Dollari, euro dhe paundi nën limitet historike/ Kursi i këmbimit, 4 dhjetor 2023
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...

Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen më të dobët në pothuajse pesë vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit tetor, rritja vjetore e agregatit M2 me bazë vjetore ishte në nivelin 1.87%. Kjo normë rritjeje është më e ulëta e regjistruar qysh prej muajit shkurt të vitit 2019, ndërkohë që është rritja më e dobët e ofertës së parasë e shënuar në periudhën pas pandemisë.
Agregati monetar M2 paraqet vlerën e depozitave bankare në lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë dhe të parasë jashtë bankave, duke përafruar vlerën e ofertës monetare në monedhën vendase.
Rritja e agregatit M2 arriti kulmin në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, me norma rritjeje vjetore afër nivelit të 14%. Pas kësaj periudhe, rritja e këtij agregati u ngadalësua gradualisht dhe në fund të vitit 2021 zbriti në nivelin 6.5%.
Por, gjatë vitit të kaluar rritja e ofertës së parasë u ngadalësua më tej, e ndikuar paralelisht nga nisja e normalizimit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga një politikë fiskale mjaft shtrënguese e ndjekur nga qeveria shqiptare.
Në dy vitet e fundit, buxheti ka qenë në suficit në pjesën më të madhe të kohës, me përjashtim të dhjetorit 2022. Këtë vit suficiti buxhetor ka arritur rekorde të reja, duke prekur nivelin e 51 miliardë lekëve në muajin shtator, për t'u ulur lehtë në 48 miliardë lekë në fund të tetorit.
Suficiti i lartë buxhetor dhe oferta e shtrënguar e parasë në monedhën vendase po ushtron trysni edhe mbi likuiditetin e sektorit bankar në monedhën vendase. Statistikat tregojnë se në fund të muajit tetor, huaja nëpërmjet marrëveshjeve të anasjella të riblerjes (REPO) arriti në 62.5 miliardë lekë, vlera më e lartë e raportuar ndonjëherë nga banka qendrore. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e raportuar e financimit të sektorit bankar me REPO është në rritje me pothuajse 41%.
Oferta e dobët monetare e lekut është një nga faktorët që ka sjellë rënien e kursit të këmbimit euro-lekë në nivelet më të ulëta historike gjatë vitit 2023. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 101.92 lekë, në rënie me 0.51 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët i kursit euro-Lek që prej datës 1 gusht. Në muajin e fundit, kursi Euro-lekë ka rënë me 3.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 12.8%.
Përveçse me ofertën e lartë të euros, rënia e kursit të këmbimit shpjegohet edhe me mungesën e lekut në tregun valutor. Burime nga tregu shprehen se tashmë bankat nuk ofrojnë më kurse preferenciale këmbimi në blerje të euros as për bizneset e mëdha, me argumentin se kanë euro me bollëk dhe lekë me pakicë./Monitor
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...
Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesor...
Sot më 1 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.5...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga l...
Madhësia e borxhit në vlerë dhe rritja e normave të in...
Nga tani deri në fund të janarit 2024 njësitë e vetëqe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturi...
Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e...
Sot më 28 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4...
Eurostat ka publikuar një raport në lidhje me kursimet...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...