LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The CIA is being sued for allegedly wiretapping lawyers and journalists who met with Julian Assange

2022-08-16 21:20:35, Kosova & Bota CNA

The CIA is being sued for allegedly wiretapping lawyers and journalists who met

A group of journalists and lawyers sued the US intelligence agency, the CIA, and its former director, Mike Pompeo, alleging that the agency wiretapped them when they visited WikiLeaks founder Julian Assange during his stay at the Ecuadorian embassy in London.

The lawsuit alleges that the CIA, under Mr. Pompeo's direction, violated the privacy rights of American journalists and lawyers by wiretapping them. The plaintiffs include journalists Charles Glass and John Goetz, as well as lawyers Margaret Kunstler and Deborah Hrbek, who have represented Mr Assange.

"Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i mbron qytetarët amerikanë nga tejkalimi i kompetencave prej qeverisë amerikane edhe kur aktivitetet zhvillohen në një ambasadë të huaj në një vend të huaj", tha Richard Roth, avokati kryesor që përfaqëson paditësit.

CIA-s, e cila nuk pranoi të komentojë mbi padinë, i ndalohet të mbledhë informacione zbulimi për qytetarët amerikanë, megjithëse disa ligjvënës pretendojnë se agjencia mban një bazë sekrete të të dhënave të komunikimit mes amerikanëve.

Zoti Assange ka apeluar në Gjykatën e Lartë në Londër për të bllokuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me akuza penale në një betejë ligjore që është zvarritur për më shumë se një dekadë.

Padia e së hënës u ngrit në Gjykatën e Qarkut për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Në dokument thuhet se gazetarëve dhe avokatëve u kërkohej t'i dorëzonin pajisjet e tyre elektronike tek firma “Undercover Global S.L.”, një kompani private sigurie, e cila në atë kohë ofronte sigurinë për ambasadën, përpara se të takoheshin me zotin Assange. Padia pretendon se kompania ka kopjuar informacionet në telefonat e tyre dhe ia ka dhënë CIA-s, e cila në atë kohë drejtohej nga zoti Pompeo.

Zoti Assange qëndroi shtatë vjet në ambasadë, përpara se të detyrohej të dilte prej saj dhe të burgosej në vitin 2019.

Mike Pompeo dhe firma “Undercover Global S.L.” nuk mund të kontaktoheshin dot menjëherë për komente.

Zoti Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, duke përfshirë një akuzë për spiunazh, në lidhje me publikimin nga WikiLeaks të të dhënave konfidenciale të ushtrisë amerikane dhe kabllogrameve diplomatike. Përkrahësit e tij thonë se ai është një hero, i cili është viktimizuar, sepse ekspozoi shkeljet ligjore të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Afganistan dhe Irak./ VOA

Lajmet e fundit nga