Euro dhe paundi nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 19 shkurt 2026
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë...

Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2025 arritën vlerën e 103.2 miliardë lekëve ose afërsisht 1.07 miliardë euro (me kursin e ditës së fundit të vitit të kaluar).
Krahasuar me fundin e vitit 2024, vlera e këtyre aseteve është rritur me 11.5%. Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte edhe pak më e lartë. Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë. Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, prej 96.46 lekësh, të regjistruar vetëm një javë para mbylljes së vitit 2025.
Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%. Pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar ka shënuar një rritje të lehtë, në 4.4% të aktiveve nga 4.3% që përbënte një vit më parë.
Ndërkohë, duke përfshirë edhe letrat e borxhit në lekë, ekspozimi total i sektorit bankar ndaj qeverisë shqiptare përbënte 26.9% të vlerës totale të aktiveve, në rënie të lehtë prej nivelit 27.1% të një viti më parë. Instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare kanë tërhequr një interes në rritje të sektorit bankar shqiptar në vitet e fundit. Investimi në këto instrumente ka ofruar kthime të kënaqshme, përgjatë një periudhë kur normat e interesit për monedhën euro kanë qenë shumë të ulëta.
Investimi në Eurobonde në disa prej emetimeve të tyre është favorizuar edhe nga kushtet lehtësuese të përkohshme të mundësuara nga Banka e Shqipërisë, që ka lejuar bankat që këto investime të ponderohen me një koeficent rreziku më të ulët, krahasuar me nivelet standarde të kërkuara nga kuadri rregullator, për efekt të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.
Rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat. Në fund të vitit 2025, depozitat në monedhën europiane arritën shifrën rekord të 8.75 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë tenton ta bëjë më të kushtueshëm kreditimin në valutë të huaj për subjektet me të ardhura në Lekë, çka i kufizon hapësirat e rritjes së kredisë në euro për sektorin privat shqiptar. Në këtë mënyrë, Eurobondet në vitet e fundit kanë shërbyer edhe si një instrument për thithjen e likuiditeteve të lira në valutë të sektorit bankar.
Duke pasur parasysh se i gjithë stoku i emetuar dhe i pashlyer i Eurobondeve shqiptare në fund të vitit 2025 ishte rreth 2.55 miliardë euro, mund të llogaritet se sektori bankar zotëronte afërsisht 42% të gjithë portofolit të tyre. /Monitor
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë...
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar përfitimet që ...
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natash...
Rritja e vazhdueshme e pagës minimale në Shqipëri po shndë...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81 le...
Pjesa e tregut e tre bankave më të mëdha në vend ka arritu...
Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej ...
Me ngritjen solemne të flamurit shtetëror, Kosova nisi cer...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Person...
Borxhi i varur i sektorit bankar u rrit përsëri vitin e ka...
Ditën e sotme në ambientet e Bankës Qendrore të Kosovës ës...
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime ...
Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 lek...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matsh...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 80.9 l...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po shfaq tendenca të re...
Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar n...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...