Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Banka zvicerane Credit Suisse, e cila gjendet para falimentimit, u shpëtua nga rivali i saj kryesor UBS si dhe një kredi prej 100 miliardë frangash nga SNB. Por ky vendim bart edhe rreziqe.
Banka zvicerane Credit Suisse, e cila gjendet në krizë të thellë, tani për tani është shpëtuar - falë rivalit të saj kryesor bankës UBS. Kjo parandaloi kolapsin e pakontrolluar të kësaj banke. Por bashkimi i dy bankave bart edhe rreziqe të shumta.
Presidenti federal zviceran Alain Berset e quajti shpëtimin një "zgjidhje shumë të fortë". UBS do të marrë bankën Credit Suisse për tre miliardë franga. Është një njoftim që mund të ketë pasoja afatgjata, tha Berset. Si për bankat e mëdha zvicerane, por edhe për stabilitetin e mjedisit financiar zviceran, për individët privatë si dhe për kompanitë që kanë nevojë për burime financiare nga bankat, pra që kanë nevojë për kredi.
Por kjo është e rëndësishme edhe për stabilitetin e sistemit financiar ndërkombëtar. "Një kolaps i pakontrolluar i Credit Suisse do të kishte pasoja të paparashikueshme për Zvicrën dhe botën financiare ndërkombëtare”, theksoi presidenti federal. "Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur një krizë me përmasa të gjera financiare”.
Kredia prej 100 miliardë frangash
Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) e ka mbështetur bashkimin e dy prej bankave më të mëdha të Zvicrës duke u dhënë atyre një hua prej 100 miliardë frangash për të ndihmuar likuiditetin e bankave.
Përveç kësaj, qeveria zvicerane i ka dhënë bankës UBS një garanci me vlerë prej nëntë miliardë frangash. Qeveria shprehu keqardhjen që banka Credit Suisse nuk ishte në gjendje të shpëtonte nga vështirësitë në të cilat kishte rënë, tha ministrja zvicerane e Financave Karin Keller-Suter.
Fuzioni duhet të sjellë stabilitet në treg?
Marrja e Credit Suisse nga banka rivale UBS është "zgjidhje shtetërore”, theksoi ministrja. Por çdo zgjidhje tjetër do të rezultonte në një krizë financiare, shton ajo. "Rënia e një banke që është e rëndësishme për sistemin global do të shkaktonte probleme të mëdha për ekonominë kombëtare zvicerane, por mund të shkaktojë krizë edhe në shkallë globale”, thotë ministrja Keller-Suter.
Zvicrës iu desh të merrte përgjegjësinë që i takon edhe përtej kufijve të vendit. "Qeveria është e bindur se marrja e Credit Suisse nga UBS do të krijojë një bazë për stabilitet më të madh - si në Zvicër ashtu edhe ndërkombëtarisht," tha Keller-Suter.
Mbështetje nga liberalët, kritika nga socialdemokratët
Është një vendim historik. Marrja nga UBS i jep fund traditës 167-vjeçare të Credit Suisse. Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" e quajti vendimin "përmbysjen më të madhe ekonomike dhe politike në Zvicër që nga shpëtimi i bankës UBS në 2008 dhe shpëtimi i linjës ajrore kombëtare zvicerane Swissair në 2001".
Prandaj reagimet në politikën zvicerane ndaj aksionit të shpëtimit të Credit Suisse ishin të ndryshme. Partia liberale FDP e vlerësoi atë. Marrja ishte e nevojshme për të hequr dëmet nga Zvicra si bazë financiare dhe ekonomike, thonë liberalët.
Ndërsa bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cédric Wermuth, shprehu zemërimin në "Twitter", duke argumentuar se asgjë nuk kishte ndryshuar që nga kriza financiare e vitit 2008. I gjithë sistemi financiar është "i sëmurë dhe absurd" dhe tani shteti duhet të ndërhyjë sërish për të shpëtuar bankën, thotë ai.
"Zgjidhja më e mirë..."
Sigurisht që tani mund të ankohemi dhe të thuhet, se gjërat kanë mundur të bëhen ndryshe në vitet e kaluara, thotë ekonomisti Thorsten Hens, zëvendësdrejtor i Institutit për Banka dhe Financa në Universitetin e Cyrihut. Por duke pasur parasysh vështirësitë në të cilat ndodhet kjo bankë, kjo është tani zgjidhja më e mirë, thotë ai.
Është gjithashtu e qartë se marrja e Credit Suisse nga UBS në Zvicër krijon një bankë të re gjigante, një bankë tepër të madhe "e cila nuk mund të lejohet të falimentojë". Dhe kjo do të thotë rreziqe krejtësisht të reja për Zvicrën, shpjegon ekonomisti Hens. Ekziston një kompani e madhe, Samsung, e cila në thelb përcakton politikën në fund. (Credit Suisse përdor aplikacionin Samsung Pay për pagesa pa para, shpjegim i redaktorit).
Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse "nëse keni një kompani kaq të madhe, kush mund ta shpëtojë UBS në fund", paralajmëron Hens. Atëherë mund të ketë vetëm nacionalizim të saj, sepse nuk ka asnjë bankë tjetër që mund të marrë përfundimisht një gjigant kaq të madh, thotë ekonomisti i Universitetit të Cyrihut, Thorsten Hens./ DW
Sot më 21 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.2 ...
Gjigandi bankar zviceran, Union Bank of Switzerland, UBS, ...
Sot më 20 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, raportohet se është n...
Sot më 19 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Intervenimi i fuqishëm qeveritar në të dyja anët e Atl...
Monedhat e huaja kanë pësuar rënie në këmbimin valuato...
Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali, ka n...
Sot më 17 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.3 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Sot më 16 mars 2023, dollari amerikan blihet me 107.7 ...
Sot më 15 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.2 ...
Vendim i Bordit të Transparencës 14.03.2023 Vendimet e Bor...
Falimentimi i Silicon Valley Bank në SHBA shkaktoi tro...
Sot më 14 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106 le...
Sot më 13 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Sot më 12 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.8 ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është d...
Sot më 11 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.5 lekë...
Banka e Shqipërisë ka dhënë informacion për të gjithë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...