“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare po pëson rënie të shpejtë. INSTAT raportoi se në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin 758,973 familje, ose 6,578 më pak se në vitin 2021.
Të dhënat e raportuara nga INSTAT, të cilat datojnë që nga viti 2007, tregojnë se kjo ishte rënia më e madhe që nga kjo kohë. Gjatë dy dekadave të fundit, popullsia e vendit erdhi në rënie, por njësitë familjare ishin në rritje. Kjo ndodhi pasi stili i jetesës e ndryshoi strukturën e familjes gjatë tranzicionit.
Më parë, gjatë komunizmit, kishte më shumë se një kurorë në një familje, por kjo nuk është e zakontë tani kur fëmijët në moshën madhore të martuar ose jo, zhvendosen si familje më vete.
Emigracioni masiv që po vijon edhe në dekadën e tretë të tranzicionit ka nisur të reduktojë edhe numrin e familjeve, të cilat po bien në mënyrë sistematike që nga viti 2019 e deri më 2022 e në vijim.
Në vitin 2018 numëroheshin rreth 3100 familje më shumë se më 2017, ndërsa në vitin 2019, njësitë familjarë ranë me rreth 1000, në vitin 2020 rënia ishte me shumë se 2600 familje, me 2021 ishin 3400 familje më pak dhe me 2022 rënia u dyfishua me mbi 6600 familje.
Të dhëna më të detajuara referojnë se rënia u krijua nga një eksod masiv vitin e kaluar drejt Britanisë së Madhe me gomone, ndërsa dhe largimet drejt vendeve të Bashkimit Europian u shtuan.
Të dhënat e Eurostat dhe Qeverisë britanike bënë të ditur se vetëm kërkesat për azil ishin 32 mijë persona, kryesisht të rinj, por një pjesë e mirë e tyre emigruan me gjithë familjen.
Sipas INSTAT, popullsia e vendit më 1 janar 2023 është 2,761.785 banorë, duke pësuar rënie me 1,1%, krahasuar me 1 janar 2022.
Migracioni neto i grave shënon vlerën -12.496 gra të emigruara më shumë sesa të kthyera në 2022. Migracioni neto i burrave është gjithashtu negativ, -20.001 burra të emigruar më shumë sesa të kthyer. Migracioni neto negativ i burrave dhe i grave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë dhe familjeve gjithashtu.
Anketa të mëparshme nga INSTAT kanë gjetur se emigracioni në dekadën e fundit mori tiparet e largimit të njësive familjare. Pas heqjes së vizave në vitin 2013, shanset për të emigruar me gjithë familjen u rritën.
Gjeografia e emigracionit ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës siç është Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku të ardhurat mesatare të familjeve janë përgjithësisht mbi mesataren kombëtare.
Anketa e emigracionit 2011-2019 ka gjetur se, qyteti i Shkodrës pati nivelin më të lartë të emigracionit në raport me popullsinë e qarkut. Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, por 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera.
Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut kanë emigruar. Të dhënat tregojnë se fenomeni e emigrimit me familje është thelluar më tej gjatë 2019-2022, pasi kjo reflektohet në reduktim të njësive familjare në këtë periudhë./Monitor
Sot, më 11 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme parashiko...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në pasqyrën e fundit ...
Sot, më 10 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vi...
Sot, më 9 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 lekë...
Sot, më 8 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...
Sot, më 7 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 ...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi kët...
Sot, më 6 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2 lek...
Sot, më 5 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujo...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesion...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...