Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

Borxhi i varur i sektorit bankar u rrit përsëri vitin e kaluar dhe arriti vlerën më të lartë historike.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2025 borxhi i varur kishte vlerën e afërsisht 29.7 miliardë lekëve, në rritje me 29.7% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e fortë e borxhit të varur në bilancet e bankave në vitet e fundit është e lidhur kryesisht me kërkesat më të larta për kapital të aplikuara nga Banka e Shqipërisë. Veçanërisht shtesat makroprudenciale të kapitalit, por pjesërisht edhe ato të lidhura me kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL) kanë shtyre bankat të përdorin gjithnjë e më shumë instrumentin e borxhit të varur për të plotësuar pjesërisht shtesat e kërkuara të kapitalit.
Sipas rregullores “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, instrumentet e borxhit të varur të bankave njihen si kapital rregullator i nivelit të dytë, që mund të mbulojnë deri në një të tretën e kapitalit të kërkuar rregullator.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar borxhi i varur përbënte rreth 12.8% të kapitalit rregullator të sistemit bankar, në rritje nga niveli prej 11% zinte në fund të vitit 2024. Në pjesën dërrmuese, kapitali i sektorit bankar konsiston në instrumente të nivelit të parë, si kapital i paguar, rezerva, fitime të mbartura apo prime aksionesh.
Borxhi i varur renditet i fundit në radhën e shlyerjes së detyrimeve të subjektit, në rast falimentimi. Për këtë arsye, ai klasifikohet si instrument me rrezik më të lartë krahasuar me detyrimet e tjera të një shoqërie tregtare.
Borxhi i varur, i konvertueshëm në kapital aksionar të i bankave, mund të financohet nëpërmjet marrëveshje të huasë ose përmes emetimit të titujve të borxhit, që iu ofrohen për blerje individëve apo subjekteve të zgjedhur nga vetë emetuesi. Në vitet e fundit, bankat tregtare shqiptare po përdorin gjithnjë e më shumë obligacionet me ofertë private si instrument i sigurimit të borxhit të varur. Ky përdorim ka shënuar rritje veçanërisht pas vitit 2019, kur nisi aplikimi i shtesave makroprudenciale të kapitalit.
Përdorimi i borxhit të varur është një mekanizëm që krijon hapësira për shpërndarjen e dividendëve për aksionarët, pikërisht sepse një pjesë e kërkesës rregullatore për kapital mbulohet nëpërmjet këtij instrumenti.
Deri tani, shtatë prej bankave tregtare në vend kanë realizuar të paktën njëherë emetime të obligacioneve me ofertë, private, konkretisht Banka Kombëtare Tregtare, Credins Bank, OTP Albania, ABI Bank, Tirana Bank, Union Bank dhe Fibank.
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u rrit përsëri gjatë vitit 2025 dhe arriti nivelin më të lartë historik. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të dhjetorit ky tregues u rrit në 20.36%, nga 19.82% që kishte qenë një vit më parë./Monitor.al
Ditën e sotme në ambientet e Bankës Qendrore të Kosovës ës...
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime ...
Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 lek...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matsh...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 80.9 l...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po shfaq tendenca të re...
Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar n...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 l...
Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Dogan...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka krijuar një shërbim...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ministria e ...
Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tati...
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një deklaratë publi...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.6 le...
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në ba...
Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensioni...
Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia pë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...