Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...

Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individuale në muajt korrik dhe gusht, sezoni turistik në Durrës po zhvillohet me ritme të mira.
Operatorët turistikë mbeten optimistë, pasi kontratat me tur-operatorë të huaj dhe zgjatja e sezonit deri në nëntor pritet të balancojnë bilancin përfundimtar, duke e bërë sezonin pozitiv në tërësi.
Blerim Norja, kryetar i Shoqatës së Strukturave Akomoduese Durrës–Kavajë, thotë se mungesa më e madhe është ndier nga segmenti i turistëve të diasporës, të cilët zakonisht prenotojnë në minutat e fundit.
“Ta marrësh në përgjithësi, sezoni është i mirë, por pritshmëritë kanë qenë më të larta. Ka pasur një vakum në muajin korrik të klientëve ‘last minute’, ose të quajtur ndryshe klientët e diasporës, të cilët janë prezent çdo sezon në Shqipëri,” u shpreh ai.
Sipas tij, strukturat akomoduese që kanë lënë dhoma të lira jashtë kontratave me agjencitë ndërkombëtare, duke shpresuar te rezervimet individuale me çmim më të lartë, nuk i kanë arritur objektivat. “Këtë vit, numri i këtyre klientëve ka rënë dhe kjo u është kthyer në bumerang për këto struktura,” thekson Norja.
Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, ndan të njëjtin vlerësim mbi qëndrueshmërinë e tregut, por nënvizon se baza e tur-operatorëve ndërkombëtarë mbetet e sigurt. “Shqipëria ka marrë trendin e rritjes së qëndrueshme. Në krahasim me vitet e kaluara, kemi një rënie të vogël, por sa i përket tur-operatorëve europianë nuk ka lëvizje dhe ata janë të sigurt për ne,” thotë ai.
Rënia në kërkesë vjen kryesisht nga turistët vendas, emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës, të cilët tradicionalisht përbëjnë një pjesë të madhe të vizitorëve në kulmin e sezonit.
“90% e turistëve që mungojnë janë turistët shqipfolës. Kjo lidhet edhe me reklamën e keqe që po i bëhet jo vetëm Durrësit, por edhe gjithë Shqipërisë, si rritje çmimesh dhe mungesë shërbimesh,” thotë Norja.
“Ai 5% që ka rënë janë vizitorë nga trevat shqiptare që ose nuk kanë frekuentuar Durrësin këtë vit, ose kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë Shqipërisë komplet”.- shprehet Çerenishti
Për hotelet që kanë mbyllur kontrata të hershme me agjenci të huaja, ndikimi ka qenë minimal. Por për të tjerët, zgjatja e sezonit është kthyer në një faktor balancues.
“Këtë vit kemi filluar pak më herët, në fillim të prillit, dhe do e mbyllim në nëntor. Pra, është shtuar sezoni me dy muaj. Kjo do ndikojë në bilancin total, që pavarësisht rënies së korrikut, pritet të jetë pozitiv,” shton Norja.
Ndërsa shifrat totale të turistëve janë në rritje, cilësia e tyre ka ardhur në rënie. Sipas Rrahman Kasës, kreut të Unionit Turistik Shqiptar, ulja e numrit të turistëve me shpenzime të larta është shqetësim serioz për industrinë.
“Kategoria e turistëve cilësorë është në rënie. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me hotelet dhe ato raportojnë mungesë të kësaj kategorie në bregdet. Nëse e humbasim këtë segment, rrezikojmë uljen e imazhit turistik të Shqipërisë,” paralajmëron Kasa.
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë perceptim është mungesa e ujit të pijshëm në zonën turistike të Durrësit. Problemi është theksuar këtë vit si kurrë më parë.
“Mungesa e ujit në Golem dhe në qytet ka qenë sfidë. Liqeni i Maskurisë nuk funksionoi si duhet, dhe masat u morën me vonesë. Uji është siguruar me bote, puse, apo mënyra artizanale, por cilësia ishte e dobët dhe kostot ishin të paplanifikuara,” thotë Çerenishti.
