Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Bashkimi Europian është nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Ballkanit Perëndimor, por të dhënat e analizuara për vitet 2007 dhe 2020 nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike tregojnë se Shqipëria kishte përfitimet më të ulëta.
BE-ja ka qenë aktive në rajon me mbështetje buxhetore, e cila përfshin transferta të drejtpërdrejta financiare për organet publike dhe kompanitë private të vendeve partnere, të cilave në këmbim u kërkohet të kryejnë reforma të zhvillimit të qëndrueshëm.
Mbështetja totale buxhetore e konsumuar për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe vendet e Partneritetit Lindor nga BE arriti në 2.4 miliardë euro në 2020.
Ndarja e angazhimeve sipas vendeve tregon se Turqia mbetet marrësi më i madh i mbështetjes buxhetore të BE-së për sa i përket vëllimit (42% e mbështetjes totale të alokuar për rajonin në vitin 2020), e ndjekur nga Serbia (16%).
Nivelet më të ulëta të mbështetjes buxhetore iu ndanë Shqipërisë dhe Kosovës (përkatësisht 2.3% dhe 2.5%), thuhet në studim (shiko grafikun e mëposhtëm).
Në vitin 2007, Shqipëria kishte marrë rreth 6% të mbështetjes buxhetore, duke ia kaluar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Në të dyja periudhat e marra në shqyrtim, Serbia është vendi i rajonit që ka arritur të tërheqë më shumë fonde.
Së fundmi, Komisioni Europian konfirmoi se ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II, një program për bujqësinë, i cili pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.
Sulmet e Rusisë riorientuan mbështetjen e BE-së
Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë ka pasur një efekt të thellë në ndërlidhjen financiare të BE-së me rajonin, veçanërisht me fqinjët e saj Lindore. Përveç dhënies së statusit kandidat në BE për Ukrainën (dhe Moldavinë), BE-ja ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj buxhetore për Ukrainën.
Që nga marsi i vitit 2023, BE-ja, shtetet e saj anëtare dhe institucionet financiare evropiane kanë mobilizuar kolektivisht 35.9 miliardë euro ndihmë buxhetore për Ukrainën që nga fillimi i luftës.
Kjo shumë është dhjetë herë më e madhe se, shuma totale e mbështetjes buxhetore të alokuar për vendin gjatë dhjetë viteve të mëparshme. Në të kundërt, Bjellorusia është bërë më e izoluar nga BE-ja për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj saj për mbështetjen e saj ndaj agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Përveç kësaj, lufta ka ndërprerë rikuperimin pas COVID-19, sidomos hyrjeve të IHD-ve në shumë vende të Rajonit. Ekspertët e Vjenës analizojnë se disa vende duket se kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër të BE-së dhe zhvendosja e kompanive evropiane larg zonës së luftës.
Gjithashtu ambiciet e Kinës në rajon janë forcuar, siç dëshmohet nga vlera e lartë e projekteve të saj të investimeve “Greenfield”.
Rusia, përkundrazi, ka tërhequr praninë e saj financiare nga rajoni, pasi i duhet të merret me problemet e veta ekonomike, të shkaktuara nga niveli i paprecedentë i sanksioneve ekonomike të vendosura nga Perëndimi./Monitor.al
Sot më 20 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.6 lek...
Sot më 19 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.7 lek...
Sot më 18 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.6 lek...
Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të p...
Rreth 127 milionë USD është fatura e paguar nga buxheti i ...
Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë...
Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në filli...
Sot më 15 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 91 lekë ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i ka bërë ...
Treguesit e punësimit janë përmirësuar më tej gjatë vitit ...
Sot më 14 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92 lekë ...
Fitimi i sektorit bankar u rrit edhe për muajin maj dhe re...
Sot më 13 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 lek...
Tregu i sigurimeve arriti fitime rekord në vitin 2022. Si...
Sot më 12 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 4.5% në qershor, n...
Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e ...
Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin...
Sot, më 11 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Sot, më 10 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.6 le...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...