
Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vitit 2025 pritet të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Qeveria parashikon që auditimi i kontratave të koncesioneve dhe prokurimeve publike të kryhet sipas udhëzuesit për auditimin që pritet të miratohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit brenda vitit 2025.
Angazhimi i qeverisë për kontrollin e kontratave me koncesion dhe tenderëve paraqitet në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës-Kapitulli 23", “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që përfshin masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
Për parandalimin e korrupsionit në sektorin më të cenueshëm siç janë prokurimet, brenda vitit 2024 parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimin publik për të garantuar një llogaridhënie më të madhe, gjurmueshmëri të zbatimit të kontratës së dhënë dhe përfshirjen e zyrtarëve publikë në abuzime të mundshme.
Prioritet mbetet edhe kryerja e vlerësimit të rrezikut në sektorët vulnerabël dhe miratimi i një plani brenda 2025 për adresimin e rrezikut të integritetit dhe korrupsionit në sektorët e cenueshëm ndaj korrupsionit (prona, shëndetësia arsimi, prokurimet publike dhe PPP-të, taksat dhe doganat).
Sakaq disa kontrata koncesionesh të parashikuara të përfundonin këtë vit janë shtyrë nga qeveria.
Kontrata e koncesionit të pullave fiskale që përfundonte me 6 shkurt 2023 u shty edhe për 2 vite të tjera. Kontrata përfundon në dhjetor 2024. Ndërsa tarifa e re për operatorët e prodhimit dhe importit të mallrave të akcizës u ul 10%. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale për 10 vjet ishte 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Evropë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguanin gati rreth 8 herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Evropë.
Këshilli i Ministrave gjithashtu shtyu edhe me një vit koncesionin për markimin e karburanteve, i cili zyrtarisht duhet të kishte përfunduar në datën 1 gusht pavarësisht kundërshtimit që pati nga kompanitë e karburanteve për shkak të mungesës së eficiencës së këtij koncesioni deri tani dhe të mosdhënies së argumenteve pse duhet shtyrë. Kontrata përfundon më mars 2024.
Kontratat e koncesioneve në shëndetësi "check up" dhe e sterilizimit përfundojnë më 2024. Për të dyja këto kontrata nga SPAK kanë nisur hetimet për abuzimet. Hetimet për koncesionin e "check up"-it nisën më maj 2022, ndërsa për sterilizimin më gusht 2023.
Në vitet 2021-2022 SPAK nisi hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit. Në muajin gusht 2023 nisën hetimet edhe për inceneratorin e Tiranës. Në total për të tria kontratat nga buxheti i shtetit janë paguar 110 milionë euro./ Monitor
Sot, më 9 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 lekë...
Sot, më 8 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...
Sot, më 7 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 ...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi kët...
Sot, më 6 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2 lek...
Sot, më 5 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujo...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesion...
Sot, më 1 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...