Serious accident on the Tirana-Elbasan axis/ Concrete mixer falls from a height, suspected victims
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...

Alqi ishte manjak,por jo ashtu siç i shkon mendja lexuesit. Qe manjak për të bërë foto. Rrinte pas fotografëve të rrugës dhe u lutej ta nxirrnin në poza siç pëlqente ai dhe në vendet ku donte ai. Në fillim ia bënë ca shkrepje para Hotel-Turizmit dhe Bankës së Shtetit. Më vonë e shporrnin se ngulte këmbë ta fotografonin edhe para gjimnazit, edhe para teatrit dhe më e lodhshmja, edhe para uzinës së preçizionit nga që kjo ishte në periferi të qytetit.
Alqi sa kishte mbaruar ushtrinë kur i hipi ky zell i madh për të dalë në resme, siç e tallnin korçarët. Ai qytet kishte plot njerëz me llagape të çuditshme që nga Kiço Rabecka, Faik Gjymi ,Nesti Zëri, Llaqi Gjuha, Raqi Lopa, Pandi Këndeska...por asnjëri nuk kishte maninë e Alqit.
Të gjithë silleshin urtë dhe të matur, veç ky këmbëngulte për foto. Në fakt i ngeli “Manjaku” se ashtu sillej. Bile te Turizmi sapo shihte të huaj me aparat fotografik në dorë me vrap u dilte para dhe qeshte. Nuk guxonte t’i nxiste ta nxirrnin, por vetë qëndrimi i tij bënte që ata ta shkrepnin. Sa dëgjonte shkrakun e aparatit i hipte mërzia se nuk do mundej ta merrte pamjen e stamposur nga që turistët do iknin e askush në botë nuk do kujtohej më për të.
Alqi ishte 20 vjeç kur u bë manjak. Jetonte me nënën. Babai i kishte vdekur herët dhe nga fisi i të atit jetonte vetëm xhaxhai,Pandi,ikur në Amerikë kur Alqi nuk kishte lindur ende. Sa mbaroi ushtrinë nisi punë te fabrika e qelqit,bash në furrën e shkrirjes dhe nga që nuk kishte zanat e vunë të ngopte me rërë zjarrin e madh te gryka. Djersinte më tepër se 5 litra ujë që pinte,lodhej e raskapitej.Paguhej pak se quhej punë e pa kualifikuar. Mbase nga ky stres e kapi sëmundja e fotografimit.
Kaluan vite e Alqin nuk e ngacmonin më qytetarët. E dinin se çfarë manirash kishte. Vetëm vogëlushët e thërrisnin me zë të ulët manjak, manjak ,kur u kalonte pranë. Mbeti me punë te fabrika e nuk u martua. I vdiq nëna dhe fillikat bënte rrugën punë-shtëpi-fotografi.
Kur ndërroi sistemi ai nuk u përzje me asnjë protestë apo grupim politik. U bë gati të ikte nga mali për Greqi kur u mbyll fabrika. Por ato ditë i mbërriti lajmi se vdiq xhaxhai në Amerikë. Mësoi nga ca miq të tij që kishin ikur me green card në Amerikë se xhaxhai nuk kishte krijuar familje atje dhe pasuri e katandi ça kishte duhej të interesohej nga që i takonte atij.
Në fillim nuk e besoi,më pas mendoi se xhaxhai ishte i varfër,por kurioziteti e ngacmoi e shkoi tek një zyrë avokatie. Kërkoi të interesoheshin ata. Kaq,vetë iku në Selanik e nisi punë si ndihmës i Bertit,kushëririt të tij hidraulik. Shpërblehej mirë dhe jetonte ku e ku krahasuar me vendin ku u rrit. Deri sa një ditë një zile telefoni e çoroditi.
-Eja se xhaxhai ka lënë pasuri,-i thanë nga atdheu.
Udhëtoi për tërë natën dhe në mëngjes u shfaq para avokatit. Ai nuk ishte aq miqësor sa para ca muajsh.
-Hë?- pyeti Alqi.
