Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Arjan Hyseni, prej 5 muajsh në burg pasi makina që i dha pronari në Zvicër ishte e vjedhur
Stop shkoi në Sarandë te zonja Feruze Hyseni, e cila tregon problemin e djalit të saj, Arjan Hyseni. Pasi kishte punuar në Zvicër me një shtetas shqiptar, Shkëlqim Shameti, në vend të pagesës i kishte dhënë një makinë, duke bërë edhe certifikatën e shitjes. Kjo ndodhi në 20 shtator 2022. Në 10 tetor djali niset drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Qafë Botës, Arjani u ndalua dhe i thanë, se makina është në alert, pasi është denoncuar e vjedhur në 10 shtator 2022. Prej 5 muajsh Arjan Hyseni ndodhet në burg.
“Ka punuar 3 muaj në Zvicër dhe ka punuar tek një shqiptar. Atje në këmbim të punës që ka bërë, nuk i kanë dhënë paratë pronari dhe i ka dhënë makinën si pagesë. Për makinën kanë bërë këtë dokument. E merr djali dokumentin, i besoi sepse edhe gjuhën nuk e dinte, por i besoi duke ditur që dokumenti ishte me vulë e firmë. Niset nga Zvicra, Francë, Itali, Greqi dhe vjen në Qafë Botë. Aty e ndalojnë djalin dhe atje del makina me alarm. Ne e prisnim djalin në shtëpi. Pastaj e arrestuan dhe e futën brenda. Personi shqiptar është Shkëlqim Shametin. Po ta kishte ditur që makina ishte e vjedhur, djali s’e merrte. Unë nuk e kam në rrugën e vjedhjes, të hajdutit, e kam djalë të rregullt. Unë jam e shqetësuar si nënë dhe jam shumë e prekur. E them me shpirt që unë i kam larë rrugët me lot, duka një drejtësi”, rrëfen nëna e Arjanit.

Prokurori Ilir Hoxha dhe gjyqtarja Suela Xhani, duket se nuk kanë marrë në konsideratë disa detaje, që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.
“Në datën 10 tetor 2022 në pikën kufitarë të Qafë Botit në Shqipëri, është paraqitur Arjan Hyseni me automjetin Volkswagen Scirocco me tagra GE863031 dhe në fakt në momentin që është vendosur targa në sistemin TIMS ka dalë në alert. Në këtë moment është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij. Dy ditë më vonë, prokurori i çështjes Ilir Hoxha ka kërkuar cilësimin si të vlefshëm të arrestimit dhe lënien e masës së sigurisë arrest me burg për të. Në fakt kjo histori është miratuar edhe nga gjyqtarja Suela Xhani, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës. Por ajo çka të bën përshtypje në këtë histori, është fakti se janë paraqitur një sërë dokumentesh në lidhje me këtë automjet, nuk kanë qenë fare të rëndësishme për prokurorin e çështjes as për gjyqtaren dhe në këtë mënyrë e kanë lënë në burg Arjan Hysenin. Gjithashtu duhet të cilësojmë se blerja e një makine në vendet e Europës është tjetër procedurë nga ajo në vendin tonë. Të dyja palët shprehin vullnetin e lirë nëpërmjet një formulari dhe bëhet dorëzimi i certifikatës origjinale të mjetit. Ama për prokurorin dhe gjyqtaren e Sarandës mesa duket nuk kanë rëndësi dhe zoti Hyseni vijon të mbetet në burg”, shprehet gazetarja e Stop.

Motra e Arjan Hysenit ka komunikuar me Shkëlqim Shametin, por ky i fundit është shmangur, duke lënë dyshime, se gjithçka është bërë me qëllim.
Motra e Arjan Hysenit: Në momentin që ky (Arjani) i ka thënë që makina rezulton e vjedhur, ky (Shkëlqimi) thjeshtë e ka mbyllur telefonatën. Është përpjekur ta marrë përsëri, gjë që na u duk e dyshimtë. Atëherë thirra Shkëlqimin. Atij iu duk çudi. Thotë jo nuk ka mundësi, si mund të jetë makina e vjedhur, kur makina i ka çelësat përkatës dhe dokumentet, si mund të jetë e vjedhur, sepse vëllai makinën e ka blerë me punë. Kam komunikuar dhe njëherë, për t’i thënë, që më dukesh i dyshimtë, sepse disa herë e ke gënjyer vëllain, që do t’i jepje pagën, që i takonte. Më thotë jo aspak, vëllait ia kam dhënë pagesën, një pjesë të parave dhe ato, që s’kam mundur, kemi rënë në marrëveshje, që të merrte makinën. Makina nuk e di, çfarë ngatërrojnë atje në Shqipëri, në doganë, po makina nuk është e vjedhur, e ka blerë vëllai, është më të gjithë çelësat, ia kam dhënë, ka shkruar dhe kontratën.

Gazetarja: Ndërkohë, në certifikatën e blerjes është një emër i huaj.
Motra e Arjan Hysenit: E kam pyetur vëllain për këtë gjë dhe ai mbante mend emrin e bashkëjetueses së Shkëlqimit, e cila është me shtetësi zvicerane dhe quhej Gole. Unë jam përpjekur disa herë, për t’u lidhur dhe për të më dhënë ndonjë dokument, ose ndonjë aprovim, që të mund të lidhej dhe me Gjykatësit, ose Prokurorët, që ta dëshmonte me fjalë me komunikimin, por ai ka refuzuar, më ka mbyll telefonin. “Të lutem mos më shqetëso më!- ka thënë. Dhe këtu unë kam dyshimet e mia dhe tek sjellja e Shkëlqimit, sepse po të ishte i drejtë, do ta ndihmonte vëllain në këtë pjesë, të ishte i gatshëm, të hapte telefonatat të paktën./tvklan.al
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një procedurë te...
Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë n...
Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një py...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë Demokra...
CNA po sjell sot dy dokumente të tjera në lidhje me njeriu...
Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan du...
Malvina Dani është vetëm 3 vjeç dhe po shuhet dita ditës. ...
Menaxherët e lokaleve ankohen se nuk gjejnë punonjës e kon...
Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashki...
Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rë...
Në dy ditë rresht, CNA.al ka publikuar dokumente nga thesa...
Për problemin e zotit Qerim Tabaku emisioni investigativ “...
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...