Me vendim gjykate e hipotekë, qytetarit i zaptojnë pronën për gips/ Denoncuesi: Më rrafshuan ullishten
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...

Për problemin e zotit Qerim Tabaku emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan u interesua në Bashkinë Kavajë, ku askush nuk jep përgjigje.
Drejtori i IMT-së shprehet se zoti Tabaku duhet ta kishte rrethuar pronën dhe nëse firma do ndërhynte, do merreshin masa.
Gazetarja: Herën e fundit që folëm, ju më premtuat që do ta hiqnit skepin që aty ose do të gjenit një manovrator. Sapo folëm bashkë, domthenë Stopi me Bashkinë, aty 1 muaj nuk u punua dhe pastaj filloi prapë dhe sot në këtë situatë që ne të dy flasim, aty të gjithë ullinjtë janë të prerë?
Drejtori Ylber Nurçe: Zotëria në fjalë pse s’e ka bë rrethimin e pronës aty që ne ta dimë, që kjo pronë është…? Po s’kemi nga ta dimë, o më fal, më fal… Nuk kemi, nga ta dimë.
Gazetarja: Po të iki unë e të rrethoj një tokë kot, do ta dish ti që është prona ime ajo, më bën mua pronar po ta rrethoj?
Drejtori Ylber Nurçe: Jo, po, nëse ka konflikt, se ky konflikt ka 20 vjet, që është. Më fal, më fal… Me sa di unë është problem shumëvjecar dhe që të shuhet ky problem zotëria të vijë në Bashki, të marrë një leje rrethimi, të rrethojë pronën e vet dhe nëse firma ndërtuese që ka dhe leje minerare i afrohet sipas vendimit të Gjykatës ne do ndërhyjmë si IMT.
Në Komisaritatin e Kavajës, drejtuesi Emiljano Pashai, thotë se çështja është në Prokurori.
Emiliano Pashai: Çështja është në ndjekje, në hetim nga Prokuroria e Rrethit Kavajës.
Gazetarja: Në momentin që është në ndjekje, pala tjetër është duke i heq të gjithë ullinjtë aty.
Emiliano Pashai: Nuk mund ta zgjidh! Unë nuk mund….
Gazetarja: Ti duhet të veperosh, të marrësh forcat tuaja, të marrë IMT-në dhe të shkosh aty në vendngjarje dhe të heqësh skrepat.
Emiliano Pashai: Të lutem…! Ju duhet të kuptoni një gjë, atje firma që vepron atje ka leje nga një institucion shtetëror.
Gazetarja: E ka pezulluar leja. E ka pezulluar gjykata, masa e sigurisë. Po çfarë do të bëni ju?
Emiliano Pashai: Do ta ndjekim hap pas hapi, për çdo problematikë që ka!
Gazetarja: Mos e ndiq hap pas hapi, por ndiqe me vrap.
Emiliano Pashai: Ta ndjek me vrap? Sipas prioriteteve, dakord! Odeta, ju lutem! Çfarë letrash keni që s’na i kanë vënë në dispozicion na i dërgoni në institucion.
Emiliano Pashai: Dakord! Ju faleminderit!
Sipas ekspertes Eda Grimçi, në këtë rast jo vetëm firma, por edhe institucionet kanë shkelur ligjin, duke mos zbatuar vendimin e gjykatës.
Ekspertja juridike Eda Grimçi: Po e shoh vendimin e gjykatës dhe vendimi i gjykatës është shumë i qartë. Nuk lë absolutisht vend për interpretim. Zotëria, Ismail Tabaku që është paditës i është drejtuar gjykatës dhe gjykata ka vendosur sigurimin e padisë duke urdhëruar pezullimin e punimeve të shoqërisë “Alfa Alabaster Grup”.
Që në momentin që është shpallur ky vendim, në datën 22 Nëntor 2017, “Alfa Alabaster Grup” për çdo ditë që gërmon apo që i afrohet pronës së paditësit, ka shkelur rëndë ligjin. Ka një vendim gjykate, ku ka pezulluar punimet dhe ligjin po e shkelin dhe instanca të tjera. Është ministria që i ka dhënë leje, e cila duhe të jetë njohur me këtë urdhër dhe në asnjë rast “Alfa Alabaster Grup” nuk duhet që t’i afrohet pronës. Pengimi i ekzekutimit të një vendimi, siç është në rastin konkret është vepër penale.
Duke qenë se paditësi i qenka drejtuar edhe instancave shtetërore, më thoni që ka bërë edhe kallëzim penal, është e çuditshme se si nuk veprojnë instancat shtetërore. Prokuroria, Policia e Shtetit, Bashkia e cila ka qenë në proces, palë e tretë në këtë gjykim, duhet të ishin marrë masa dhe të mos ishte lejuar në asnjë moment. Vendimi i gjykatës është titull ekzekutiv. Kush e shkel, ose kush nuk ekzekuton vendimin e gjykatës, është vepër penale.
Pavarësisht se çështja është në Apel, sigurimi i padisë nuk pengohet nga ankimimi i shoqërisë, por sigurimi i padisë jepet pikërisht për të mbrojtur interesat e paditësit që të mos dëmtohet prona./tvklan.al
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me leg...
Partia Demokratike ka denoncuar qeerinë se TEC-et lundrues...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA.al. M...
Qindra miliona lekë për emisione dhe miliona euro për ...
Pronësia mbi truallin ku po ndërtohet një pallat në Rrugën...
Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisioni...
Fiks Fare denoncoi një skandal me tjetërsime dhe mbivendos...
80 milionë lekë është paguar “Top Channel” për disa episod...
CNA.al dy ditë më parë, pas një vëzhgimi dhe investigimi t...
Behije Sulejmani tregon se është e martuar me një shtetas ...
Kryetari dhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Pustecit kanë p...
Një qytetar është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan s...
CNA.al nga një vëzhgim e më pas investigim zbuloi se një f...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një ko...
Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve ...
Në shumë ura të rrjetit rrugor kombëtar të Shqipërisë ësht...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Bo...
Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet ...
Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, maki...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...