Krerët e shtetit të Kosovës nderojnë sakrificën për lirinë dhe pavarësinë
Me ngritjen solemne të flamurit shtetëror, Kosova nisi cer...

Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje.
Sipas INSTAT, në janar 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 26,7 mld lekë, duke u ulur me 4,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,3%, në krahasim me dhjetor 2025.
Gjatë muajit janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.
Prej të paktën tri vitesh eksportet nuk po arrijnë të ngrenë kokë. Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1%. Në 2024-n, eksportet kishin rënë me 16.2% dhe në 2023-n ishin tkurrur me 9.5%. Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.
Edhe importet me tkurrje
Gjatë muajit janar 2026, në uljen e importeve prej 4,0%, krahasuar me një vit më parë, kanë ndikuar negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,5 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,1 pikë përqindje.
Përmirësohet deficiti tregtar
Sipas INSTAT, Importet e mallrave arritën vlerën 57,9 mld lekë, duke u ulur me 4,0%, në krahasim me një vit më parë dhe me 27,5%, në krahasim me dhjetor 2025. Deficiti tregtar i këtij muaji është 31,1 mld lekë, duke u ulur me 3,6%, krahasuar me janar 2025 dhe me 41,3%, në krahasim me dhjetor 2025.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me janar 2025 janë: Italia (3,6%), Kosova (2,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Gjermania (30,2%), Greqia (31,8%), etj.
Në muajin janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (10,3%), Greqia (3,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (1,8%), Turqia (13,5%), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,4%, të gjithë tregtisë. Në Janar 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 46,8 % të importeve gjithsej./ Monitor
Me ngritjen solemne të flamurit shtetëror, Kosova nisi cer...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Person...
Borxhi i varur i sektorit bankar u rrit përsëri vitin e ka...
Ditën e sotme në ambientet e Bankës Qendrore të Kosovës ës...
Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime ...
Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 lek...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matsh...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 80.9 l...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po shfaq tendenca të re...
Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar n...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 l...
Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Dogan...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka krijuar një shërbim...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 80.8 le...
Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ministria e ...
Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tati...
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një deklaratë publi...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...