LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO+VIDEO/ Denoncimi: Qen dhe plehra kudo në Kuçovë

2023-09-26 13:45:00, Denoncim CNA

FOTO+VIDEO/ Denoncimi: Qen dhe plehra kudo në Kuçovë

Ish kandidati i Bashkë Fitojmë për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka publikuar disa foto dhe video ku shihen plehar dhe qen kudo në rrugët e qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi e denocon këtë fakt dhe quan një skandal faktin se merren paratë nga tenderat, pasurohen për veten e tyre dhe qyteti çdo ditë është i mbushur plot me plehra dhe qen.

Tendera korruptivë të qenve dhe pastrimit në Bashkinë Kuçovë! Paratë i marrin, pasurohen dhe qyteti çdo ditë plot me plehra dhe qen!

Së bashku të pastrojmë Bashkinë Kuçovë nga plehrat!

Skandal! Qyteti Kuçovë i mbushur me qenë e plehra, me treg si kandahar, rrugët si në Mesjetë! Imagjinoni fshatrat pa rrugë e ura, pa investime!

Bashkia e grabitur në “14 Maj” nga narkoshteti tregon më së miri se kush fshihet pas tenderave korruptivë që abuzojnë në taksat tuaja.

Hajdari ‘pengu’ i ish-fatorinos oligarkut Salillari i kallëzuar disa herë në “SPAK” dhe “Organet e Drejtësisë”, dënuar nga Gjykata e Janinës në Greqi duke qënë i pranishëm, vazhdon t’u shërbejë vetëm disa individëve për interesa korruptivë me taksat tuaja.

Bashkinë e grabitur do ja kthejmë banorëve! Hajdutët në Bashki dhe atyre që kanë abuzuar e abuzojnë me taksat tuaja dhe që manipuluan votat, do të përgjigjen rëndë!

S’ka kthim pas! Mbetem njohës shumë i mirë dhe zbatues i përpiktë i ligjit dhe luftëtar i pamposhtur kundër krimit dhe korrupsionit”, denoncon Maliqi./ CNA

Lajmet e fundit nga