Metodologjia e Eurostat, argëtimi dhe ushqimet rritje më të fortë të çmimeve në tetor
Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2% në muajin t...

Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur me mënyrën e zbatimit.
Drejtues të fabrikave të përpunimit të qumështit, veçanërisht në zonën e Juglindjes, pohuan se fermerët me NIPT po e kuptojnë gabim funksionimin e skemës, duke pretenduar se kompensimi do të jetë sa 10% e vlerës së autofaturave të lëshuara nga përpunuesit.
Por ky pretendim i fermerëve nuk është i saktë, pasi autofaturat që do të dorëzohen në adminsitratën tatimore synojnë vetëm të dokumentojnë formalizimin e shitjeve mes fermerit dhe grumbulluesit. Pas dokumentit të formalizimit të shitjeve, me skemën e re fermeri do të marrë mbrapsht 10% e TVSH-së që ka paguar kur ka blerë plehrat kimikë, farat, pesticidet dhe fidanët.
“Kompensimi i prodhuesve bujqësorë me normë fikse është një mekanizëm i TVSH-së, për ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje. Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë prej 10 për qind ka si qëllim t’i kompensojë ata për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore”, thuhet në relacion.
Për të përfituar, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë administratës tatimore, së bashku me autofaturat e lëshuara nga përpunuesi, grumbulluesi apo një agroturizëm i certifikuar që tregojnë NIPT-in e tij dhe numrin e llogarisë bankare.
Kërkesa për kompensim do të paraqitet dy herë në vit. Do të paraqitet brenda datës 31 Dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit përkatës. Brenda datës 30 Qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Korrik-Dhjetor të vitit paraardhës. Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike. Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Zbatimi i kësaj, përveç formalizimit të tregtimit të produkteve bujqësore, synon të zbusë koston e prodhimit për fermerët, duke e lehtësuar me kompensim të TVSH të paguar për inputet bujqësore. Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero. Nga 1 janari 2022 me hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale, nisi zbatimi i TVSH-së 10% për çmimet e inputeve bujqësore.
Si funksiononte skema e mëparshme
Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme. Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.
Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në vitin 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) nga 20% u ul në 6%. Më pas skema u hoq plotësisht nga janari i vitit 2022.
Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.
Në relacionin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” Ministria e Financave thekson se nga viti 2022 kur u vendos norma 0% e kompensimit për fermerët, ka pasur rritje dyfish të fermerëve që përfitojnë nga subvencionet dhe rritje dyfish të shumës së dhënë subvencion.
Për vitin 2024 janë rreth 14 mijë fermerë që kanë marrë 2,64 mld lekë subvencione. Nga viti 2022 është përfshirë në masat mbështetëse subvencionimi i naftës, nga e cila në vitin 2024 kanë përfituar rreth 31,500 fermerë në shumën prej 1,25 mld lekë./Monitor.al
Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2% në muajin t...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në seanc...
Aksionet europiane treguan sinjale të përziera këtë të mër...
Shqipëria ndan nga buxheti publik shumë më pak fonde për m...
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ard...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 ...
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan K...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ceno Klosi, në mbledhjen e ...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë të hënë fituesin ...
Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është kara...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 le...
Ndër gjetjet e progres-raportit të BE-së për Shqipërinë, r...
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozi...
Rritja e të ardhurave buxhetore këtë vit po mbështetet në ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lek...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 l...
Një vit pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, në vitin 2013,...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor ka mbrojtur e...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...