Sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot?/ Kursi i këmbimit, 25 shkurt 2023
Sot më 25 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.6 lekë dh...

Gazetari Klodian Tomorri, për refuzimin e padisë nga Gjykata Administrative, të biznesmenit Pëllumb Salillari për katet pa leje të pallatit në zonën e Liqenit të Thatë, ku kërkohej shfuqizimi tërësisht i vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për konfiskim të objektit dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë, sqaroi vendimin e gjykatës.
Nga studio e MCN Economy, Tomorri deklaroi se në objektin në fjalë për konfliktin Salillari-qeveri kemi të bëjmë me konfiskim total të objektit, jo vetëm të kateve pa leje, duke u konfiskuar i gjithë objekti.
Ai shtoi se në vitin 2020, mazhoranca ka ndërruar ligjin për menaxhimin e territorit dhe në të thuhet se nëse një subjekt ndërtues, në një objekt leja e ndërtimit shkelet mbi 10% të sipërfaqes dhe ka shtesë si të kateve dhe volumit anësor, objekti konfiskohet i gjithi, ndërsa për rastet e tjera kemi pasur konfiskim të kateve pa leje.
“Aty flitet për një objekt që vlen mesatarisht 20-30 milionë euro me vlerë tregu. Në lojë janë shumë para, nuk është vetëm shtesa pa leje, por bëhet fjalë për gjithë objektin.
Dje gjykata rrëzoi kërkesën e Salillarit për sigurimin e padisë, që të pezullohej procedura deri në gjykimin në themel të çështjes.
Ajo që kemi sot të sigurtë dhe të qartë nga zhvillimet e deritanishme është se mes qeverisë, Kryeministrit Rama dhe biznesmenit Salillari një nga përfituesit më të mëdhenj të kontratave publike, kemi një konflikt apo situatë të agravuar.
Me sa duket qeveria është e bindur të vazhdojë deri në fund me konfiskimin e objektit, nëse dhe gjykata do e konfirmojë atë që thotë qeveria, bëhet fjalë për një goditje të fortë.
Ne dimë nga praktika se ligji në Shqipëri zbatohet në mënyrë selektive kur do qeveria. Ka biznese ku ligji zbatohet i rregullt, ka të tjera, ku ligji zbatohet siç duhet.
Kemi një përplasje të fortë se janë shumë para në lojë, dëm që shkon në 30 milionë euro. Kjo nuk është më konflikt apo përplasje e thjeshtë, por përplasje ku ka shumë para.
Fakti që qeveria po vazhdon në drejtimin e saj dhe biznesmeni në drejtimin e tij, tregon që ka një përplasje shumë të fortë.
Mbas vendimit për bllokimin në fillim, pati marrë nja dy kontrata në kesh dhe te ARRSH, këto janë dy të fundit.
Jemi në një situatë ku gjykata e ka parë të padrejtë kërkesën e kompanisë për pezullim padie.
Shumë shpejt do të jetë gjykimi i çështjes në themel që do të japë vendimin përfundimtar, por kam përshtypjen se qeveria do të vazhdojë përpara me konfiskimin e objektit dhe përdorimin për qëllimin që ka.
Nëse qeveria konfiskon ndërtime në shkelje të lejes në mënyrë substanciale nuk e shoh si aspekt negativ, se vende të tjera janë shumë më të ashpra.
Ajo që duhet të shohim dhe këmbëngulim është që ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë dhe jo me një standard për një subjekt dhe me një standard tjetër për një biznes tjetër.
Se kemi parë edhe objekte të ndryshme që legalizohen në tejkalim të lejes. Të gjithë duhet të luajnë sipas të njëjtave rregullave.
Shteti duhet të jetë më i ashpër ndaj ndërtimeve pa leje. Pjesa tjetër negative është e dhënies së lejeve, se këta i shkruajnë vetë katet që duan.
Shtesat ndodhin pasi këta e japin lejen sa duan, por pasi u shiten këto kate, shtojnë dhe ca kate pa leje”, shprehet Tomorri.
Lidhur me procesin, Tomorri tha se nuk sheh ndonjë kosto shqetësuese për buxhetin por se është kostoja e një procesi gjyqësor që paguhet nga qytetarët.
Ai sqaroi se në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjyq ku përfitimi që pretendon shteti është 30 milionë euro dhe se ky do të jetë proces gjyqësor që do marrë formë të prerë në Apel.
“Nëse do kalojë në pronësi publike për strehim social apo për institucione publike apo do jetë kompania që do ruajë të drejtën të ruajë pronësinë e objektit.
Kompania pretendon se ne nuk jemi në kushte që të na merret gjithë objekti, nuk kundërshton që ka shkelje. Pastaj do vendosë gjykata.
Ky është rasti i parë i përballjes mes shtetit me ndërtuesin, ose si rasti i parë ku qeveria thotë se unë e kam seriozisht me ndërtimet pa leje dhe kushdo që shkel do përballet me këtë ndëshkim.
Tani duhet të shohim a do jetë metri i njëjtë për të gjithë”, ka thënë më tej ai.
Sipas tij, për ndërtimet pa leje Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë dënimin me 8 vite burg, por se problemi është që "metri" të jetë i njëjtë për të gjithë./CNA.al
Sot më 25 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.6 lekë dh...
The General Directorate of Taxes has warned today that bus...
After 8 years, yesterday the news circulated in the media ...
Foreign currencies are more devalued than ever in exchange...
Today, February 23, the American dollar is bought at 107.8...
Euro today is exchanged for 114 Lek. For the first time, t...
The Swiss Franc continues to trade higher than the Euro an...
Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa ësh...
The American dollar is bought at 107.7 ALL and sold at...
Monedhat e huaja kanë “ngrirë”, në këmbim me Lekun shq...
Referring to the data related to the Platts stock exchange...
Dollari amerikan ka shënuar rënie në tregun valutor. Euro...
Sot me 17 shkurt, dollari amerikan blihet me 108 lekë dhe ...
The Tax Administration has given the alarm that certain in...
Today, February 16, the American dollar is bought at 1...
At the last meeting, the Transparency Board decided to inc...
Monedhat e huaja nuk kanë ndonjë ndryshim në këmbim me një...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, çmimet e naftës janë r...
The American dollar has fallen again, being exchanged for ...
Today, February 13, the American dollar is bought at 1...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...