LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SKANDAL/ Wizz Air vijon avazin, mashtron udhëtarët, me orë të tëra në pritje

2023-12-01 10:20:00, Denoncim CNA

SKANDAL/ Wizz Air vijon avazin, mashtron udhëtarët, me orë

Kompania Wizz Air nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qytetarë kanë mbetur duke pritur në Gate 11 pasi kjo kompani është vonuar me tre orë.

Udhëtarët që duhet të niseshin në orën 06:55 për në Eindhoven në Holandë kanë pritur me orë të tëra pas marrë asnjë njoftim për vonesën.

Si të mos mjaftonte, pak minuta më parë kanë njoftuar se avioni do të nisej në orën 10:00 por tashmë kanë kaluar 30 minuta dhe sërish udhëtarët nuk janë nisur.

SKANDAL/ Wizz Air vijon avazin, mashtron udhëtarët, me orë

SKANDAL/ Wizz Air vijon avazin, mashtron udhëtarët, me orë

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani ajrore përfshihet në skandale të tilla, duke u kthyer në një makth për qytetarët që zgjedhin këtë linjë për të udhëtuar.

Wizz Air e cila pretendon se është një linjë Low Cost në të vërtetë nuk është e tillë pasi u kushton më shumë udhëtarëve me vonesat e tyre, me pritjet, apo shumat shtesë që duhet të paguajnë, apo punët dhe rezervimet që kanë paguar mund t'iu shkaktojnë një dëm financiar. 

Më herët ka patur denoncime se kjo kompani devijon dhe destinacionet duke i dërguar udhëtarët në të tjera shtete dhe duke i lënë të presin me orë të tëra për të fluturuar.

Denoncimi i radhës i ardhur në redaksinë e CNA, e fakton edhe një herë që Wizz Air është një nga linjat ajrore më skandaloze./ CNA

Lajmet e fundit nga