Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Falimentimi i Silicon Valley Bank në SHBA shkaktoi tronditje në tregjet financiare. Dhe megjithëse qeveria amerikane ndërhyri me vendosmëri, shqetësimi për një efekt të mundshëm domino në tregjet financiare mbetet.
Megjithë masat e autoriteteve amerikane në tregjet financiare vazhdon shqetësimi pas falimentimit të dy bankave amerikane. Banka Silicon Valley, e specializuar për financimin e "startup"-eve, u mbyll të premten pas përpjekjes së dështuar për rritjen e kapitalit dhe u vendos nën kontrollin e shtetit. Rregullatorët në SHBA mbyllën në vijim edhe një bankë tjetër, Signature Bank nga Nju Jorku, pasi klientët tërhoqën në masë fondet e tyre nga kjo bankë. Sipas Presidentit Joe Biden dhe ministres së Financave të SHBA-së, Janett Yellen, paratë e depozituara nga klientët janë të siguruara dhe se kostot nuk do të përballohen nga tatimpaguesit, por nga një fond sigurie, i cili ushqehet nga bankat.
Për të parandaluar efektet e mundshme domino, autoritetet amerikane ndërhynë në mënyrë tejet të vendosur dhe mbi të gjitha theksuan se depozitat e klientëve janë të sigurta. Sepse makthi i bankave dhe i mbikëqyrësve financiarë është i ashtuquajturi "vërshim ndaj bankave", pra kur klientët e frikësuar vërshojnë për të tërhequr nga bankat kursimet e tyre. Nëse këtë e bëjnë një numër i madh klientësh, bankat nuk kanë më kapital të mjaftueshëm për t'ju përgjigjur të gjitha kërkesave. Pasojat e "vërshimit ndaj bankave" u panë gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.
Moritz Schularick, profesor për ekonominë në Universitetin e Bonit dhe president i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, thekson se "veprimet e vendosura" të SHBA-së e kanë reduktuar rrezikun e falimentimit të mëtejshëm të bankave.
"Ministria e Financave e SHBA-së dhe Banka Qendrore e SHBA-së ndërmorën së bashku gjatë fundjavës hapa që duhet t'i qetësojnë ata që kanë depozituar para në këto dy banka”, tha Schularick për DW.
Ndikime ndaj sistemit financiar gjerman nuk priteten
Megjithatë, pasiguria vazhdon, madje edhe te klientët e bankave në Gjermani. Pas humbjeve të konsiderueshme të premten (10.03) Bursa e Frankfurtit vijoi rënien edhe në fillim të javës. "Investitorët janë të shqetësuar se banka të tjera mund të falimentojnë për shkak të rritjes së normave të interesit," tha Christian Henke i IG Markets.
Por Qendra për Kërkime Ekonomike Europiane nuk pret ndonjë krizë të re financiare globale pas mbylljes së dy bankave amerikane, të cilat kishin një model biznesi shumë të veçantë dhe për këtë arsye nuk kanë ndikimin në sistemin e përgjithshëm bankar.
Edhe Shoqata e Bankave Gjermane tha se bankat gjermane janë "të fuqishme, të qëndrueshme dhe rezistente". Që nga kriza bankare dhe financiare e vitit 2008, bankat gjermane e kanë rritur masivisht kapitalin e tyre. "Falimentimi i bankave në SHBA nuk ka asnjë ndikim në sistemin bankar gjerman. Ndikimin nuk ka as ndaj sigurimit të depozitave gjermane", tha një zëdhënës i shoqatës./ DW
Sot më 14 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106 le...
Sot më 13 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Sot më 12 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.8 ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është d...
Sot më 11 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.5 lekë...
Banka e Shqipërisë ka dhënë informacion për të gjithë ...
Sot më 10 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.7 ...
Sot më 9 mars 2023, dollari amerikan blihet me 108.2 l...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet për karburantet....
Në tremujorin e katërt të vitit 2022, Indeksi i Çmimeve të...
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 202...
Sot më 8 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.4 l...
Sot më 7 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.2 l...
Sot më 6 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.9 l...
Sot më 5 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.9 l...
Gjatë vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul m...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Mars 2023 kan...
Çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë janë liruar, por jo...
Paundi britanik, është monedha e huaj më vlefshme në tregu...
Sot më 3 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.9 l...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...