web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU: Gjendet salmonelë në një suplement ushqimor, rrezik serioz për shëndetin

2026-05-08 13:31:00, Aktualitet CNA

AKU: Gjendet salmonelë në një suplement ushqimor, rrezik serioz

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me një produkt që tregtohet si suplement ushqimor, që sipas kontrolleve rezulton të jetë të përmbajë salmonelë.

Sipas theksohet përmes një njoftimi nga AKU, bëhet fjalë për një produkt me origjinë nga Gjermani i emërtuar si ‘Moringa Organike’ dhe përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut. 

Njoftimi:

Në vijim të njoftimit ALERT të kategorisë, për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed) me temë “Salmonella spp në suplemente ushqimore me origjinë nga Gjermania”, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut. 
Të dhënat e produktit: 

Lloji i produktit: suplemente ushqimore 

Kategoria e produktit: ushqime dietike dhe suplemente 

Emri i produktit në etiketë: Moringa organic 

Lot: C 12105    

Datë skadence: 28.06.2028 

Sasia e importuar: 12 njësi x125 g

Operatori eksportues në Shqipëri: DRASANVI, SL/

 Nga verifimet e kryera në terren ka rezultuar se sasia e importuar është 12 njësi x125 g, nga të cilat në momentin e kontrollit janë gjetur gjendje në subjekt 6 njësi x125 g, të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin e tij, ndërsa sasia tjetër rezultoi e shitur te konsumatori final. Nga ana e operatorit të biznesit ushqimor është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorët në pikat e tregtimit të këtij produkti. AKU bën thirrje që nëse konsumatorët e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë pranë pikave ku e kanë blerë./CNA





Lajmet e fundit nga