UN: A quarter of Gaza's population is one step away from starvation
At least a quarter of Gaza's population, 576,000 peopl...

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake demokratike në Michigan të martën, mirëpo një votë proteste e demokratëve të zemëruar për mbështetjen e tij për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë, i ka tejkaluar pritshmëritë e organizatorëve.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka fituar bindshëm zgjedhjet paraprake republikane në këtë shtet, duke i rritur mundësitë për të fituar nominimin e partisë së tij, për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ndonëse Biden dhe Trump është pritur që të fitojnë lehtësisht në zgjedhjet paraprake në këtë shtet, procesi i numërimit të votave është vëzhguar prej afër, për të parë dozën e mbështetjes që ata gëzojnë.
Në Michigan, ku gjendet një komunitet i madh arabo-amerikan, votuesve demokratë u është bërë thirrje që të plotësojnë fletëvotimet si “të pavendosur”, si shenjë proteste për politikën e Biden-it për Gazën.
Pas pothuajse gjysmës së votave të numëruara, numri i votuesve “të pavendosur”, ka shkuar në mbi 58.000, sipas organizatës "Edison Research", duke e tejkaluar shifrën 10.000 që e kishin pritur organizuesit e protestës.
Shumë prej pjesëtarëve të komunitetit arabo-amerikan, që e kanë përkrahur Biden-in më 2020, tani janë të zemëruar. Biden ka thënë më vonë, përmes një deklarate, se falënderon çdo banor të Michigan-it, të cilit i është dëgjuar zëri.
“Shfrytëzimi i së drejtës së votës dhe pjesëmarrja në demokraci, është çfarë e bën Amerikën të mrekullueshme”, ka thënë ai.
Sipas "Edison Research", Biden gëzon 80 për qind mbështetje në Michigan, ndërsa 13 për qind janë të pavendosur. Pas 58 për qind të votave të numëruara të republikanëve, Trump gëzon 67 për qind mbështetje, në krahasim me kundërkandidaten e tij, Nikki Haley, me 27 për qind.
Ky shtet e ofron vazhdimisht mundësinë e identifikimit të votuesve si “të pavendosur”, për të kuptuar bazën e mbështetjes për një kandidat.
Michigan-i pritet të luajë rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, kur pritet të përballen kokë më kokë Biden-i dhe Trump-i./REL
At least a quarter of Gaza's population, 576,000 peopl...
Ukrainian authorities on Tuesday accused Russia of a disin...
A group of citizens gathered on Tuesday in front of th...
The European Commissioner for Neighborhood and Enlargement...
While Joe Biden and Donald Trump continue to win in intra-...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, told the Chines...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg said the alliance ...
The envoy of the European Union for the Kosovo-Serbia dial...
Thousands of Polish farmers marched on the streets of Wars...
Russia on Tuesday ordered a six-month ban on gasoline expo...
Financieri dhe filantropisti Jacob Rothschild, i dinas...
Lebanese militant group Hezbollah said it fired a barr...
Slovak Prime Minister Robert Fico warned against a "da...
Under the mediation of the European Union, meetings will b...
United States President Joe Biden said he hoped a ceasefir...
French President Emmanuel Macron told European counterpart...
Russia has rejected a Swiss idea of possible talks in Ge...
Two KFOR members were threatened with death this Monday in...
Former US President Donald Trump has appealed a court deci...
While many Western countries have severed economic tie...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious road accident occurred this evening on the Fushë...
Journalist Ilir Demaliaj has made a statement to the media...
Analyst Ilir Demaliaj was raped today by two people. The n...
The accident resulting in the death of a 32-year-old man n...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
A field inspection has begun in the Maliq area, after the ...
Heavy rainfall accompanied by strong winds has caused prob...
Albania will be affected this Tuesday by relatively stable w...
The acting government of Kosovo considers that Serbian Pre...
US President Donald Trump has praised the progress of the ...
The Kosovo Specialist Chambers in The Hague announced on W...
US President Donald Trump has stated that he has earned ar...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një kon...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.8 lek and s...
The structure of Albania's Gross Domestic Product (GDP) fo...
Applications for VAT compensation for farmers begin today,...