Perspektiva ekonomike e Shqipërisë/ FMN: Në 2026 PBB rritet me 3.6%, inflacioni shkon në 3%
Një raport i hartuar për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndër...

Raporti për Shqipërinë, i hartuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndër të tjera vendos theksin edhe te situata me hapësirat fiskale dhe politikat tatimore.
Raporti ngre shqetësimin se vendi përballet me presione shpenzimesh publike dhe nëse nuk adresohen së shpejti, mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale në afat të mesëm.
FMN sugjeron heqjen graduale të disa shpenzimeve tatimore si pragjet e larta të përjashtimit nga TVSH-ja, incentivat sektoriale dhe regjimet preferenciale për të vetëpunësuarit, pasi konsiderohen si të kushtueshme dhe regresive.
“Bazuar në politikat aktuale, stafi i FMN-së projekton një suficit të vogël primar në 2025 dhe 2026 dhe një balance primare zero më pas. Rritjet e planifikuara të pensioneve mesatare përmes bonuseve mujore (p.sh., nga €270 në €400 për pensionet urbane) duke nisur nga 2026 do të financohen pjesërisht nga pritshmëritë për të ardhura shtesë të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (SAA), kursime në shpenzimet korrente dhe nën-ekzekutimi i shpenzimeve kapitale. Borxhi publik projektohet të bjerë nga 54 për qind e PBB-së në fund të 2025 në rreth 50 për qind të PBB-së deri në 2030. Ndërsa dinamika e borxhit është përmirësuar dukshëm vitet e fundit, nevojat ende relativisht të mëdha për financim bruto, mesatarisht 13 për qind e PBB-së për periudhën 2025–30, nënvizojnë rëndësinë e vazhdimit të reformave të menaxhimit të borxhit.
Si shumë vende të tjera evropiane, Shqipëria përballet me presione shpenzimesh publike të cilat, nëse nuk adresohen tani, mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale në afat të mesëm. Tendencat demografike pritet të rrisin shpenzimet për pensione dhe shëndetësi, veçanërisht pas vitit 2030, ndërsa angazhimi në NATO për të alokuar 5 për qind te PBB-së për shpenzime mbrojtjeje dhe sigurie deri në 2035 do të ushtrojë presion shtesë mbi financat publike. Për të forcuar qëndrueshmërinë dhe produktivitetin, do të nevojiten gjithashtu investime më të mëdha në arsim, trajnim dhe përshtatje ndaj klimës. Për të adresuar këto sfida dhe ruajtur hapësirat fiskale, stafi rekomandon një paketë masash nxitëse për rritjen, të përqendruar te mobilizimi i qëndrueshëm i të ardhurave, reformat e politikave tatimore dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve publike.
Për rrjedhojë, reformat në të ardhura duhet të fokusohen në racionalizimin e shpenzimeve tatimore, modernizimin e taksave mbi pronën dhe forcimin e administratës tatimore. Shpenzimet tatimore të kushtueshme dhe regresive, si pragjet e larta të përjashtimit nga TVSH-ja, incentivat sektoriale dhe regjimet preferenciale për të vetëpunësuarit, duhet të hiqen gradualisht pasi efektiviteti i tyre është i pasigurt. Vendosja e një takse mbi pronën, të bazuar mbi vlerën, dhe përshpejtimi i zbatimit te saj do të mbështesin financat vendore. Zbatimi më i fortë i mbështetur në auditime të bazuara në risk dhe dixhitalizim mbetet thelbësor për realizimin e plotë të të ardhurave nga Stragjia Afatmesme e te Ardhurave. Këto masa së bashku kanë potencialin të rrisin të ardhurat deri në 2 për qind të PBB-së deri në 2030”,-thuhet në raport./CNA
Një raport i hartuar për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndër...
Komisioni i Ekonomisë ka shpallur vakancat për 3 anëtarë t...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 le...
Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin p...
Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2% në muajin t...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në seanc...
Aksionet europiane treguan sinjale të përziera këtë të mër...
Shqipëria ndan nga buxheti publik shumë më pak fonde për m...
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ard...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 ...
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan K...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ceno Klosi, në mbledhjen e ...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë të hënë fituesin ...
Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është kara...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 le...
Ndër gjetjet e progres-raportit të BE-së për Shqipërinë, r...
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozi...
Rritja e të ardhurave buxhetore këtë vit po mbështetet në ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lek...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...