Abandoned villages, the Albanian reality that is deepening
As you move through the villages of Albania, the pleasant ...
As you move through the villages of Albania, the pleasant ...

Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohjes: këto janë shenja që duhen pasur parasysh, sidomos nëse lidhen me mjedisin e punës, ku zakonisht kalojmë shumicën e ditëve.
Në këtë përfundim arrin një studim i kryer së fundmi në Kanada i publikuar në “Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes”, sipas të cilit meshkujt e ekspozuar ndaj një kombinimi faktorësh stresues në punë kanë një rrezik të dyfishtë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.
Ekipi i studiuesve, i udhëhequr nga Matilda Robisho e njësisë kërkimore të Shëndetit të Popullsisë dhe Praktikave Optimale të Shëndetit në Universitetin Laval në Kebek, Kanada, monitoruan 6.500 punonjës (3.118 meshkuj dhe 3.347 femra) për 18 vjet, nga viti 2000 deri në 2018-ën.
Në fillim të studimit, pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor vetë-vlerësimi me pyetje mbi nivelin e stresit të perceptuar në punë, ndjenjën e kontrollit mbi punën e tyre, dhe llojin e mirënjohjes apo shpërblimit të marrë. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte në fillim të studimit patologji që preknin sistemin kardiovaskular, dhe grupi përbëhej nga njerëz të moshës 18-65 vjeç me role të ndryshme profesionale dhe nivele të ndryshme arsimimi, të cilat varionin nga diploma e shkollës së mesme tek ajo e shkollës së lartë.
Të dhënat treguan se meshkuj që gjatë studimit raportuan një kombinim të niveleve të larta të stresit në punë dhe një ndjenje të çekuilibruar në marrëdhënien përpjekje-shpërblim, ishin 2-fish më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të zemrës në krahasim me pjesëmarrësit që nuk e raportuan këtë lloj stresi.
Madje edhe burrat që i nënshtroheshin vetëm njërit prej dy faktorëve, ishin 49 për qind më të rrezikuar të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare. “Stresi i punës i referohet mjediseve kur punonjësit përballen me një kombinim të kërkesave të larta për punë dhe nivelit të dobët të kontrollit mbi punën e tyre.
Kërkesat e larta mund të përfshijnë një ngarkesë të madhe pune, afate kohore të ngushta dhe përgjegjësi të shumta, ndërsa një kontrolli i ulët nënkupton se punonjësi ka pak zë në vendimmarrje dhe mbi mënyrën se si ta bëjë punën e tij”- shpjegon Robisho.
Sipas ekspertëve mungesa e ekuilibrit përpjekje-shpërblim, ndodh kur punonjësit investojnë shumë përpjekje në punën e tyre, ndërsa perceptojnë se shpërblimet që marrin në këmbim, si paga, mirënjohja apo siguria në punë janë të pamjaftueshme ose te padrejta në krahasim me përpjekjet.
Vetë studiuesit e pranojnë se studimi ka disa kufizime. Së pari sepse faktorët e stresit janë vlerësuar me një pyetësor të vetëm në fillim të studimit, ndaj nuk ka asnjë informacion në lidhje me efektin e tyre. Ndërkaq, në lidhje me sëmundjet e sistemit kardiovaskular, rezultatet e studimit rezultuan jo-përfundimtare në rastin e femrave.
“Paaftësia e studimit për të vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë midis faktorëve psikosocialë të stresit të punës dhe sëmundjes koronare të zemrës tek gratë, tregon se nevojiten shqyrtime të mëtejshme në ndërveprimin kompleks midis faktorëve të ndryshëm të stresit dhe shëndetit kardiak të grave”- thotë Robisho./ Përshtatur në shqip nga CNA
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
The Western Balkans, that is the countries of the former Y...
Overhydration is a condition characterized by excessive fl...
Beyond environmental issues, one of the most compelling ar...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Although Ukraine's much-anticipated counteroffensive start...
During the time of the Soviet Union, an anecdote was often...
2005 - The IRA is officially disarmed Two months after an...
Repetition has a strange relationship with the human mind....
The Italian Coast Guard rescues a boat full of migrants of...
Dr. Jim Tucker, a psychologist at the University of Virgin...
1939 - The "father" of psychoanalysis, Sigmund Freud, pass...
After World War I, the League of Nations was created with ...
Next year, NATO - the largest and most capable political a...
The collapse of two dams in Libya, which caused massive fl...
In her last State of the Union speech as president of ...
1980 - Iraq invades Iran, starting a bloody 8-year war...
Russian President Vladimir Putin had strong reasons to wel...
Since Turkey's presidential election in May this year,...
Since the start of the war, American military analyst Mich...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Thirty-five people were killed and 30 others were injured ...
US President Donald Trump has announced that he will seek ...
Almost half of people living in France, Germany, Italy and...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...