Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

CNA.al nga një vëzhgim e më pas investigim zbuloi se një forcë e re politike, siç është “Nisma Thurje”, e filluar si një organizatë jopolitike e shoqërisë civile nga një ish-hajdut i LSI-së, tashmë ka ndryshuar formë dhe është kthyer në parti politike si dhe është kapur në shkelje të ligjeve të shtetit shqiptar.
Sipas të dhënave publike, Endri Shabani, i cili është zgjedhur kryetar i kësaj partie, pasi dështoi me Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut dhe që po bredh për të mbledhur firma për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, deklaronte se kishte marrë fonde nga Ambasada Britanike për të zhvilluar një akademi politike. Tani thotë e ka një fondacion jo ambasada megjithëse kësaj të fundit i përdor logon.

Sipas nenit 21 i ligjit të partive politike, thuhet qartë se partitë politike ndalohen të marrin financime nga shtetet e huaja, dhe ambasada është përfaqësia e një shteti të huaj.

CNA.al e pyeti Endri Shabanin në lidhje me këtë projekt, i cili tha se nuk e kishin parë mirë ligjin, nuk e dinin mirë atë dhe se nuk ishin në kohë fushate dhe se kështu kishin bërë të gjitha partitë e tjera politike dhe në këtë pikë sillte shembullin e fondacionit Friederich Ebert dhe Conrad Adenhauer, duke theksuar se edhe partitë si PS, LSI apo dhe PD gjatë gjithë kohës merrnin fonde nga këto organizata të huaja. Këtu ka të drejtë organizata jo qeveri. Bën autogol.
Dje CNA.al i është drejtuar me dy shkresa zyrtare ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe KQZ-së, në Tiranë në lidhje me fondet e dhëna për projektin e Endri Shabanit dhe Nismës Thurje, të cilët janë në shkelje totale të ligjit shqiptar, kjo sipas ekspertëve që CNA ka kontaktuar si dhe KQZ-së dhe jemi në pritje të një informacioni të plotë prej këtyre dy institucioneve.
Nga ana tjetër, për të qartësuar çdo Shaban të Sorosit të dështuar që nga Aleanca Kuq e Zi, zgjedhjet e shkuara, apo ata që dalin përpara për të mbuluar fantazmat e korrupsionit, ish-drejtorët që kanë ndërtuar këto parti politike apo xhepista dhe hajdutë të djeshëm të pushtetit në tentativë që sot po shiten si të rinj verifikuan atë që ai dha si reagim për CNA.al.
Burime zyrtare nga Partia Socialiste i thanë CNA.al se kjo forcë politike nuk ka marrë financime nga një shtet i huaj, por ka pasur bashkëpunime me fondacione, të cilat janë organizata të partive simotër.

Ky është edhe rasti i fondacionit Friederich Ebert.
Edhe nga PD-ja na dhanë të njëjtën përgjigje. Po edhe PD-ja ka bashkëpunim me fondacionin Conrad Adenhauer, por kjo është një organizatë e Kristian Demokratëve gjermanë.

Më tej CNA.al mori informacion zyrtar në parlament se cili ishte roli që këto dy organizata kishin përdorur gjatë reformës zgjedhore të tri viteve më parë.
Burime zyrtare i thanë CNA.al se po, është bashkëpunuar me fondacionin Friederich Ebert dhe Conrad Adenhauer, fondacione dhe disa organizata të tjera të huaja, të cilat në fakt në rastin e Reformës Zgjedhore nuk kanë paguar apo bashkëpunuar me partitë politike, por kanë qenë organizata, të cilat kanë bërë pagesat për ekspertët që janë kontraktuar për Reformën Zgjedhore.
Pra, ajo që pretendon Endri Shabani sërish bie.
Ashtu siç i rrëzuam faktin se ai theksonte që nuk jemi në fushatë zgjedhjesh dhe mund të merreshin financime të huaja, ndërsa ligji ndalon katërcipërisht, me fakte konkrete hedhim poshtë edhe tezën e tij se partitë e tjera kanë marrë para nga qeveri të huaja. Në fakt kjo nuk ka ekzistuar.
Kanë bashkëpunuar me fondacione, të cilat janë pjesë e partive të tyre simotra. Të njëjtën gjë të konfirmuar edhe nga parlamenti me fondacionin Friederich Ebert, i cili kishte marrë pjesë te Reforma Zgjedhore.
CNA.al tashmë i ka hedhur poshtë çdo argument Endri Shabanit, i cili është kapur së bashku me “Nismën Thurje” në shkelje të ligjit duke marrë financime nga ambasada e një shteti të huaj siç është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo formë financimi është e ndaluar me ligj në shtetin shqiptar, jo thjesht dhe vetëm në fushatën zgjedhore, por në çdo kohë.
Kjo sipas reklamimit që bën Shabani, megjithëse tani po e shmang ambasadën e thotë nje organizatë. Po logoja e Ambasades të Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë? Po ska financuar e pakta Shabani ka gënjyer e shumta i ka vjedhur identitetin e kjo denohet penalisht, ashtu si dhe fondet që mund të ketë përfituar nga kjo ambasadë.
Fondacione dhe organizata të ndryshme mund të paguajnë trajnime, ekspertë, por kurrsesi nuk mund t’u japin fonde të drejtpërdrejta partive politike ashtu si në rastin ku Endri Shabani e ka publikuar dhe ka theksuar se po bën një akademi politike me të rinjtë e “Nismës Thurje”, me paratë e Ambasadës Britanike.
Kështu siç deklaron Shabani se nuk ka problem PD-ja mund të marrë fonde nga Ambasada Gjermane, tjetri nga Ambasada Franceze dhe në Shqipëri të kemi parti të lobuara nga shtetet e huaja, por kjo pikërisht për këtë është bërë ligji, i cili ndalon këto financime gjithashtu në mënyrë të qartë e shpreh dhe kodi zgjedhor.
Endri Shabani, i cili zyrtarisht është kryetari i “Nismës Thurje”, por i dështuar në tentativë për t’u bërë kryetar i Aleancës Kuq e Zi, tashmë duhet të sqarojë opinionin publik pse i ka marrë këto financime?
A ka qenë në dijeni të shkeljes së ligjit dhe për më tepër shumë shpejt duhet të japë llogari përpara organeve të drejtësisë në lidhje me këto financime që ai ka përfituar në shkelje të ligjit./CNA.al
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një ko...
Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve ...
Në shumë ura të rrjetit rrugor kombëtar të Shqipërisë ësht...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Bo...
Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet ...
Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, maki...
“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando ...
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Pak kohë më parë “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Javën e kaluar transmetuam sesi një grup xhirimi i emision...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...