Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind. Sipas një raporti të publikuar më 26 shkurt nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Kosova renditet ndër vendet më të goditura nga këto tarifa në rajonin ku operon kjo bankë. Shqipëria ka një rritje me 2 pikë përqindje, por mbetet ndër shtetet me tarifat më të ulëta.
Një valë e re tarifash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tronditur ekonomitë e vendeve në zhvillim, përfshirë edhe Kosovën.
Me hyrjen në fuqi të paketës 10 për qind më 24 shkurt, eksportuesit e Kosovës pritet të përballen me kosto më të larta dhe konkurrencë më të ashpër në tregun amerikan.
Një raport i publikuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) tregon se Kosova renditet ndër vendet më të prekura nga kjo masë, bashkë me Armeninë, Egjiptin, Kenian dhe Ukrainën.
Sipas EBRD-së, tarifat e importit të SHBA-së për vendet e rajonit janë rritur mesatarisht me 0.3 pikë përqindjeje, ndërsa 29 shtete përballen tani me tarifa më të larta.
Rritjet më të mëdha janë regjistruar në Armeni, Egjipt, Kenia, Kosovë dhe Ukrainë.
“Rritja e tarifave për Armeninë, Egjiptin, Kenian, Kosovën e Ukrainën lëviz nga +3.7 deri në +4.8 pikë përqindjeje”, thuhet në raport.
Ndërkohë, disa vende të tjera të rajonit si Bosnja dhe Hercegovina e Serbia, si dhe Moldavia e Tunizia konsiderohen përfituese relative nga ndryshimet e fundit tarifore pasi tarifat ndaj tyre ose kanë pasur rritje shumë më të vogël, ose kanë mbetur pothuajse në të njëjtin nivel.
Shqipëria është më pak e prekur. Vendi ynë ka një rritje mesatare të tarifave me 2 pikë përqindje, nga 9 në 11%, megjithatë mbetet në listën e vendeve me tarifa më të ulëta, sipas tabelave dhe grafikut të EBRD.
Raporti nënvizon se, mesatarisht, tarifat e importit të SHBA-së për vendet ku operon EBRD-ja janë rritur nga 14.6 në 15 për qind, duke rritur presionin mbi eksportuesit, përfshirë edhe ata nga Kosova.
Megjithëse, raporti thekson se tarifat kanë pasur efekt më pak sesa është pritur.
Më 20 shkurt, Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat globale të Trump-it përveç atyre për industrinë e çelikut, aluminit, drurit dhe automobilave, me argumentin se ligji emergjent për fuqitë ekonomike nuk ia lejon presidentit të vendosë tarifa të tilla.
Më pas, presidenti amerikan u zotua për tarifa të reja prej 15 për qind. Por në fund vendosi ta zëvendësojë tarifën prej 10 për qind me një të re në po atë vlerë – kësaj radhe në bazë të nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon presidentit të vendosë një tarifë të tillë për 150 ditë pa miratimin e Kongresit.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në vitin 2019 ishin eksportuar mallra në SHBA me vlerë tre milionë euro, ndërsa tri vjet më vonë (2022) kjo shifër u rrit në mbi 131 milionë euro.
Produktet që i eksporton Kosova në SHBA përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
Tarifat e reja globale të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë hyrë në fuqi në nivelin prej 10 për qind, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bllokoi të premten një pjesë të madhe të taksave të tij gjithëpërfshirëse ndaj importeve.
Vetëm disa orë pas vendimit të javës së kaluar, presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur taksën e re nga 24 shkurti.
Më pas, ai kërcënoi se do të rrisë tarifën në 15 për qind, por ende nuk ka nxjerrë një direktivë zyrtare për rritjen e normës.
Presidenti ka argumentuar se tarifat janë të domosdoshme për të ulur deficitin tregtar të Amerikës, diferencën me të cilën importet tejkalojnë eksportet. Megjithatë, deficiti arriti një nivel të ri rekord javën e kaluar, duke u zgjeruar me 2.1 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe duke arritur në rreth 1.2 trilionë dollarë. /Monitor
Që prej katër vitesh, nga fillimi i pushtimit të Ukrainës ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe...
Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të...
Banka Europiane e Investimeve (EIB Global) ka firmosur një...
Sasia e mallrave të importuara në janar 2026 tregon për nj...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Nëse valixhja e një udhëtari që hyn në Shqipëri mban mall ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 lek...
Shqipëria jo vetëm po humbet investimet e mundshme që zgje...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 l...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.4 l...
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qev...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë...
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar përfitimet që ...
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natash...
Rritja e vazhdueshme e pagës minimale në Shqipëri po shndë...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81 le...
Pjesa e tregut e tre bankave më të mëdha në vend ka arritu...
Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...