“Inflacioni në 2.3%”/ Guvernatori Sejko: Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.
Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.
Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.
Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tri ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.
Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.
Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.
Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.
Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend./ Monitor.al
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka zhvilluar nj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Administrata Tatimore ka bërë me dije të dhëna të reja lid...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makiner...
Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë vua...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me anë të një njoftim...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që ven...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator të të njëjtit vit, qy...
Nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator të të njëjtit vit, qy...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator të të njëjtit vit, qy...
Nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator të të njëjtit vit, qy...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Kur rezervon pushime jashtë një pakete që garanton transpo...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...