Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e vitit 2022 dërguan në shtëpitë e tyre afro 800 miliardë dollarë. Rreth 80 për qind e këtyre remitancave u dërguan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. India mori 100 miliardë dollarë; ndërsa Meksika 60 miliardë dollarë.
Po vitin e kaluar, remitancat ishin burimi më i madh i hyrjes së kapitalit për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke tejkaluar investimet dhe ndihmën e huaj direkte. Dhe rëndësia e tyre sa vjen e po rritet. Këtë vit, remitancat globale pritet të rriten në 815 miliardë dollarë.
Por a mund të ndihmojnë këto para në nxitjen e rritjes ekonomike në vendet përfituese? Në teori po. Në shumë vende, paratë e gatshme nga jashtë janë një pjesë e rëndësishme e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Për shembull Tonga mori vitin e kaluar remitanca me vlerë sa 50 për qind e PBB-së së saj.
Hyrja e sasive të mëdha të parave në një ekonomi mund të nxisë konsumin, duke i lejuar familjet të shpenzojnë më shumë për gjëra të tilla si ushqimi, arsimi dhe transporti, dhe që të gjitha këto mund ta ndihmojnë rritjen. Po ashtu ato mund të nxisin edhe investimet.
Në vendet e varfra me sektorë të gjerë informalë dhe me një qasje të kufizuar te kreditë bankare, remitancat mund të ofrojnë kapitalin fillestar të nevojshëm për të nxitur sipërmarrjen private. Por remitancat mund të kenë edhe efekte të këqija. Njëri prej tyre është rreziku i “sëmundjes holandeze” .
Koncepti, i shpikur nga “The Economist” në vitin 1977, përshkruante se si fluksi i valutës së huaj në Holandë pas zbulimit të depozitave të mëdha të gazit natyror e rriti vlerën e monedhës vendase, duke i bërë eksportet më pak konkurruese dhe duke i dëmtuar tregjet.
Edhe dërgesat monetare të emigrantëve mund të kenë një efekt të ngjashëm. Për këtë arsye, vlerësimi i efekteve të përgjithshme të remitancave në rritje është jo pak i ndërlikuar. Sipas një analize të 95 studimeve të publikuara në revistën "World Development" në vitin 2020, ato kanë një efekt të vogël, por pozitiv në rritjen ekonomike. Por kjo fsheh edhe disa ndryshime të rëndësishme. Sipas një studimi të botuar në "Economic Modeling" në vitin 2022, një rritje prej 1 për qind e remitancave e rriti PBB-në reale me 0.6 për qind në Republikën Domenikane, por e uli atë me 0.5 për qind në Bosnje Hercegovinë.
Megjithëse ndikimi i remitancave në një ekonomi është i paqartë, efekti te varfëria është disi më i qartë. Remitancat i lejojnë marrësit të shpenzojnë më shumë për ushqime apo për edukimin e fëmijëve. Një përfitim tjetër i rëndësishëm është mundësia që njerëzit të krijojnë kursime.
Për shembull, gjatë pandemisë së COVID-19, remitancat siguruan para shtesë që ndihmuan në zbutjen e ndikimit të ngadalësimeve ekonomike të shkaktuara nga bllokimet. Disa studime kanë zbuluar se rritja e remitancave është e lidhur me uljen e varfërisë. Këto efekte mund të bëhen akoma më të fuqishme.
Së pari, vëllimi i remitancave mund të rritet nëse vendet lejojnë më shumë emigrantë (megjithëse pak vende të pasura duket se dëshirojnë të lehtësojnë rregullat e imigracionit). Dhe reformat mund të ndihmojnë marrësit e remitancave që të kursejnë më shumë nga paratë që dërgojnë të afërmit e tyre.
Sipas Bankës Botërore, në vitin 2022 kostoja mesatare e dërgimit të 200 dollarëve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishte 12 dollarë, ose 6 për qind. Për transfertat në Afrikën Subsahariane, kjo shifër është 8 për qind. Zhvillimet në teknologjitë e pagesave duhet të ulin kostot.
M-Pesa, një platformë keniane e pagesave celulare që ofron transferta me kosto të ulët, ka krijuar imitues dhe po zgjerohet globalisht, duke synuar tregun e remitancave. India ka ambicie të ngjashme me Unified Payments Interface (UPI), platformën e saj kombëtare të pagesave.
Nga 31 marsi, emigrantët indianë në Singapor do të jenë në gjendje të dërgojnë para në shtëpitë e tyre duke përdorur UPI-in. Nëse plane të tilla do të kenë sukses, ato do t’i afrojnë kostot e transferimit me objektivin e OKB-së në masën 3 për qind. Nëse kjo gjë do të kishte ndodhur në vitin 2022, marrësit e remitancave do të kishin pasur në duart e tyre 24 miliardë dollarë më shumë./ Përshtatur nga CNA.al
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folu...
Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe p...
Banka qendrore e SHBA ka rritur sërish normat e intere...
Sot më 23 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 ...
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish ...
Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë, sh...
Sot më 22 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 lekë...
Banka zvicerane Credit Suisse, e cila gjendet para fal...
Sot më 21 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.2 ...
Gjigandi bankar zviceran, Union Bank of Switzerland, UBS, ...
Sot më 20 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, raportohet se është n...
Sot më 19 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Intervenimi i fuqishëm qeveritar në të dyja anët e Atl...
Monedhat e huaja kanë pësuar rënie në këmbimin valuato...
Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali, ka n...
Sot më 17 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.3 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...