
Pak kohë më parë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e vdekjes misterioze të të riut Saimir Sula, i cili humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë.
Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ.
Majlinda, motra e tij pas një telefonate me të nuk e pa më të gjallë vëllain.
Motra e Saimir Sulës: Saimiri kishte temperaturë 38 gradë, ishte kulmi i situatës së Covidit, kishim frikë dhe donim që të bënim një test Covidi. Ishte ora diku 11 e natës, vajtëm në spital për të bërë një test Covidi. Nuk e di nëse nga mëngjesi ose gjatë darkës u mor kampioni i Covidit dhe besoj nga mëngjesi, testi rezultoi negativ, pra nuk kishte Covid, por kishte këtë temperaturën 38 që ndoshta mund të ishte dhe një ftohje. Oksigjeni ishte 94, pra ishte shumë mirë. Pastaj nga ora 11:00-11:30, e dërgojnë nga dhoma ku ishte, ku qëndronte në krevat, vjen një vajzë nga shoqërueset për ta marrë dhe për t’i bërë një grafi mushkërive. Kur kjo vajza vjen, Saimiri mund të ketë parë ndonjë gjë të dyshimtë në pavion, në dhomë duke folur me mjekët, nuk di se çfarë pa. Më telefonoi duke thënë: Majlindë po më vrasin, më merr urgjent sepse këtu po më marrin shpirtin. Nuk fola dot shumë gjatë. Bërtiti, qau dhe tha “Majlindë, mua këtu po më vrasin.
Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra.
Por pamjet tregojnë se Saimiri kishte shenja dhune në trup.
Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.
Çështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish.
Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregoi për “Stop”, zhdukjen, apo mos marrjen e provave kyce për këtë dosje.
Avokati – Carlo Sardinero: Kur vendi yt nëpërmjet kanaleve zyrtare është duke u treguar i butë në rastin e mbrotjes së të drejtave të shtetasve të tij, situata rëndohet më shumë, duhet pyetur se çfarë do të bënte një shtet tjetër në situatën e vëllait të Majlindës, do të ishte më agresiv në qëndrimin e tij. Pra, të gjitha janë duke kontribuar së bashku në shtimin e dhimbjes së familjes.
Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës erdhi 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie.
Por Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tiranë nuk mundi të bënte dot autopsinë pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit.
Motra e Saimir Sulës: Të sillet zemra e Saimirit në Shqipëri, jo me ose ose pa ose. Por të sillet zemra e Saimirit në Shqipëri dhe të bëhet AND-ja këtu. Në momentin që kjo ADN del pozitive, të varroset bashkë me trupin e Saimirit, këtë kemi kërkuar në 3 vite.
Një javë pas publikimit të emisionit investigativ “Stop”, Ministria e Drejtësisë dhe ministri Manja i ka dërguar një letër homologes spanjolle ku i kërkon që të bëjë kujdes në mënyrë që gjykata e Barcelonës të përmbushë me përparësi kërkesat e Prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e të vërtetës objektive.
Nga ana tjetër, Prokurorë të Prokurorisë së Tiranës kanë zhvilluar një takim në Barcelonë me kolegët e tyre atje për cështjen në fjalë.
”Stop” ka mësuar se pavarësisht se çfarë do të ndodhë më procesin e familjes në Barcelonë, zemra e të ndjerit në muajt Maj-Qershor 2023 do të kthehet në Shqipëri për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të riun e ndjerë Saimir Sula në Spitalin Del Mar në Barcelonë./ tvklan
Një qytetar përmes një audiomesazhi tregon për emisionin i...
Një qytetar nga qyteti i Fierit i cili vuan nga një proble...
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë fam...
“Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familj...
Prej 7 vitesh banorët e fshatit Dardhë në Fushë Arrëz ende...
3 gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me den...
Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim pë...
Arjan Hyseni, prej 5 muajsh në burg pasi makina që i dha p...
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një procedurë te...
Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë n...
Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një py...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë Demokra...
CNA po sjell sot dy dokumente të tjera në lidhje me njeriu...
Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...