Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka mbajtur misionin e përvitshëm në kuadër të Nenit IV në Tiranë në datat 4-14 nëntor.
Një nga pikat, në deklaratën përfundimtare të Misionit të FMN-së, është politika për nxitjen e produktivitetit për të rritur përfitimet nga integrimi në BE.
Sipas raportit, një sërë reformash gjithëpërfshirëse që rrisin produktivitetin, do të jenë çelësi për një rritje të qëndrueshme.
FMN thekson se prodhimi për orë pune në Shqipëri është nën mesataren e BE-së, me pak përmirësim gjatë dekadës së fundit. Ndërsa emigrimi mund të rritet më tej me anëtarësimin në BE.
Kjo rrezikon rrezikon të thellojë mungesat e fuqisë punëtore. Ndërsa shkalla e papunësisë ka arritur në një nivel historik të ulët, shkalla e të rinjve që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim (NEET) mbetet e lartë, e nxitur nga informaliteti dhe pengesat për hyrjen në tregun e punës.
“Boshllëqet e vazhdueshme në arsim dhe trajnim, investimet e kufizuara në kërkim dhe zhvillim, sfidat e qeverisjes dhe një fushë loje jo e barabartë mund të dekurajojnë investimet e huaja të nevojshme për diversifikim dhe zhvillim industrial.
Përmirësimi i aftësive përmes një mbulimi më të gjerë të trajnimeve dhe cilësisë në arsim. Forcimi i mjeteve digjitale dhe zhvillimi i mësuesve do të përmirësonte rezultatet e të nxënit. Zgjerimi i kurrikulave STEM, ndërkohë që përshpejtohet trajnimi profesional dhe skema e Garancisë Rinore, do të sillte rritje të aftësive dhe punësimin.
Masat plotësuese për të ulur informalitetin, për të rritur zbatueshmërinë e legjislacionit të punës, për të siguruar mbulim më të gjerë të politikave aktive të tregut të punës dhe për të përmirësuar aksesin në kujdesin ndaj fëmijëve, do të rrisin pjesëmarrjen dhe do të krijojnë punësim formal.
Zbatimi i këtyre programeve do të kërkojë burime të mjaftueshme financiare dhe përmirësime të qëndrueshme në kapacitetet administrative”, thuhet në raport.
Rritja e produktivitetit të firmave dhe krijimi i vendeve cilësore të punës.
Sipas FMN-së, reformat duhet të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e burokracisë, sigurimin e një fushëloje të barabartë përmes një autoriteti konkurrence të pajisur me burime dhe të fuqizuar në mënyrë të përshtatshme, promovimin e investimeve në kërkim dhe zhvillim dhe adoptimin e teknologjive të reja. Kjo është edhe më e rëndësishme në kushtet e një vlerësimi të qëndrueshëm të kursit të këmbimit dhe rritjes së pagave, duke përfshirë edhe rritjet e pagës minimale, të cilat pa rritje të produktivitetit do të dëmtojnë konkurrueshmërinë.
Përmirësimi i mjedisit të biznesit përmes reformave të mëtejshme të qeverisjes.
Më tej raporti thekson se autoritetet duhet t’u japin përparësi emërimeve në kohë të bazuara në meritë dhe të paanshme në organet e pavarura mbikëqyrëse, të përshpejtojnë digjitalizimin e procedurave gjyqësore dhe të zgjerojnë aksesin publik në informacionin gjyqësor.
Një legjislacion më i fortë parandalues dhe një monitorim i shtuar i administratës publike do të ishte në përfitim të përpjekjeve kundër korrupsionit. Ruajtja e pavarësisë operacionale të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe sigurimi i burimeve të mjaftueshme mbeten kritike për të ruajtur progresin në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
“Autoritetet duhet t'i japin përparësi emërimeve në kohë, të bazuara në meritë dhe të paanshme në organet e pavarura mbikëqyrëse, të përshpejtojnë digjitalizimin e procedurave gjyqësore dhe të zgjerojnë aksesin publik në informacionin gjyqësor.
Një legjislacion më i fortë parandalues dhe një monitorim i shtuar i administratës publike do të ishte në përfitim të përpjekjeve kundër korrupsionit. Ruajtja e pavarësisë operacionale të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe sigurimi i burimeve të mjaftueshme mbeten kritike për të ruajtur progresin në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport./ CNA
Në territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut me ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një njoftim lidhur me k...
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar p...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga qelia Eria Agon,...
Këshilltarët e majtë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me ...
Një protestë për mbrojtjen e kafshëve është zhvilluar ditë...
Universiteti i Shkodrës ka kërkuar një rritje të buxhetit ...
Gjykata e Posaçme, u raportua më herët se ka vendosur masë...
Situata e shkaktuar nga moti i keq në Qarkun Gjirokastër p...
Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura shiu ...
Mediat raportojnë se GJKKO përveç ndaj zëvendëskryeministr...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëkohësisht...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me daljen nga shtr...
Gjykata e Posaçme pas reagimit për CNA ka shpërndarë një n...
Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Bal...
Në media u raportua se GJKKO ka caktuar masë sigurie “Pezu...
Ndotja e liqenit të Kukësit është aktualisht në nivele ala...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi, e ka paralajmëruar dy v...
Pas lumit të Vjosës, raportohet se edhe lumenjtë Seman...
Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë bërë një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...