Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...

Kushtet meteorologjike ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po nxisin rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në të gjithë botën dhe po krijojnë rreziqe më të gjera për shoqërinë, sipas një studimi të ri.
Kostoja e një game të gjerë mallrash, nga perimet në Kaliforni deri te kafeja në Brazil, ka pasur rritje të forta në vitet e fundit si pasojë e kushteve të motit “kaq ekstreme sa kanë tejkaluar çdo precedent historik përpara vitit 2020”, sipas studimit të udhëhequr nga Maximillian Kotz i Qendrës së Superkompjuterëve në Barcelonë. Studimet e mëparshme kanë analizuar sesi temperaturat e larta ndikojnë në kostot e ushqimit në plan afatgjatë, përmes efekteve në rendiment dhe në zinxhirët e furnizimit.
Por kërkimi i ri shqyrton 16 raste të çmimeve që janë rritur në mënyrë të menjëhershme si pasojë e të nxehtit ekstrem, thatësirës apo reshjeve të dendura në 18 vende të botës midis viteve 2022 dhe 2024. Në nëntor 2022, çmimet e perimeve në Kaliforni dhe Arizona u rritën me 80% krahasuar me nëntorin e mëparshëm, pasi shtetet e Perëndimit të SHBA përjetuan valë të nxehti dhe mungesa uji gjatë verës së atij viti.
Në Korenë e Jugut, çmimi i lakrës ishte 70% më i lartë në shtator të kaluar krahasuar me një vit më parë, pas një vale të nxehti në gusht. Në janar 2024, çmimi i vajit të ullirit në Europë u rrit me 50% pas një thatësire të zgjatur në Itali dhe Spanjë gjatë viteve 2022 dhe 2023, ndërsa një nga thatësirat më të ashpra që ka përjetuar Meksika gjatë dekadës së fundit çoi në një rritje prej 20% të çmimeve të frutave dhe perimeve në të njëjtin muaj. Në Japoni, çmimi i orizit u rrit me 48% në shtator 2024 pas një vale të nxehti, më e madhja që nga fillimi i matjeve rajonale në vitin 1946, përjashtuar vetëm verën po aq të nxehtë të vitit 2023. Gana dhe Bregu i Fildishtë përbëjnë gati 60% të prodhimit botëror të kakaos.
Prandaj, një valë të nxehti në fillim të vitit 2024 në këto dy vende, që shkencëtarët thonë se ishte 4 gradë Celsius më e nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike, çoi në një rritje marramendëse prej 280% të çmimeve globale të kakaos në prill të atij viti. Ushqimet e shëndetshme kanë tendencën të kushtojnë më shumë sesa alternativat më pak të shëndetshme, ndaj një rritje e çmimeve të ushqimit mund të shkaktojë, që familjet me të ardhura të ulëta të reduktojnë blerjen e ushqimeve të shëndetshme si frutat dhe perimet, thekson studimi. Kjo përkthehet në “rreziqe zinxhir për shoqërinë”, pasi çmimet e goditura nga moti mund të kontribuojnë në komplikime shëndetësore si kequshqyerja, diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Duke nxitur rritjen e çmimeve të ushqimit, kushtet ekstreme të motit gjithashtu mund të përkeqësojnë inflacionin e përgjithshëm, çka mund të nxisë pasiguri politike dhe trazira sociale, theksojnë studiuesit. “Deri sa të arrijmë emetimet neto-zero, moti ekstrem vetëm do të përkeqësohet, dhe tashmë po dëmton të korrat dhe po rrit çmimet e ushqimit në të gjithë botën”, tha Kotz, i cili punon gjithashtu për Institutin Potsdam për Kërkimin e Ndikimit Klimatik në Gjermani. “Njerëzit po e ndiejnë këtë: rritja e çmimeve të ushqimit është ndikimi i dytë më i përmendur i klimës në jetën e tyre, pas të nxehtit ekstrem,” shtoi ai. Gjetjet përforcojnë literaturën gjithnjë e në rritje mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi në mbarë globin, tha Tim Benton, profesor i ekologjisë së popullsisë në Universitetin e Leeds në Angli, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
“Mungesat në furnizim ndikojnë në tregje dhe rrisin çmimet për ata që blejnë ushqim. Fatkeqësisht, ky ndikim përkeqësohet nga një botë gjithnjë e më e tensionuar dhe e ndarë, ku tregtia globale është nën presion për shkak të konflikteve apo mosmarrëveshjeve tregtare,” tha ai. “Duke parë përpara, po përballemi gjithnjë e më shumë me një botë ku paqëndrueshmëria bëhet normë, duke sjellë një krizë të përhershme të kostos së jetesës. Sa më shumë vonojmë të përballemi me ndryshimet klimatike me urgjencën që kërkojnë, aq më shumë do të ndikojnë këto pasoja mbi të gjithë ne,” përfundoi ai.
Publikimi i studimit vjen pak ditë përpara Samitit të Sistemeve Ushqimore të OKB-së që do të mbahet të dielën në Addis Ababa, Etiopi, ku udhëheqësit botërorë do të mblidhen për të diskutuar kërcënimet ndaj sistemit global ushqimor./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e lar...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë s...
Deri më 20 korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë m...
Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në b...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kryeministri Edi Rama shpalli një nismë të beftë një ditë ...
Vlera e tregut të sektorit të kriptovalutave arriti në 4 t...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një lloga...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në kuadrin...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në kuadër të aksionit ...
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi. Tatimet: Të...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 ev...
Aksioni i nisur nga administrata tatimore me fokus forcimi...
Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...