LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Perëndimi nuk duhet ta lejojë Kinën të kryejë një masakër tjetër në Tiananmen

2022-11-30 08:36:00, Kosova & Bota CNA

Perëndimi nuk duhet ta lejojë Kinën të kryejë një

Më 13 tetor, vetëm pak ditë para fillimit të Kongresit XX-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, një burrë organizoi një protestë i vetëm në një mbikalim në Pekin kundër Presidentit Xi Jinping dhe politikës së tij drakoniane “Zero Covid”.

Në atë kohë shpresova se veprimet e atij heroi të vetmuar, do të shkaktonin një valë protestash paqësore për ta penguar Xi-në të vazhdonte të dëmtonte popullin kinez. Por shpresat e mia u zbehën shpejt nga vetëdija se politikat e regjimit të bazuara tek një represion shumë i madh i kanë bërë protestat të rralla dhe gati të pamundura.

Ndërkohë, ajo që ka ndodhur gjatë javës së kaluar, i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e mia. Së pari ndodhi revolta e punëtorëve në një fabrikë të kompanisë “Foxconn”, që protestuan për kushtet e mjerueshme në punë. Më pas erdhën protesta mbarëkombëtare, pas një zjarri në Xinjiang që vrau disa njerëz, për të cilët thuhet se nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga ndërtesa e përfshirë nga flakët për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga bllokimi.

Demonstratat nisën duke shprehur zemërim për politikat e ashpra të “Zero Covid”. Por shumë shpejt kërkesat e protestuesve evoluan shpejt në një lëvizje që kërkonte liri më të gjera: liri të fjalës, liri të tubimit, dhe liri nga diktatet e Partisë Komuniste.

Perëndimi nuk duhet ta lejojë Kinën të kryejë një

Demonstruesit kudo në vend janë duke përsëritur në një masë të madhe sloganet e shfaqura nga ai protestues i vetëm në urën e Pekinit. “Ne duam të hamë, dhe jo të bëjmë teste për koronavirusin; reforma, jo Revolucion Kulturor”- shkruhej në një pankartë të kohëve të fundit.

“Ne duam liri, jo bllokime; zgjedhje, poshtë pushtetarët. Duam dinjitet, jo gënjeshtra. Bëhuni qytetarë, dhe jo njerëz të skllavëruar” ishin parulla të tjera. Si një njeri që dikur mora pjesë në demonstratat pro-demokracisë në sheshin Tiananmen në vitin 1989,  nuk mund të mos ndjej jehonën e atij momenti në ngjarjet që po ndodhin në Kinë tani.

Unë isha atje kur Partia Komuniste Kineze dërgoi trupa për të vrarë protestuesit, dhe kam frikë se kjo histori mund të përsëritet edhe sot. Bota nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e Xi dhe PKK për të mbetur në pushtet. Regjimi do të përdorë plotësisht të gjitha burimet që ka në dispozicion, duke përfshirë teknologjinë e vëzhgimit, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Perëndimi nuk duhet ta lejojë Kinën të kryejë një

Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur forcat pro-demokratike, dhe për ta penguar regjimin e Pekinit të përdorë forcën. Shpresojmë që protestat të sjellin përfundimisht ndryshimet që kërkojmë. Unë shoh të paktën 4 kushte që duhet të plotësohen njëkohësisht që të ketë një shans për të arritur një ndryshim domethënës në Kinë. Së pari, njerëzit duket se janë shumë të pakënaqur me statuskuonë politike.

Së dyti, duhet të lindë një opozitë e qëndrueshme demokratike. Së treti, duhet të ndodhë një përçarje brenda udhëheqjes së qeverisë së Partisë Komuniste. Së katërti, komuniteti ndërkombëtar do të duhet të besojë se opozita demokratike e Kinës është e qëndrueshme dhe do të zgjedhë që ta mbështesë atë.

Kushti i parë është plotësuar; i dyti mbetet për momentin një ëndërr. Ndërsa kushti i tretë mund të përmbushet ende nëse vazhdojnë protestat. Këto katër kushte janë reciprokisht përforcuese të njëra-tjetrës, por unë dua që të fokusohem tek kjo e fundit.

Komuniteti ndërkombëtar mund të bëjë shumë për ta ndihmuar lëvizjen. Para së gjithash, administrata e Bajden dhe qeveritë e tjera perëndimore, duhet të bëjnë paralajmërime të qarta dhe specifike ndaj Kinës për pasojat e çdo lloj shtypjeje të përgjakshme të protestave.

Komuniteti ndërkombëtar mund të kërcënojë me vendosjen e sanksioneve ekonomike shtesë, një ndihmë më të madhe për Tajvanin, dhe me sanksione ndaj pasurive të ruajtura në parajsat fiskale të familjeve kryesore politike të Kinës.

Në rast se shfaqet një ndarje brenda udhëheqjes së PKK, ata mund të zgjedhin të flasin me liderë më mendje-hapur, në vend të fanatikëve të regjimit, për të forcuar legjitimitetin e të parëve.

Mbi të gjitha, qeveritë perëndimore nuk duhet të përsërisin gabimet e bëra në vitin 1989, kur Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera bënë shumë pak përpjekje për ta penguar liderin e atëhershëm të Partisë Komuniste Kineze Ten Hsiaopin që të masakronte studentët protestues, pasi ata nuk besonin se ai do ta bënte këtë.

Perëndimi nuk duhet ta lejojë Kinën të kryejë një

Udhëheqësit e sotëm perëndimorë, mund të tregojnë hapur mbështetjen e tyre morale për protestuesit, dhe t’i inkurajojnë autoritetet kineze që të angazhohen në dialog paqësor me ta. Ndërkohë qeveritë perëndimore duhet ta shfrytëzojnë gjithashtu këtë mundësi, për të bashkëpunuar më ngushtë me organizatat e të drejtave të njeriut dhe diasporën kineze për të kuptuar më mirë abuzimet e mëdha me të drejtat e njeriut brenda Kinës.

Gjithashtu, ato mund t’i përfshijnë këto mesazhe në dokumente dhe takime zyrtare, për të ndihmuar lëvizjen demokratike në këtë vend dhe për të nxitur forcimin e shoqërisë civile kineze. Kur pashë tanket në sheshin Tiananmen të shtypnin pa mëshirë të rinjtë protestues, kuptova se Kina duhet të ndryshojë.

Këto protesta kanë krijuar një situatë të re për popullin kinez. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë se ai është i përgatitur që të bashkohet me të gjithë ata në mbarë botën që tani jetojnë në vende të lira. Një hapje për ndryshim të rëndësishëm mund të vijë në javët ose muajt e ardhshëm, ose mund të duhen edhe disa vite të tjera.

Por kjo nuk do të ndodhë kurrë pa një përpjekje kolektive, dhe këtu përfshihet edhe komuniteti ndërkombëtar. Prandaj, ata jashtë Kinës duhet të jenë të gatshëm që të ndihmojnë në nxitjen e ndryshimeve politike në këtë vend autoritar.

Shënim:Jianli Yang, një ish-protestues i Sheshit Tiananmen dhe i burgosur politik i Kinës, është themeluesi dhe drejtues i Nismës për Fuqizimin e Qytetarëve në Kinë.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga