Monedhat e huaja nuk dalin nga "humnera"/ Kursi i këmbimit, 12 tetor 2023
Sot, më 12 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99 lekë ...

Forcimi i lekut e ka tkurrur portofolin e kredisë për ekonominë me 40 miliardë lekë deri në mesin e këtij viti.
Sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë, kredia bankare në fund të 6-mujorit 2023 u rrit me 2% me bazë vjetore, ku kontributin kryesor në këtë rritje e dhanë kredia afatshkurtër, kredia për individët dhe kredia në lekë.
Kredia për individë është zgjeruar me ritme veçanërisht të shpejta gjatë periudhës dhe ndryshimi vjetor në fund të qershorit arriti në 8.1%. Kredia në lekë u zgjerua me 5.9%, ndërsa ajo në valutë e shprehur në lekë u tkurr me 2.5%. Duke shtuar efektin statistikor të kursit të këmbimit, i cili ishte negativ për rreth 40 miliardë lekë, ndryshimi vjetor i kredisë në valutë do të llogaritej në 8.6% ndërsa ai i kredisë së përgjithshme rreth 7%.
Sipas analizës së fundit të Bankës së Shqipërisë, në kuadër të strategjisë së deeuroizimit, në mesin e këtij viti kredia në valutë të huaj përbënte 50.3% të portofolit total të kredisë së sektorit bankar në Shqipëri.
Megjithëse pesha e kredisë në valutë është në rënie (edhe për shkak të efektit statistikor të kursit të këmbimit), ajo ngelet në shumicë dhe forcimi i lekut ka një ndikim të drejtpërdrejtë në tkurrjen e vlerës statistikore të portofolit. Gjatë pjesës së parë të vitit 2023, mbiçmimi i shpejtë i kursit të këmbimit të lekut ka ndikuar në tkurrjen e kredisë sidomos për industrinë përpunuese, sektorin e energjisë, atë të tregtisë dhe atë të informacionit dhe komunikacionit.
Në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, euro këmbehej me 106.44 lekë, në rënie me 10.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia e euros ka tërhequr në rënie edhe kursin e valutave të tjera kryesore ndaj lekut.
Mbiçmimi i lekut gjatë periudhës, ka ndikuar në ngadalësimin e vlerës së raportuar të kredisë për bizneset dhe ka ndryshuar disi përbërjen sektoriale të saj. Kështu, stoku i përgjithshëm i tepricës së kredisë për bizneset, i shprehur në lekë, mbeti pothuajse i pandryshuar në krahasim me një vit më parë, ndonëse ndërkohë kredia në lekë u rrit me 4% dhe kredia në euro, e shprehur në monedhën origjinale, u rrit me 9%.
Efekti i kursit të këmbimit ishte i ndjeshëm edhe në madhësinë totale të aktiveve të sektorit bankar. Bilanci i sektorit bankar u tkurr lehtë me 1% (rreth 13 miliardë lekë) krahasuar me fundin e vitit 2022, nën efektin statistikor të mbiçmimit të kursit të këmbimit të lekut.
Në terma vjetorë, norma e rritjes së bilancit u ngadalësua në 3.2%. Duke qenë se rreth gjysma e bilancit të sektorit bankar përbëhet nga instrumente të denominuara në valutë, efekti statistikor i mbiçmimit të monedhës vendase ndaj valutave kryesore gjatë periudhës ka qenë i konsiderueshëm.
Pavarësisht se aktivet dhe detyrimet në valutë janë rritur më shpejt sesa ato në lekë, rritja e bilancit në valutë është frenuar nga efekti i mbiçmimit të kursit të këmbimit të lekut. Kjo ka bërë që pesha e zërave në valutë ndaj totalit të bilancit të mbetet pothuajse e pandryshuar.
Në terma vjetorë, aktivet në valutë u tkurrën me 1%, ndërsa detyrimet në valutë u zgjeruan me 1%. Por, nëse korrigjohen për efektin e ndryshimit të kursit të këmbimit, këto ndryshime do të ishin përkatësisht në rritje me 10% dhe 13%.
Nga ana e aktiveve në valutë, zërat me peshën më të madhe mbeten aktiviteti kreditues dhe investimet ndërbankare, ndërkohë që gjatë tre vjetëve të fundit është vërejtur rritje e peshës së investimeve në letrat me vlerë. Nga ana e detyrimeve në valutë, struktura paraqitet më e qëndrueshme në vite dhe dominohet nga depozitat në valutë. Zërat e mësipërm kanë përcaktuar në masën më të madhe ndjeshmërinë e sektorit bankar ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit.
Efekti pakësues statistikor i kursit të këmbimit është ndier edhe mbi pjesën në valutë të kapitalit të sektorit bankar, me një vlerë rreth 14 miliardë lekë./Monitor.al
Sot, më 12 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99 lekë ...
Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare p...
Sot, më 11 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme parashiko...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në pasqyrën e fundit ...
Sot, më 10 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vi...
Sot, më 9 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 lekë...
Sot, më 8 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...
Sot, më 7 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 ...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi kët...
Sot, më 6 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2 lek...
Sot, më 5 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujo...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...