ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë, shqetësimi vazhdon, sepse nuk dihet nëse marrja nën kontroll nga USB e bankës së tronditur prej krizës, Credit Suisse, e ka zgjidhur vërtet krizën bankare.
Vetë dimensioni i së vetmes bankë të madhe zvicerane, bankës "së re USB”, jep arsye për t'u shqetësuar. "Një zombi u zhduk, por u krijua monstra tjetër”, komentonte në fillim të javës gazeta "Neue Zürcher Zeitung" shkrirjen e detyrueshme të bankës Credite Suisse me konkurrenten shumëvjeçare. "Rreziku u mënjanua hë për hë, sepse kandidati në gjendje të dobët u largua nga tregu dhe mbështetet tani shumë nga një bankë gati dyfishi i asaj që u vendos nën kontroll,” thotë Martin Lück, kryestrateg gjerman në administruesin më të madh të pasurive të botës, Blackrock.
Përveç kësaj nga ky hap janë siguruar garanci shtesë. Por: "Nëpërmjet këtij hapi është krijuar natyrisht një monolit, një bankë shumë më e madhe, që është me të vërtetë një bankë 'too big to fail', aq e madhe saqë nuk mund të rrëzohet, dhe bankë shumë e rëndësishme për sistemin." Sepse banka e re do arrijë të ketë me gati 1,58 bilionë eurot, dyfishin e prodhimit të brendshëm bruto të Zvicrës. Banka është tashmë aktive në të gjithë botën, si për manaxhimin e pasurive ashtu edhe si bankë investimesh. Një arsye kjo, pse bankat e mëdha kombëtare shprehën javën e kaluar gatishmërinë për të zgjeruar mundësitë e bankave të biznesit, që të marrin dollarë hua me afat të shkurtër. Në këtë mënyrë do të mënjanohet rreziku i mungesës së likuiditetit në sistemin botëror financiar.
Shkurtimet e mëdha të pashmangshme
Me marrjen nën kontroll të bankës, drejtuesit e deritanishëm të USB ndodhen para detyrave herkuliane, sepse këshilli administrativ drejtohet nga bankieri me përvojë në fushën e investimeve, Colm Kelleher, i cili ka punuar 30 vjet me radhë në bankën amerikane të investimeve Morgan Stanley, të cilën e nxori nga kriza financiare nga 2007 në 2009, duke qenë shef i financave të saj. Drejtimi operativ është marrë që nga viti 2020 nga holandezi Ralph Hamers, që ka qenë më parë drejtor i bankës së madhe, ING. Atij i duhet tani të vendosë rregull.
Deri një e pesta e 50 mijë punonjësve të Credit Suisse mund të humbasin punën nga falimentimi i bankës së tyre. "Në modelet e biznesit ka mbivendosje të mëdha”, thotë Martin Lück nga Blackrock, dhe përmend sektorët e admininstrimit të pasurive dhe bankave të investimeve. "Në këta sektorë do të ketë shkurtime të mëdha për ta bërë bankën e re të jetë profitabël.”
Derisa mori drejtimin e USB në shtator 2020, Hamers ka punuar gati 30 vjet për koncernin holandez financiar, ING. Mbas krizës financiare ai ristrukturoi bankën në krye të së cilës ndodhej që prej 2013, dhe e ktheu atë në një bankë digjitale moderne. Reputacioni i tij ka rënë për shkak të një skandali larje parash, të cilën banka e mbylli pesë vjet më parë duke paguar një kompensim prej 775 milionë eurosh. Megjithatë, një proces hetimor kundër tij është ende i hapur dhe kërkon të nxjerrë pse nën drejtimin e Hamersit, Grupi financiar ING, nuk arriti të luftonte larjen e parave.
Kontrollori zviceran i bankave, Finma, ndodhet para një detyre edhe më të madhe. Zëra të veçantë kritikë u dëgjuan për shkak të mungesës së kontrollit të bankës Credit Suisse, për të cilën dihej prej muajsh se ndodhej në vështirësi. A duhej ta kishte vëzhguar bankën më herët dhe sidomos a duhej të kishte vepruar? Kjo është një nga pyetjet që dëgjohet në treg.
Çfarë është duke bërë Banka Kombëtare amerikane?
Interesante është të shihet se cilat banka përfitojnë tani nga shkrirja e bankave në Zvicrës. Sepse faktikisht Credit Suisse dhe UBS janë rivalë të fortë. Shumë klientë të njërës bankë kanë marrë me vetëdije vendim për atë bankë dhe jo për bankën tjetër. Kurse të tjerët kanë pasur lidhje biznesi me të dyja institucionet, sepse kanë dashur të jenë diversifikues. Këta klientë mund të shkojnë tani me llogaritë e tyre bankare te banka të tjera më të vogla ose tek administruesit e pasurive në Zvicër apo në pjesë të tjera të Europës.
Në afat të shkurtër bursistët mezi presin të shohin si do të reagojë ndaj turbulencave të tregut financiar Banka Kombëtare amerikane, Fed, të mërkurën (22.03.2023). A do të vazhdojë ajo të qëndrojë në kursin e ashpër të luftimit të inflacionit? Kjo do jetë sërish zgjatje dore për të marrë bombone nga kutia e bomboneve, shkruan ekspertja e valutave të bankës Commerzbank, Antje Praefcke: "Me sa më kujtohet mua, përqindjet e interesit të Fed nuk kanë qenë kurrë kaq të shtrira kundrejt njëra-tjetrës, nga 0 në 25 deri 50 pikë.” Kjo është e vetëkuptueshme, sepse në fund të fundit problemet e sektorit bankar e kanë pasur pikënisjen në SHBA./ DW
Sot më 22 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 lekë...
Banka zvicerane Credit Suisse, e cila gjendet para fal...
Sot më 21 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.2 ...
Gjigandi bankar zviceran, Union Bank of Switzerland, UBS, ...
Sot më 20 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, raportohet se është n...
Sot më 19 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Intervenimi i fuqishëm qeveritar në të dyja anët e Atl...
Monedhat e huaja kanë pësuar rënie në këmbimin valuato...
Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali, ka n...
Sot më 17 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.3 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Sot më 16 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.7 ...
Sot më 15 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.2 ...
Vendim i Bordit të Transparencës 14.03.2023 Vendimet e Bor...
Falimentimi i Silicon Valley Bank në SHBA shkaktoi tro...
Sot më 14 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106 le...
Sot më 13 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Sot më 12 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.8 ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...