-Na folë ti,-i tha avokati dhe nxori mbi tavolinë qindra foto të Alqit dalë në qytet para cdo institucioni,duke qeshur e duke rrezatuar lumturi.
-Kap njërën,-e shtyu.-Dhe lexoje nga pas çfarë ke shkruar!
Dora i kapi atë duke u zgërdhirë te Turizmi. Nga prapa shkruar :”I dashur xhaxha,jam mirë. Sapo kam ndërtuar hotelin e ri,ky prapa meje.Kemi shumë,shumë punë. Të fala, nipi yt, Alqi!”
-Lexo këtë që ke dalë te Banka.
-I dashur xhaxha e bleva edhe bankën e qytetit. Punët më ecin mbroth. Të përqafoj,Alqi,nipi yt!
Iu kujtuan vitet dhe vendet e fotova,siç mbante mend fjalet shkruar nga prapa.
-Pse?- e pyeti avokati.-Pse ke mashtruar njeriun tënd qindra herë në plot e plot vite?
Alqi u ul në karrike dhe nisi shpjegimin.
-Xhaxhai na dëgonte letra. Shmallej ai,por dhe ne,na fliste për jetën e tij gjerë e gjatë. Brenda në zarf fuste dhe foto dalë para vilës së tij,dalë në restorante,me makinë,në plazhe..
Asnjëherë nuk dërgoi qoftë dhe dhjetë dollarë. Ai e dinte se si jetoja unë dhe nëna,me barkun bosh e me shpirtin zgavër. Ndaj u nxeha nga ligësia e tij dhe ndërmora hakmarrjen. Dilja foto para çdo ndërtese dhe ia nisja,si shkolla ime,fabrika ime, uzina ime. Kërkoja ta çmendja,të mallkonte veten që kishte ikur në Amerikë,se ne këtu gjenim gëzim e lumturi më shumë se ai. Ndaj u bëra maniak pas fotove,nga që kisha fiksim mposhtjen e mëndjemadhësisë së tij.
Pas një qetesie avokati foli zbehtë:
-Ke kryer vetëvrasje,bir. Xhaxha Pandi ka lënë testament. Fotot dhe letrat t’i kthen ty,merri,tani je pronar i tyre. Ndërsa paratë,pas shitjes së vilës dhe dy dyqaneve,ai ia fal muzeut të qytetit se nipi im,shkruan xhaxhai ,është tejet i pasur e nuk ka nevojë per gjë.
Donte të ikte me vrap,por avokati i dha faturën e shpenzimeve. Shifra e tronditi.
-Të t’i shlyej me këste?-propozoi.
Avokati nuk foli. Në rrugë gjallëri e diell. Vrapoi drejt autobuzit të Selanikut. Ai po lëvizte,sa po nisej. I ra fort derës e nga brenda dikush bertiti:
-Hape,o shofer,hape! Po udhëtoka dhe manjaku sot me ne.../CNA
Shkrimtari Hysen Kobellari ka kujtuar nëpërmjet një po...
Today, a commemorative event was held in the library o...
"Two outstanding Albanian personalities in the Ottoman Emp...
Albanian artists have staged a drama on the stage of the L...
May God bless the great Albanian of the century Sami Repis...
In addition to the invaluable artistic creativity in the f...
Activist Brizida Gjikondi has shared on her social network...
It had been three days that every morning I went down ...
Today is the Night of Qadr and according to the Islamic re...
The month of Ramadan is in the last 10 days, which has the...
The well-known painter, Ali Oseku, passed away yesterd...
Jaku Goja has nothing to do with Francesco Goja. He is Alb...
The great actress, Margarita Xhepa, celebrates her 90th bi...
There is an industry that could be the ambassador of our p...
The day was so beautiful, but I got dark as soon as I ...
This Wednesday evening, the premiere "Tirana from the Air"...
The second Albanian school after Korça was opened in Pogra...
Berti has been my best friend. Even narrower than when he ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
The well-known artist from Korça, Gjergj Sulioti, has pass...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...