Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Inflacioni në eurozonë në më shumë se tetë për qind, kursi i euros në nivelin e dollarit dhe një krizë qeveritare në Itali: Në këtë kontekst Këshilli i Bankës Qendrore Europiane (BQE) do të mblidhet këtë të enjte (21.07) për të vendosur për drejtimin e mëtejshëm të politikës monetare.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit në qershor presidentja e BQE, Christine Lagarde, njoftoi kthesën në normat e interesit, e cila do të ishte e para pas njëmbëdhjetë vjetësh. Normat bazë të interesit fillimisht pritet të rriten me 25 pikë bazë dhe më pas ndoshta me 50 pikë bazë në shtator. Në këtë mënyrë koha e normave negative të interesit do të përfundonte. Por shumë banka po reagojnë që tani. Vetëm në Gjermani gati 50 institucione financiare i kanë hequr plotësisht normat negative të interesit për depozitat e klientëve të tyre dhe ka të ngjarë që të tjera të pasojnë në javët në vazhdim.
Por sa shpejt do t`i ngrejë BQE normat e interesit, është pyetja interesante. "BQE është shumë vonë", thotë Gertrud Traud, kryeekonomiste e Landesbank Hessen-Thüringen, Helaba. Duke pasur parasysh normën historikisht të lartë të inflacionit prej 8.6 për qind në eurozonë, ajo e quan situatën "të pasigurt": "Bankat qendrore në të gjithë botën i kanë rritur normat e interesit, tani BQE duhet të tregojë se e merr seriozisht punën dhe lufton inflacionin e saj."

Por ritmi dhe përmasa e normalizimit të politikës monetare janë të diskutueshme – edhe në Këshillin Drejtues të BQE. Madje presidenti i Bundesbank Joachim Nagel mund ta imagjinojë rritjen e normave bazë të interesit në gamën restriktive, gjë që do të frenonte në mënyrë aktive ekonominë. Nagel bën pjesë te përfaqësuesit e linjës së rreptë të politikës monetare (skifterët), ndërsa mbështetësit e një linje më të relaksuar (pëllumbat) paralajmërojnë nga rreziqet e një recesioni, sidomos si rezultat i luftës në Ukrainë. Edhe mes vëzhguesve kursi është i diskutueshëm.
Kështu Karsten Junius, kryeekonomist në bankën zvicerane Safra Sarasin, është për një rritje të normës së interesit prej 50 pikësh bazë. Në këtë situatë BQE nuk do të duhet të përqendrohet më aq fort në njoftimet e saj, të ashtuquajturat forward guidance. Edhe nëse Banka Qendrore fillimisht ndërmerr vetëm një hap të vogël të normës së interesit. Është e rëndësishme, thotë Getrud Traud, që mbikëqyrësit monetarë të bëjnë të qartë se janë të gatshëm të vazhdojnë të rrisin normat e interesit pas shtatorit, në mënyrë që të përmbushin mandatin e tyre. Që të mbajnë inflacionin në nivelin dy për qind, në mënyrë që vlera e euros të mbetet e qendrueshme.
Megjithatë, situata aktuale nuk është e lehtë për mbikqyrësit e euros. Nga njëra anë ata duhet të normalizojnë politikën monetare. Por nëse frenojnë shumë fort, mbysin ekonominë. "Në lidhje me çmimet e energjisë ata nuk mund të ndryshojnë gjithsesi asgjë”, shpjegon Martin Lück, kryeekonomist për Gjermaninë në menaxhuesin më të madh të aseteve në botë, Blackrock, "kështu që atëherë do të duhet të ulin çmimet për gjëra të tjera, mallra dhe shërbime.”
Edhe pa ndërhyrjen e BQE rreziku i recesionit do të rritet në radhë të parë, nëse Rusia ditën kur mblidhet Këshilli i BQE, nuk e hap sërish rubinetin e gazit pas kontrollit të mirëmbajtjes së gazsjellësit Nord Stream 1. „Normalizimi" i politikës monetare do të thotë sipas Lück, afrimi me "normën neutrale të interesit", pra normën e interesit me të cilën ekonomia as nuk përshpejtohet dhe as ngadalësohet." Megjithatë se ku ndodhet aktualisht ajo në zonën e euros, është e vështirë të përcaktohet.
BQE mund të ndodhet nën presion, edhe sepse diferenca e normave të interesit ndaj SHBA po zgjerohet. Pasi inflacioni atje arriti në 9.1 përqind në qershor, Rezerva Federale e SHBA ka të ngjarë të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë nga 1.5 aktuale në 1.75 përqind. Kjo vazhdon të ushtrojë presion mbi euron, që para disa ditësh kishte rënë në nivelin e dollarit amerikan.
Dhe së fundi tregjet financiare vështrojnë edhe nga Italia. Kriza qeveritare atje nuk e lehtëson situatën për BQE. Kryeministri Mario Draghi është ende në detyrë, por nuk dihet se sa do të vazhdojë kështu. Në tetor mund të ketë madje edhe zgjedhje të reja. Ata mund të çojnë në "turbulenca të konsiderueshme" në tregjet e obligacioneve qeveritare në eurozonë, nëse qeverinë e re do ta udhëheqin eurokritikët, dyshon Edgar Walk, kryeekonomist në Bankhaus Metzler. BQE ka shpallur një të ashtuquajtur instrument kundër fragmentimit. Përmes kësaj ajo dëshiron të zbusë paraprakisht turbulencat e mundshme në tregjet e obligacioneve qeveritare evropiane./DW
Euro nuk ndryshon pozicion në këmbimin valutor. Dollari am...
Në Shqipëri ka një shqetësim të vazhdueshëm për largim...
Në qershor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 46 mld...
Euro vijon të këmbehet në nivele të ulëta përballë lekut. ...
Rënia e euros ka ulur me 3% pasurinë e shqiparëve në b...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihet me...
Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në gja...
Prej ditësh euro ndodhet në ditët e saj më të këqija, ...
Banka Credins, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun ...
Paratë e drogës dhe të krimit nuk mund të legalizohen ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin ...
Kryeministri Edi Rama në takimin konsultues me biznese...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dhënë katër arsye se...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e financave dhe Ekonom...
Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në "vlerë hi...
Monedha europiane dhe dollari nuk kanë pësuar ndryshime në...
Edhe ditën e sotme, euro nuk ka përmirësim. Ashtu si d...
Ish-ministri i Ekonomisë, Zef Preçi, deklaroi se kriza...
Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliv...
Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në gati 20 ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...