Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë rregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rregullore formalizon, standardizon si dhe zgjeron të dhënat që mblidhen nga bankat dhe subjektet kredidhënëse lidhur me treguesit e standardeve që ato përdorin për ekspozimin ndaj pronave të paluajtshme rezidenciale dhe tregtare. Gjithashtu, rregullorja ofron mundësinë që Banka e Shqipërisë të përdorë këta tregues si instrumente të politikës makroprudenciale, kur është e nevojshme për të zbutur rreziqet që shoqërojnë këto ekspozime nëse vlerësohen në nivele të larta.
Në rastin e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale, subjektet huadhënës duhet të sigurojnë detajimet dhe klasifikimet e nevojshme të të dhënave për çdo hua të tillë, në mënyrë që të identifikojnë dhe të monitorojnë treguesit e ekspozimit të tyre, ndaj tregut të pasurive të paluajtshme rezidenciale, që përfshijnë të paktën disa tregues.
Subjektet duhet të raportojnë flukset e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale, duke përfshirë ato ku prona do të banohet nga huamarrësi, do të blihet për t’u lëshuar me qira; ato ku huaja ka normë interesi të fiksuar, apo ato ku huaja ka normë interesi të ndryshueshme; dhe ato ku huaja ka forma të ndryshme të amortizimit të saj. Raportimi sipas detajimit të mësipërm duhet të bëhet gjithashtu edhe për stokun e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale.
Gjithashtu, bankat dhe institucionet e tjera financiare duhet të raportojnë rregullisht stokun e huave me probleme për pasuri të paluajtshme rezidenciale, edhe në këtë rast të detajuar sipas qëllimit të përdorimit nga huamarrësi, llojit të interesit të aplikuar dhe formës së amortizimit.
Subjektet huadhënës duhet të sigurojnë detajimet dhe klasifikimet e nevojshme për çdo hua të tillë në mënyrë që të identifikojnë dhe monitorojnë një listë me tregues të standardeve të huadhënies, që shërbejnë për monitorimin e rreziqeve. Këta tregues, për fluksin e këtyre huave, përfshijnë të paktën raportin e huasë ndaj vlerës së pronës, në disbursim, raportin e vlerës së huasë ndaj të ardhurave, raportin e borxhit ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të huasë ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të përshtatur të huasë ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, raportin e shërbimit të përshtatur të borxhit ndaj të ardhurave, afatin e maturimit të huasë, etj. Në rastin e huave për shtëpi që blihen për t’u lëshuar me qira, subjektet huadhënës duhet të realizojnë klasifikimet e nevojshme në mënyrë që të identifikojnë më vete këtë kategori dhe të monitorojnë disa tregues shtesë për këtë segment, ku përfshihen të paktën dhe raporti i mbulimit të interesit dhe raporti i vlerës së huasë ndaj qirasë.
Për stokun e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale, subjektet huadhënës duhet të sigurojnë detajimet dhe klasifikimet e nevojshme në mënyrë që të identifikojnë dhe monitorojnë të paktën këta tregues të standardeve të huadhënies: mesataren e ponderuar të raportit të vlerës së huasë ndaj vlerës të pronës për tepricën e përgjithshme të huave dhe shpërndarjen e vlerave të këtij raporti në segmente me gjerësi prej 10 pikë përqindjeje; vlerën në lek dhe numrin e kontratave të huave për segmentet e shpërndarjes së vlerave të raportit; mesataren e ponderuar të raportit të vlerës të huasë ndaj vlerës të pronës për tepricën e huave kur prona përdoret për banim nga zotëruesi dhe shpërndarjen e vlerave të këtij raporti në segmente me gjerësi prej 10 pikë përqindjeje; vlerën në lek dhe numrin e kontratave, të huave për prona për segmentet e shpërndarjes së vlerave të raportit.
Një raportim të ngjashëm dhe të veçantë, bankat dhe institucionet financiare duhet të bëjnë edhe për kredinë e dhënë me qëllim financimin e pasurive të paluajtshme tregtare.
Subjektet huadhënës duhet të miratojnë një dokument të brendshëm i cili përfshin administrimin e rrezikut që lind nga veprimtaria e huadhënies për pasuritë e paluajtshme rezidenciale dhe tregtare përcaktimit të niveleve kufi në treguesit e standardeve të huadhënies, të parashikuara në rregullore. Në rastin kur është Banka e Shqipërisë që i shpall nivelet kufi në vlerat e treguesve të standardeve të huadhënies, subjekti huadhënës duhet t’i zbatojë këto vlera kufi në afatet dhe në mënyrën e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.
Për treguesit që mbështeten në flukset e kredisë, institucionet financiare duhet të raportojnë me bazë tremujore, ndërsa për treguesit që mbështeten tek stoku i kredisë raportimi do të bëhet me bazë vjetore, me përjashtim të rasteve kur Banka e Shqipërisë mund të kërkojë një përditësim më të shpeshtë./Monitor
Sot, më 6 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2 lek...
Sot, më 5 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujo...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesion...
Sot, më 1 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...
Sot, më 28 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...