Guterres visit to Ukraine/ He will meet with Zelensky and Erdogan on Thursday
The Secretary General of the United Nations Organizati...

Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën se si palestinezët trajtohen nga qeveria izraelite si "apartejd". Kancelari gjerman Sholc reagoi menjëherë duke u distancuar nga emërtime të tilla. "Sigurisht, në lidhje me politikën izraelite ne kemi një vlerësim të ndryshëm. Dua të them qartë se unë nuk do ta përdor fjalën "apartejd" dhe nuk besoj se është e drejtë të përdoret ky term për të përshkruar gjendjen," tha Scholz.

Megjithëse Gjermania ka shprehur në të kaluarën mbështetje për krijimin e një shteti të mundshëm palestinez nën të ashtuquajturën zgjidhja me dy shtete, Scholz u tha gazetarëve se "nuk është koha për të ndryshuar situatën", domethënë që Berlini të njohë zyrtarisht Palestinën si një shtet të pavarur.
Kancelari nuk reagoi ndaj fjalës 'holokaust'
Por kritikat janë shtuar të mërkurën ndaj kancelarit Scholz, se pse nuk reagoi menjëherë, edhe pse u duk që nuk ishte dakord kur presidenti Abaz përdori fjalën "holokaust" për të përshkruar vrasjet e civilëve, kufizimet e të drejtave të palestinezëve dhe ngritjen e vendbanimeve izraelite në trerritoret palestineze, që konsiderohet si shkelje e ligjeve ndërkombëtare edhe nga Gjermania dhe shumë vende të tjera. Abaz akuzoi Izraelin për Holokaust ndaj palestineziëve. Abaz ttha se "që nga viti 1947 deri më sot Izraeli ka kryer 50 masakra në 50 fshatra e qytete palestineze, 50 masakra, 50 holokaustë."
Scholz i ndoqi deklaratat e Abaz me mimikë të ngrirë, dukshëm i zemëruar, dhe bëri përpjekje për të reaguar, por zëdhënësi i tij, Steffen Hebestreit kishte thënë më parë, se kjo ishte pyetja e fundit dhe e deklaroi të mbyllur konferencën.
Edhe korrespondentja politike e DW, Nina Haase, që ndoqi konferencën, tha se "kur presidenti Abaz përdori fjalën "holokaust" për veprimet e qeverisë izraelite, u duk se kancelari Scholz donte të përgjigjej, por ai nuk e bëri këtë, sepse konferenca e shtypit mbaroi".
"Normalisht udhëheqësit gjermanë reagojnë ndaj një gjuhe të tillë jodiplomatike dhe kancelari nuk bëri figurë të mirë këtu. Por është gjithashtu e paqartë nëse Abazi i bëri ndonjë favor kauzës së tij duke provokuar në këtë mënyrë me vetëdije kancelarin gjerman. Ky qëndrim mund të ndikojë në gatishmërinë e Scholzit për t'i dhënë Mahmud Abazit mbështetje të plotë në të ardhmen." - mendon korrespondentja politike e DW Nina Haase.
Reagime kritike ndaj Scholz

Vetëm më vonë në mbrëmje, kancelari Scholz reagoi në gazetën "Bild" duke thënë, se "pikërisht për ne gjermanët çdo lloj relativizimi i holokaustit është i padurueshëm dhe i papranueshëm." Kreu i partisë më të madhe në opozitë, Friedrich Merz e kritikoi kancelrin Scholz duke e quajtur këtë si "të pamendueshme." Kancelari "duhet ta kishte kundërshtuar veçanërisht dhe qartë e t'i lutej që të largohej nga salla", shkroi Merz. Kurse politikani i CDU-së, Armin Laschet e quajti paraqitjen e Abbasit, "gabimin më të madh që është dëgjuar ndonjëherë në zyrën e kancelarisë." Ambasadori i ri i Gjermanisë në Izrael, Steffen Seibert e quajti krahasimin që bëri Abaz me holokaustin "të gabuar dhe të papranueshëm". Nga Izraeli erdhën po ashtu kritika për deklaratën e Abaz. Kryeministri izraelit, Jair Lapid tha se që Abaz flet për 50 holokaustë "në një kohë që ndodhej në tokën gjermane nuk është vetëm turp moralisht, por edhe një gënjeshtër e padurueshme."
Edhe Komiteti Ndërkombëtar për Aushvitcin ka kritikuar si deklaratën e Abaz ashtu edhe reagimin hezitues të Scholzit. Zëvendëspresidenti ekzekutiv i komitetit, Christoph Heubner tha se, presidenti e "ka përdorur qëllimisht skenën politike në Berlin për të nënçmuar politikën gjermane të kujtesës dhe marrëdhëniet me shtetin e Izraelit." Heubner kritikoi edhe qeverinë gjermane. "Është e habitshme dhe e pakuptueshme, që pala gjermane nuk ishte e përgatitur ndaj provokimeve të Abazit dhe deklaratat e tij për Holokausin mbetën të pakundërshtuara."
Abazi e përdori konferencën e shtypit edhe për të kritikuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Kombet e Bashkuara, për atë që ai e konsideron si mungesë veprimi ndaj shpalljes së shtetit palestinez, pavarësisht se pretendojnë se e mbështesin këtë gjë./DW
The Secretary General of the United Nations Organizati...
The wave of drought that has hit the European Union co...
A group of journalists and lawyers sued the US intelligenc...
A Ukrainian ship loaded with 23,000 tons of grain left...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
US First Lady Jill Biden tested positive for the COVID...
Moscow blamed saboteurs today for a series of explosio...
A court in Russia fined the lead singer of the classic...
The US military announced today that it conducted a test of ...
Finland has announced that it will reduce the number of tour...
Donald Trump "respectfully" asked on his social platform "...
A dog in Paris has contracted monkeypox after sleeping in th...
Një fëmijë tre-vjeçar përfundoi në spital në gjendje të rënd...
The United States and South Korea next week are expected t...
The upcoming meeting in Brussels of the leaders of Kosovo ...
Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiwa...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hë...
Zëvendëspresidenti, William Ruto është shpallur fitues i z...
Një sërë protestash kanë nisur ditën e sotme në disa q...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...