
A new disease caused exclusively by plastic has been found i...
Confirmation of the existence of extraterrestrial life...
Nëse mendoni se njerëzit janë thjesht të mirë nga natyra, ...
The citizen Pëllumb Dylmishi from Portëza e Fieri complain...
The investigative program "Stop" on TV Klan has traveled t...
Composer Saimir Çili has today made a complaint to Alb...
In Monday's plenary meeting, the High Council of Prosecuti...
The judge of the Court of Tirana, Dritan Caka, was confirm...
The Galatasaray club is one of the most titled in the Turkis...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
The Special Appeal Commission has upheld the decision of t...
A tourist lost her life today in Langarica canyon, in Perm...
Një furgon është përfshirë pasditen e sotme në një aks...
A minor drowned today in the Mat river, in Lezhë. Fro...
Today, the Special Prosecutor's Office presented the claim...
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin m...
Kthjellimet dominojnë territorin Shqiptar deri në mesditë ...
Unstable air masses remain in the Western Balkans, dic...
The instability that has engulfed the European continent w...
Former New Jersey Gov. Chris Christie is expected to a...
President Emmanuel Macron admitted on Wednesday that F...
The Kosovo Police announced that a police officer was inju...
Theodoros Pangalos, the former Foreign Minister of Gre...
Viron Prodani brings to the readers' attention the history...
Today, the great theater actor, Zhani Zicishti, celebrates...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
The 76th French Cote d'Azur film festival saw a record num...
The governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, spoke...
Sot, më 31 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.1 lekë...
The exchange rate of the euro with the lek is touching new...
Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit...