
FMN, në deklaratën e përfundimit të misionit të vjeshtës e vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë si ndër më të lartat në Evropë, por nuk thotë që rritja ekonomike e Shqipërsië është e pakrahasueshme me ekonomitë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian e sidomos ato të Gjermanisë, Francës, Italisë, etj.
Ky konkluzion hidhet poshtë nga vetë FMN kur deklaron se kjo është perspektiva afatshkurtër, mbasi Shqipëria ka përpara sfida strukturore dhe reforma të mëdha për të arritur standardet e BE-së.
Njëkohësisht FMN thekson se produktiviteti i ekonomisë Shqiptare është në stanjacion, mbasi prodhimi për orë pune në Shqipëri është nën mesataren e BE-së, dhe informaliteti në tregun e punës dhe numri i të rinjve që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim janë të lartë.
Edhe investimet e huaja dekurajohen nga niveli i ulët në arsim dhe trajnim, investimet e ulëta për kërkim dhe zhvillim, qeverisja e dobët dhe konkurenca e pandershme.
Më tej FMN thekson se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) parashikohet të rritet me 3.5 për qind në 2025 dhe 3.6 për qind në 2026, dhe kjo rritje vjen kryesisht nga konsumi privat, përfshirë edhe sektorin e ndërtimit.
Ndonëse FMN nuk e thotë, kjo rritje në kushtet e ekonomisë shqiptare është modeste dhe nuk garanton rritje të mirëqenies së qytetarëve. Këtë e përforcon edhe vlerësimi që FMN-ja bën për inflacionin.
Ai parashikohet të jetë 2.2 për qind në 2025 dhe do të rritet në 3.5 për qind në gjysmën e dytë të 2026, kryesisht si rezultat i informalitetit në tregun e punës dhe rritjen e pagave.
Edhe deficiti i llogarisë korrente apo bilancit valutor nga 2.8 për qind të PBB-së në 2025 do të rritet në 3.5 për qind të PBB-së si rezultat i rritjes së importeve. Kështu edhe forcimim i lekut duket artificial dhe përbën një rrezik të shtuar për ekonominë shqiptare.
FMN vlerëson uljen e borxhi publik në 54 për qind të PBB-së në fund të 2025 dhe në rreth 50 për qind të PBB-së deri në 2030. Por, FMN nuk vlerëson ndikimin që ka në uljen e borxhit vlerësimi artificial i lekut.
Kurset e këmbimit sot janë rreth 50 për qind më të ulëta krahasuar me 10 vite më pare, dhe ndikimi i uljes së tyre në nivelin e borxhit publik është rreth 30%, mbasi borxhi i huaj përbën më shumë se 50 për qind të totalit të borxhit publik.
Ndonëse FMN nuk e nënvizon këtë fakt, kërkon vazhdimin e reformave të menaxhimit të borxhit duke renditur si risqe të shtuara shvlerësimin e lekut nga rritja e deficitit të bilancit valuator dhe nevojat relativisht të mëdha për financime që vlerësohen mesatarisht 13 për qind e PBB-së për periudhën 2025–2030.
Sipas FMN-së, Shqipëria përballet edhe me presione të rritjes së shpenzimeve publike për pensione dhe në shëndetësi si rrjedhojë e plakjes së popullsisë si edhe të angazhimit në NATO për të alokuar 5 për qind të PBB-së për shpenzime mbrojtjeje.
Nga ana tjetër, qëndrueshmëria ekonomike dhe rritja e produktivitetit kërkojnë investime më të mëdha në arsim, trajnime dhe përshtatje ndaj klimës. Për këtë FMN i kërkon Qeverisë të anullojë favoret dhe përjashtimet tatimore, të ulë pragjet e përjashtimit nga TVSH-ja, të anullojë regjimet preferenciale për të vetëpunësuarit dhe të përmirësojë administrimin e tatimeve.
Por FMN-ja jep alarmin për rrezikun e “Paqës Fiskale”, e cila do të minojë performancën tatimore, dobësojë besueshmërinë e auditimeve fiskale dhe përmbysë arritjet e deritanishme në modernizimin e administratës tatimore.
FMN nenvizon edhe nevojën e përmirësimit të cilësisë së shpenzimeve dhe transparencës fiskale. Këtu duhet të konsiderohen zëvendësimi i programeve të parëndësishme buxhetore me rritjen e shpenzimeve për arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën.
Bonuset me bazë të gjerë për pensionet duhet të shmangen, dhe të zëvendësohen me programe të asistencës sociale. Por rreziqet më të mëdha fiskale sipas FMN-së vinë nga huatë e Qeverisë për ente publike si, KESh, OSHE, Ujësjellësa, etj, PPP-të dhe Ndërmarrjet Publike Jo-Buxhetore.
FMN tregon gjithashtu se edhe vlerësimi i kursit real të lekut bazohet në flukse spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest. Për rrjedhojë, BSH duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të ndërhyjë në tregun valutor vetëm në raste të rralla.
Edhe sistemi bankar duhet të ulë ekspozimin ndaj huamarrësve të mëdhenj, kredive të pambrojtura në valutë (17 përqind e aseteve bankare) dhe investimeve në financimin e borxhit të qeverisë (28 përqind e aseteve të bankave).
Risqe të tjera të shtuara për stabilitetin fiskal dhe financiar sipas FMN-së janë edhe rritja e shpejtë e huadhënies për pasuri të paluajtshme dhe krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit./ CNA
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, i f...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar konstatimet parapr...
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequ...
Raporti për Shqipërinë, i hartuar nga Fondi Monetar Ndërko...
Një raport i hartuar për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndër...
Komisioni i Ekonomisë ka shpallur vakancat për 3 anëtarë t...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 le...
Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin p...
Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2% në muajin t...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në seanc...
Aksionet europiane treguan sinjale të përziera këtë të mër...
Shqipëria ndan nga buxheti publik shumë më pak fonde për m...
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ard...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 ...
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan K...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ceno Klosi, në mbledhjen e ...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë të hënë fituesin ...
Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është kara...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 le...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...