Endrit Shabani kapet duke gënjyer/ Ambasada britanike mohon financimin e projektit të “Nismës Thurje”
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...

Një qytetar nga qyteti i Fierit i cili vuan nga një problem shëndetësor ku dyshohet për tumor, i sugjerohet nga spitali Memorial i Fierit të bëj rezonancën magnetike në qytetin e Vlorës.
Në datën 26 janar kryen rezonancën dhe i japin vetëm diskun pa një përgjigje të shkruar. I thonë t’i drejtohet spitalit Memorial në Fier pasi ia lexojnë ata diskun.
Muharrem Bizaj 68 vjeç pensionist nga Fieri, pasi bëri rezonancën në Vlorë shkon sërish në spitalin Memorial për t’i shkruajtur diagnozën. Mjekët e këtij spitali e kthejnë mbrapsht duke i ‘larë duart’ se diskun duhet të lexohet atje ku kryhet, pra në Vlorë.

68-vjeçari merr sërish rrugën drejt Vlorës ku merr po të njëjtën përgjigje, “duhet ta lexoj Fieri se atje janë 4 mjekë imazhineristë, unë jam vetëm një” e përcjell mjekja e cila i bëri rezonancën me kontrast në Vlorë. Dhe kjo sorollatje e tij zgjat plot tri herë, Fier- Vlorë e anasjelltas. Përgjigje nuk merr në asnjë rast.
Në datën 9 shkurt Muharrem Bizaj kërkon ndihmën e Fiksit duke shprehur hallin e tij, pasi dyshohej për një masë tumoriale. Ai i drejtohet spitalit Memorial Fier që çuditërisht shumë të sjellshëm i marrin diskun dhe i thonë që do ta telefononin ata , pas marrjes po nga ata të përgjigjes së mjekes së Vlorës.

Pas 4-5 ditësh kontaktohet nga spitali Memorial i Fierit dhe i komunikohet se duhet të shkojë sërish në Vlorë, pasi mjekja e Vlorës nuk ka dhënë një përgjigje të saktë të rezonancës, nuk kishte përcaktuar asgjë. Pra nesë pacienti kishte apo jo një masë dhe nesë po ça mase ishte dhe çfarë përmasash kishte.
Këtë përgjigje mjekët e Memorialit ia dhanë pacientit pa firmë mjeku. Me të drejtë 68 vjeçari ngre pyetjen që edhe pse ka gati dy muaj që ka bërë rezonancën ende nuk di nga se vuan dhe si do vijojë sëmundja e tij.

Për të 4-ën herë pasi ishte ankuar në Fiks Fare, 68 vjeçari rimerr rrrugën drejt Vlorës. Aty i kërkon mjekes se përgjigja që ajo i ka dërguar Fierit është e pasaktë, por mjekja e largon përgjegjësinë nga vetja duke i thënë se përcaktimin duhet ta kishin bërë mjekët në Fier pasi ata janë 4 imazhineristë dhe ajo ishte e vetme.
Gjithsesi më në fund mjekja lexon diskun e rezonancës duke i plotësuar një tjetër përgjigje pacientit. Me këtë përgjigje z. Muharrem i drejtohet spitalit Memorialit në Fier ku i thonë që tashmë përgjigja është e saktë. Pyetjes se pse u sorollat kaq shumë pacienti, mjekët vonesën ia faturuar mjekes së Vlorës. ” Ajo duhet të shoqërojë diskun me përgjigjen sepse ne kemi sisteme të tjera dhe nuk e lexojmë dot” thotë njëri prej mjekëve.

Kurse mjeku turk i cili i bëri konsultën 68 vjeçarit, pasi e rekomandon tek mjekja endokrinologe ku duhet të përcaktoj edhe një operacion i cili kryhet vetëm në Tiranë, e pyet se pse mjekja e Vlorës i kishte dhënë përgjigje të gabuar herën e parë.
Takimin me mjeken endokrinologe u caktua në datën 6 mars. Dhe më në fund kalvari i pacientit përfundoi./ tch
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë fam...
“Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familj...
Prej 7 vitesh banorët e fshatit Dardhë në Fushë Arrëz ende...
3 gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me den...
Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim pë...
Arjan Hyseni, prej 5 muajsh në burg pasi makina që i dha p...
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një procedurë te...
Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë n...
Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një py...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë Demokra...
CNA po sjell sot dy dokumente të tjera në lidhje me njeriu...
Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...