“Në shumë zona, uji vjen vetëm dy orë në mëngjes. Hotelet janë detyruar të hapin puse, të zbrazin pishina dhe të blejnë bote uji. Kjo situatë është bërë virale në rrjetet sociale dhe po dëmton imazhin e vendit.”- shton kreu i unionit turistik.
Përballja me forcimin e lekut dhe rritjen e pagave po ushtron presion të madh mbi bizneset turistike. Edhe pse në letër çmimet janë të njëjta, në realitet, kostot janë rritur ndjeshëm.
“Operatorët në Durrës kanë qenë shumë korrektë me çmimet. Rritja ka qenë minimale, por humbjet nga kursi janë të mëdha. Kjo është arsyeja pse hotelet këtu janë më të mbushura se në jug strukturat kanë qenë më të kujdesshme,” thotë administratori i FAFA Group.
“Në 10 vite, restorantet nuk kanë ndryshuar çmimet, ndërsa hotelet shumë pak. Kemi kosto të shumta nga rënia e euros dhe rritja e pagave që ka ndikuar ndjeshëm por çmimet nuk i kemi rritur .”- tregon Norja
Gjetja dhe mbajtja e stafit mbetet sfidë për sektorin. Mungesa e kontratave afatgjata dhe sezonaliteti bëjnë që punonjësit të mos e shohin turizmin si profesion të qëndrueshëm.
“Kjo problematikë është më e theksuar në hotelet sezonale. Punonjësit nuk duan të punojnë vetëm 3-4 muaj dhe preferojnë punë të tjera. Nëse sezoni zgjatet dhe strukturat qëndrojnë hapur gjithë vitin, paga do jetë e qëndrueshme dhe më konkurruese. Edhe tani është një nga punët më të paguara në Durrës,” thotë Norja.
Nga ana tjetër, Çerenishti shton se “Fuqia punëtore është jetike për hotelerinë. Po përballemi ende me staf të pa kualifikuar, studentë, nxënës pa eksperiencë. I trajnojmë gjatë sezonit dhe ata ikin. Çdo vit fillojmë nga e para.
Sipas tij, zgjidhja mund të vijë nga strategjia e turizmit 2030, që parashikon mbështetje financiare për strukturat: 6 muaj pagë nga biznesi dhe 6 muaj sigurim e pagesë minimale nga shteti.
Pavarësisht problematikave me infrastrukturën, rënies së turistëve vendas apo sfidave ekonomike që kanë prekur industrinë këtë sezon, Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në bregdetin shqiptar. Aksesueshmëria, deti i ngrohtë dhe çmimet ende të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit, bëjnë që për shumë pushues, vendas apo të huaj, ky qytet të jetë zgjedhje e sigurt për pushimet verore.
Pavarësisht problematikave, Durrësi mbetet një destinacion i pëlqyer për turistët e huaj dhe vendas. Marjana, një shqiptare që jeton në Itali, thotë se “çmimet janë pak më të larta, por një drekë në restorant me familjen dhe çadrat kushton rreth 120 euro – normale për pushime.”
Anika, një turiste nga Polonia, tregon: “Është hera ime e parë në Shqipëri dhe gjithçka është perfekte. Moti, uji, ushqimi, njerëzit. Kam ngrënë kallamarët më të mirë ndonjëherë. Vitin tjetër, me shumë gjasë, do kthehemi si familje.”
Ana, nga Italia, vjen shpesh pasi nëna e saj është shqiptare. “Ajo që më pëlqen më shumë është jeta e natës. Deti është shumë i bukur, por atmosfera në mbrëmje më ka bërë më shumë përshtypje.”/ Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Blerësit amerikanë të produkteve zvicerane, nga orët lukso...
Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë n...
Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur n...
Institucioni financiar jobankar NOA ka nisur procedurat e ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të kë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka zhvilluar nj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Administrata Tatimore ka bërë me dije të dhëna të reja lid...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makiner...
Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë vua...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me anë të një njoftim...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...